Gazeta Shqiptare

“Kohë e vështirë për të gjithë”, Gjosha: Duhet strategji afatgjatë për ekonominë

-

Ish- ministrja e integrim it Klajda Gjosha dek laroi dje se periudha e pandemisë është e vështirë për secilin. Duke u ndalur në situatën në vend Gjosha theksoi se masat ishin të nevojshme për t’u marrë që të ndërpritej zinxhiri i infektimit dhe për të mos pasur përhapje aq të gjerë, por foli për një rrëmujë në informacio­n. “Mua më vjen shumë keq sepse ka pasur një kakofoni informacio­ni ku qytetarët dhe bizneset nuk kanë kuptuar udhëzimet e qeverisë. Udhëzimet ndryshonin në mënyrë pothuajse të përditshme. Për të mos analizuar gjithçka që është vënë në dispozicio­n nga qeveria shqiptare për ndihmën financiare. Asgjë nuk është kuptuar, shumë e vështirë të aplikosh. Duket sikur disa biznese janë favorizuar në krahasim me disa të tjera. Ka një mungesë informacio­ni dhe rrëmujë shumë të madhe”,- u shpreh ajo.

Sa i përket paketave ekonomike, Gjosha tha se janë të pamjaftues­hme duke e vënë theksin tek një strategji afatgjatë. ” Unë mendoj që nuk janë

” Unë mendoj që nuk janë të mjaftueshm­e. Duket sikur qeveria kërkon të paguajë më

shumë një pagë se sa t’i japë mundësi biznesit të vazhdojë të mbijetojë në treg.

të mjaftueshm­e. Duket sikur qeveria kërkon të paguajë më shumë një pagë se sa t’i japë mundësi biznesit të vazhdojë të mbijetojë në treg. Mungesa e punës, mungesa e të ardhurave është një bllok shumë i madh për cilindo dhe do dojë kohë. Strategjia duhet afatgjatë. Biznesi në Shqipëria ka me mijëra qytetarë shqiptarë të punësuar. nëse falimentoj­në do kemi një papunësi të jashtëzako­nshme dhe një pamundësi jetese në këtë vend. Shumë gjëra duhet të ishin bërë ndryshe. Një familje që ndodhet në shtëpi harxhon më shumë drita dhe ujë dhe minimumi duhet të ishte menduar të ishte falur të paktën për një muaj pagesa e energjisë elektrike”, u shpreh zj. Gjosha për News 24.

 ??  ?? Klajda Gjosha
Klajda Gjosha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania