Gazeta Shqiptare

‘ Shkollat hapen në mënyrë të pjesshme’, qeveria: Datat, kush rikthehet në klasë

Shahini: Viti shkollor do të mbyllet në qershor, shkollat hapen vetëm për maturantët “Anulohen provimet e lirimit, mësim ‘ online’ deri më 29 maj”

-

Qeveria vendosi dje hapjen në mënyrë të pjesshme të shkollave për shkak të situatës së vështirë prej COVID- 19. Për shkak të pandemisë së koronaviru­sit viti shkollor 2019- 2020 do të mbyllet për shumicën e nxënësve, por viti mësimor nuk digjet. Përjashtim do të bëhet për maturantët, të cilët do të kthehen në shkolla për periudhën 18 maj deri në 5 qershor me qëllim që të përgatiten për Maturën Shtetërore. Lajmi u konfirmua zyrtarisht, dje nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini në një komunikim për mediat. Po ashtu ajo konfirmoi se nxënësit e tjerë do vazhdojnë mësimin on line, por edhe ata do të përfundojn­ë mësim dy javë para kohës normale të zgjatjes së vitit mësimor. Pra, mësimi do vijojë deri më 29 maj. “Do të ketë hapje të pjesshme të shkollës për 3 javë për maturantët nga 18 maji deri më 5 qershor. Do të punohet për lëndët e Maturës Shtetërore nën rregulla strikte të distancimi­t fizik. Në një klasë do jenë nga 10 në 12 veta. Provimet e maturës do të zhvillohen në periudhë më të shkurtër nga 8 në 18 qershor. Anulohen provimet për klasat e 5- ta dhe të 9- ta. Vijon mësimi on line për pjesën tjetër deri më 29 maj”,- tha Shahini.

MATURA DHE UNIVERSITE­TET

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini njoftoi pasditen e djeshme se viti shkollor parauniver­sitar do të përfundojë në qershor si mësimi, provimet e maturantëv­e dhe vlerësimi nga mësuesit. Shahini bëri të qartë se maturantët do të kenë një provim të lehtësuar, por s’ka tolerancë për kopjim. Po ashtu ajo deklaroi se të tjerët, veç maturantëv­e do e përfundojn­ë mësimin online deri më 29 maj. Kurse mësuesit vlerësimet do i mbyllin brenda dy javëve të para të qershorit. Për vlerësimin ka një kusht sipas Shahinit, do të merren parasysh edhe notat para 9 marsit, por edhe ato pas 9 marsit, por tek këto të dytat do të merren parasysh vetëm notat që ndihmojnë nxënësit dhe jo i penalizojn­ë ato. Po ashtu Shahini thotë se me rikthimin në shtator temat që janë bërë gjatë qëndrimit në shtëpi do të përsëriten dhe kush ka dëshirë mund të përsërisë vitin. “Lehtësira për provimin, zero tolerancë për kopjimin. Nxënësit të vijnë pa telefon. Kthimi i mat

VENDIMI

“Do të ketë hapje të pjesshme të shkollës për 3 javë për maturantët nga 18 maji deri më 5 qershor. Do të punohet për lëndët e Maturës Shtetërore nën rregulla strikte të distancimi­t fizik. Në një klasë do jenë nga 10 në 12 veta. Provimet e maturës do të zhvillohen në periudhë më të shkurtër nga 8 në 18 qershor. Anulohen provimet për klasat e 5ta dhe të 9- ta. Vijon mësimi ‘ online’ për pjesën tjetër deri më 29 maj”,- tha Shahini.

urantëve në shkolla janë të domosdoshm­e që të mbyllin në mënyrë të denjë ciklin. Nxënësit e tjerë deri më 29 maj mësim online. Vlerësimet përfundimt­are 2 javët e para të qershorit duke marrë parasysh notat deri më 9 mars. Do merren parasysh vetëm notat që ndihmojnë, jo që penalizojn­ë. Viti shkollor mbyllet në qershor. Do të ofrojmë edhe kurse verore edukative për kthimin në normalitet të fëmijëve. Për këtë ju njoftojmë në vijim. Duke parë dhe gjendjen e sigurisë shëndetëso­re. Shtatori do të fillojë me përsëritje­n e temave që rikthehen në shtëpi. Maturantët apo ata që nuk kanë marrë mjaftueshë­m mund të përsërisin vitin dhe për këtë duhet të na njoftojnë”- theksoi ministrja Shahini.

 ??  ??
 ??  ?? Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania