Gazeta Shqiptare

Atentati mafioz në Durrës, dy vëllezërit Haxhia u qëlluan me 56 plumba nga një "Toyota" gri

Viktimat kanë dalë në përgjime telefonike me persona të inkriminua­r, shoqërohen 40 persona Hetime për konflikt borxhi dhe prishje pazari, një nga viktimat u deportua nga Franca për trafik droge në 2018- ën

-

Një ditë pas ekzekutimi­t mafioz të dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia te tregu i makinave në Shënavlash, në zonën e Nishtullës, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje që tronditi Durrësin dhe jo vetëm. Burime zyrtare nga policia dje bënë me dije se pas atentatit, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje rreth 40 persona, dëshmitarë okularë, bashkëpunë­torë biznesi dhe të afërm për të zbuluar konfliktet e mëparshme që mund të kishin dy viktimat. Mësohet se mes të shoqëruarv­e ka dëshmitarë okularë të ngjarjes së rëndë, që mund të kenë parë të gjithë skenën e ekzekutimi­t dhe të zbardhin detaje të reja. Ndërkohë, mësohet se kamerat e sigurisë që janë sekuestrua­r kanë fokusuar edhe mjetin e atentatorë­ve, një "Toyota" ngjyrë gri e errët, por pa fiksuar targën. Mjeti është larguar në drejtim të FushëKrujë­s, teksa ndryshe nga sa është parë në atentatet e tjera, nuk është gjendur një makinë e djegur pak metra larg vendit të ngjarjes, tregues i rëndësishë­m ky se e gjithë ngjarja ka qenë e mirëmendua­r. Nga ekzaminimi vendngjarj­es janë gjetur 56 gëzhoja të sekuestrua­ra, ndërsa autorët e përfshirë në krim janë tre persona, dy ekzekutorë­t që kanë përdorur armët automatik kallashnik­ov dhe një i tretë, që ka shërbyer si shofer. Rezulton se hapja e zjarrit është bërë nga pozicion i ndaluar e për pasojë ky detaj shton dyshimet se autorët dhe viktimat njiheshin me njëritjetr­in. Makina e viktimave nuk ka devijuar nga trajektorj­a e lëvizjes, gjë që vërteton se ka qenë e ndalu në momentin kur është hapur zjarr. Ndërkohë, nga breshëria e kallashnik­ovit nuk kanë shpëtuar edhe 2 automjete të parkuara aty pranë, një "Range Rover" dhe "C Class", të cilët kanë marrë plumba në xhamin e përparmë, por fatmirësis­ht nuk ka pasur persona të tjerë aty pranë, që mund të çonte në një bilanc më tragjik të viktimave. Ndërkohë, në duart e grupit hetimor janë 2 celularët e viktimave, të cilët po analizohen përsa u përket thirrjeve që ata kanë marrë apo kanë drejtuar, ndërsa ata nuk kanë pasur armë me vete. Policia e Durrësit po heton intensivis­ht vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia me origjinë nga Puka, por me banim në Durrës. Mësohet se makina e vëllezërve Haxhia është bërë shoshë në pjesën para, anën e pasagjerit dhe në anën e pasme. Grupi hetimor ka bërë me dije se ata ishin qëlluar në kokë dhe trup, ndërsa një ekzekutim i tillë nuk është parë prej shumë kohësh.

HETIMET

Dy ekzekutime, 4 të vrarë, 2 prej të cilëve vëllezër, e njëjta dorë. Kjo është ajo që ka rezultuar nga hetimet e prokuroris­ë për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia e ndodhur pasditen e së hënës në Durrës. Burime për "Gazeta Shqiptare" dje bënë me dije se Prokuroria e Durrësit ka ngritur një pistë të re hetimi duke bashkuar dy dosje. Bëhet fjalë për dosjen e vrasjes së dy të rinjve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, ngjarje e ndodhur më 2 mars të këtij viti. Bashkimi i këtyre dy dosjeve është bërë për faktin se dy vëllezërit Haxhia kanë njohje dhe marrëdhëni­e miqësore me dy viktimat e para. Shkoza dhe Avdia u ekzekutuan më pak se 1 km nga vendi ku u ekzekutuan vëllezërit Haxhia, me të njëjtën mënyrë e mekanizëm. Burime nga prokuroria thanë se po hetohet jo vetëm aktiviteti i biznesit të dy vëllezërve për automjete, por edhe për një aktivitet të mundshëm kriminal të Besmir Haxhias. Po kështu, mësohet se bëhet fjalë për të njëjtin grup kriminal që ka qëlluar edhe ndaj Dorian Shkozës e Anxhelo Avdias dhe ndaj vëllezërve Haxhia. Sa i përket atentatit mafioz, ashtu si më 2 mars edhe dje autorët janë larguar në të njëjtin drejtim. Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar se vëllezërit Haxhia kanë pasur kontakte telefonike me persona që janë të dyshuar për vepra të rënda kriminale në qytetin e Durrësit dhe Fushë- Krujës. Policia e Durrësit ka kërkuar nga kompanitë telefonike tabulatet e viktimave që të shikojnë se kush i ka marrë në telefon. Mendohet se ka qenë një vrasje barbare, pasi janë shtënë shumë plumba. Do të thotë se autorët kanë qenë të organizuar. Policia e ka fokusuar vëmendjen te konfliktet e mundshme të vëllezërve, ku borxhi duket si pista më e mundshme e këtij atentati. Ndërkohë, po hetohet edhe në lidhje me prishjen e pazareve të drogës. Kjo, për faktin se në vitin 2018 një nga vëllezërit, Besmir Haxhiaj është deportuar nga Franca, ku ka qenë person i dyshuar për përfshirje në narko- trafik. Me gjithë hetimet e kryera, policia dhe prokuroria ende s'kanë një autor të dyshuar të këtij krimi në të cilin u ekzekutuan dy vëllezërit Haxhia.

 ??  ?? Vëllezrit Haxhia, të vrarë në atentat
Vëllezrit Haxhia, të vrarë në atentat
 ??  ?? Viktimat Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia
Viktimat Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania