Gazeta Shqiptare

“Po luhet një skenar i madh”, Salianji: Po paguhen biznese që heqin njerëzit nga puna me marrëveshj­e…

RTSH, tender 300 mijë euro për mallra që kushtojnë 50 mijë euro”

-

Ish-

deputeti i PD- së, Erv in Salianji, akuzoi dje kryeminist­ri Edi Rama po përdor situatën e krijuar nga pandemia e koronaviru­sit për të “bërë batërdinë me paratë e shqiptarëv­e”. Sipas ish- deputetit, Rama po e përdor këtë situatë për të “dobësuar fuqinë e njerëzve”, duke shtuar se qeverisja e tij është “katastrofë për Shqipërinë”. “Rama po shfrytëzon mbylljen e ekonomisë që të përcaktojë kush do të përfitojë nga mbyllja dhe nga hapja e ekonomisë. Mundësitë për të mbijetuar, fryrë dhe rritur duke u majmur nga gjaku i shqiptarëv­e sot e kanë oligarkët afër qeverisë, ata që Rama po i paguan me paratë e taksave të vuajtjes pre mbijetesë të pjesës dërrmuese të qytetarëve! Çdo kompani që i vihet laku në fyt sot jo vetëm duke mos u ndihmuar, por duke i kërkuar taksa/ tatime dhe pagesat e punëtorëve është dërgimi i këtyre kompanive në faliment dhe oportunite­t që oligarkët të zënë vendin në treg të këtyre kompanive. Duket qartë që këtu po luhet një skenar i madh për të ribërë dhe ekonominë/ bizneset. Shikoni se si me paratë e shqiptarev­e po paguhen vetëm disa biznese që i heqin njerëzit nga puna me marrëveshj­e të shpikura jashtë kodit të punës dhe përfitojnë nga ndihmat dhe të tjerët që respektuan kodin dhe punëtorët nuk përfituan asgjë madje përballojn­ë jo vetëm fitimin e munguar, por çdo kosto që ju vjen nga mbyllja. Ndërkohë që shpallja e gjendjes së fatkeqësis­ë natyrore e detyron qeverinë t’i paguajë një më një!”, - tha z. Salianji për News 24. Po dje Salianji, akuzoi qeverinë se po përdor situatën e krijuar nga koronaviru­si për “pushtet personal dhe për zhvatjen e qytetarëve”. Salianji denoncoi atë që e cilësoi “tender të dyshimtë” nga TVSH, ku, sipas tij, vlerat e mallrave që pritet të blihen janë gjashtëfis­hua. Sipas Salianjit, drejtori i RTSH ka firmosur një tender 300 mijë euro për mallra që kushtojnë vetëm 50 mijë euro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania