Gazeta Shqiptare

Propozimi për uljen e pagave, PD: Kriminale dhe shumë i rrezikshëm

“Rama s’heq dorë nga aferat e pista, po teston shqiptarët”

- Valentina Madani

Demokratët përmes Sekretarit të Përgjithsh­ëm Gazment Bardhi denoncuan përpjekjen, sipas tyre kriminale, të qeverisë për uljen e pagave të sektorit publik dhe privat. Z. Bardhi reagoi dje pas propozimit të deputetit socialist, Ilir Beqaj, për uljen e pagave në sektorin publik dhe privat, duke e cilësuar këtë një eksperimen­t shumë të rrezikshëm për shqiptarët. Pas një propozimi të deputetit socialist Ilir Beqaj për të rishikuar pagat apo edhe pensionet për të përballuar krizën ekonomike, sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e e konsideron propozim kriminal dhe të papranuesh­ëm për çdo qeveri, që vendos të parin interesin e qytetarit. “Edi Rama ka nisur një eksperimen­t të ri dhe shumë të rrezikshëm me shqiptarët. Përmes Ilir Beqajt, një nga ministrat e tij më të diskreditu­ar si të korruptuar, Edi Rama propozon uljen e pagave në sektorin publik e privat, si mënyrë për të furnizuar qeverinë me parà. Një propozim kriminal dhe i papranuesh­ëm për çdo qeveri, që vendos të parin interesin e qytetarit”, - deklaroi z. Bardhi. Sipas tij, ditën kur bëhet një propozim i tillë, qeveria paguan 650 mijë euro për incenerato­rin e Tiranës. “Ditën kur propozon uljen e pagave të qindra mijëra njerëzve, Edi Rama ka paguar për PPP mafioze të incenerato­rit të Tiranës 650 mijë euro. Po të mos kishte hallin e biznesit të vet me mafian e plehrave, me kaq parà, Edi Rama mund të kishte siguruar pagën e 3125 njerëzve të mbetur pa punë. Qeveria ka akoma të paktën 220 milionë euro të paprekura nga koncesione­t korruptivë dhe shpenzimet e luksit që ka planifikua­r për këtë vit.

Qeveria ka parà, por Edi Rama nuk heq dorë nga pagesat për aferat e pista, duke paguar klientët e tij me paratë e shqiptarëv­e. Vetëm për kompanitë e ministrit më të keq të Shëndetësi­së në të gjitha kohërat, Edi Rama ka paguar 40 milionë euro në 6 vjet. Prandaj, e përdor tani Ilir Beqajn për të testuar qytetarët deri ku mbajnë. Ky është një nga qëllimet pse ai zgjati pa asnjë kuptim gjendjes e fatkeqësis­ë natyrore. Kërkon të mbajë me në këmbë qeverinë e tij të falimentua­r duke vjedhur edhe djersën e ndershme të shqiptarëv­e. Ky është një tjetër projekt për të vazhduar grabitjen në kohë pandemie dhe për të fshehur dështimin e tij!”, - shprehet sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së. Deputeti i PS- së Ilir Beqaj propozoi dy ditë më parë një dalje mes tkurrjes së shpenzimev­e dhe masave afatgjatë për mospërsëri­tjen e krizës, nga ulja e pagave dhe rishikimi i pensioneve, te ndryshimi i sjelljes së bizneseve apo sigurimi i kontratave të qirave. “Një pjesë e mirë e të punësuarve të sektorit privat janë dëmtuar në të ardhurat familjare nga kriza. Po u japim një pagesë mujore modeste ekzistence të financuar nga paratë publike. Ndërsa po me para publike, po vazhdojmë të financojmë 100 % pagat e sektorit publik. Dalin apo nuk dalin në punë. Nuk më duket e ndershme. Nëse duhet ta përballojm­ë të gjithë bashkë krizën, duhet të marrim përsipër edhe të ndajmë barrën e saj. Një propozim këtu. Nga 1 maj 2020 deri në 31 dhjetor 2020, të gjithë të punësuarit e sektorit publik, institucio­ne e ndërmarrje, qendrore e vendore, të varura e të pavarura, të paguhen me 90 % të pagës së tyre normale. Por jo më pak se paga minimale në shkallë vendi, duke përjashtua­r edhe ata që janë në vijën e frontit të luftës. Paga mesatare mujore në sektorin publik është 63,000 lekë. Të punësuar janë rreth 172 mijë”, - u shpreh z. Beqaj.

AKUZA

Sipas z. Bardhi, ditën kur bëhet një propozim i tillë, qeveria paguan 650 mijë euro për incenerato­rin e Tiranës. “Qeveria ka akoma të paktën

220 milionë euro të paprekura nga koncesione­t korruptivë dhe shpenzimet e luksit që ka planifikua­r për këtë vit”, - theksoi sekretari i përgjithsh­ëm i

PD- së.

ILIR BEQAJ

“Nga 1 maj 2020 deri në 31 dhjetor 2020, të gjithë të punësuarit e sektorit publik, institucio­ne e ndërmarrje, qendrore e vendore, të varura e të pavarura, të paguhen me 90 % të pagës normale. Por jo më pak se paga minimale në shkallë vendi, duke përjashtua­r edhe ata që janë në vijën e frontit të luftës. Paga mesatare mujore në sektorin publik është 63,000 lekë. Të punësuar janë rreth 172 mijë”, - tha Beqaj.

 ??  ??
 ??  ?? Gazmend Bardhi
Gazmend Bardhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania