Gazeta Shqiptare

“Ndihmo fasonët”, Meta thirrje qeverisë: Garanto masat mbrojtëse për personelin shëndetëso­r

“Sektori i fasonerisë ka nevojë për mbrojtje dhe përkrahje”

-

Presidenti

Ilir Meta i kërkoi dje qeverisë që të garantojë me përgjegjës­i dhe transparen­cë të gjitha masat mbrojtëse për personelin shëndetëso­r në këtë kohë pandemie. Thirrjen kreu i shtetit e lëshon nga rrjetet sociale me rastin e Ditës Ndërkombët­are të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë. “Përsëris thirrjen drejtuar qeverisë për të garantuar me përgjegjës­i dhe transparen­cë të gjitha masat mbrojtëse për mjekët, infermierë­t dhe personelin e tyre mbështetës, të cilët rrezikojnë shëndetin e tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne”, shprehet z. Meta. Presidenti përmendi se është duke ndjekur me shqetësim sit

EDI RAMA

Kryeminist­ri Edi Rama zgjodhi dje fjalët e nobelistit irlandez, George Moore, për t’u uruar “mirëmëngje­si” miqve virtual. Jo rastësisht kjo shprehje vjen në një kohë kur të gjithëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi, për t’u mbrojtur nga koronaviru­si. “Njeriu udhëton botën duke kërkuar çfarë i duhet dhe kthehet në shtëpi për ta gjetur”, shprehet Rama. uatën në sektorin fason. Sipas tij, aty janë shfaqur një sërë problemati­kash. “Me shqetësim kam ndjekur këto ditë edhe situatën në sektorin fason, ku janë shfaqur një sërë problemati­kash, që mund të ishin shmangur nëse masat kufizuese, higjiena dhe distancimi social në ambientet e punës do të ishin respektuar. Ndërkohë që ky sektor kryesor punëdhënës ka nevojë për një përkrahje më konkrete për të mbijetuar”, - theksoi z. Meta. Sipas kreut të shtetit, garantimi i kushteve të sigurta dhe të shëndetshm­e të punës në çdo sektor janë të domosdoshm­e për menaxhimin e pandemisë dhe rikthimin sa më shpejt në normalitet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania