Gazeta Shqiptare

Vrasja e dyfishtë në Lezhë për motive pronësie, përfundon në pranga autori Aleksandër Përdoda

Ngjarja e paralajmër­uar, agresori: Të mos shoh askënd te tokat e mia! Rapsodi dhe miku i tij zbuluan kanabis në pronën e tyre, 40- vjeçari i qëlloi me breshëri kallashnik­ovi

-

Vrasja e rapsodit të njohur Kol Murrani dhe mikut të tij, Preng Simoni, ka alarmuar policinë e Lezhës, e cila dy ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Lalm Lukaj ka mundur të vërë në pranga autorin dhe të zbardhë motivin e krimit. Sipas hetuesve të çështjes, dyshohet se shënjestra e këtij atentati të ketë qenë Murrani, pronar i një lokali në këtë zonë. Po të njëjtat burime thanë se shkak i ngjarjes të ketë qenë një konflikt pronësie për një toke arë në fshatin Lalm. Nisur nga këto të dhëna u shpall në kërkim si i dyshuar për ngjarjen një banor i fshatit në fjalë dhe konkretish­t 40- vjeçari Aleksandër Përdoda, i cili u arrestua disa orë më vonë. Ndërsa është shpallur në kërkim E. Përdoda, pasi dyshohet se ka ndihmuar vëllanë të fshehë çdo gjurmë të krimit. "Si rezultat i veprimeve të shpejta profesiona­le dhe hetimore, u bë i mundur sigurimi i provave për autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi Aleksandër Përdoda, 40 vjeç, banues në Lalm, Lezhë, person me precedentë kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit. Bazuar në prova të arsyeshme, policia bëri kapjen dhe shoqërimin e shtetasit Aleksandër Përdoda dhe në përfundim të veprimeve u bë ndalimi i këtij shtetasi për veprën penale "Vrasja". Po në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi E. Përdoda, i cili dyshohet se ka ndihmuar të vëllanë për fshehjen e provave. Nga tërësia e veprimeve dyshohet se ky shtetas i ka qëlluar me armë për arsye pronësie, pasi pretendon se pjesa ku ka ndodhur krimi është pronë e tij", thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të policisë së Lezhës. Aleksandër Përdoda ka qenë i arrestuar edhe më herët nga policia për tentativë vrasjeje, por është liruar më pas në rrethana të paqarta. Sipas dëshmive të banorëve të zonës, Përdoda ishte një person problemati­k, i cili ka pasur konflikte edhe me persona të tjerë në zonë për çështje pronësie, pasi pretendont­e se i kishin hyrë në pronën e tij në fshatin Lalm Lukaj. Gjatë marrjes në pyetje, i arrestuari ka mohuar që të ketë vrarë rapsodin e njohur Kol Murrani dhe mikun e këtij të fundit Preng Simoni. Në dëshminë e dhënë në komisariat, mësohet se Përdoda e ka mohuar krimin, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, megjithatë hetimet vijojnë. Ndërkaq, në polici janë shoqëruar edhe 20 persona të tjerë, kryesisht të afërm të viktimave. Ndërsa, "Shqiptarja. com" ka siguruar detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje. Mësohet se dy viktimat ishin nisur me motor për të vizituar shtëpitë e vjetra në fshatin Lalm Lukaj, por u përballën me një person të armatosur, që kishte mbjellë kanabis në tokat e tyre. I tillë është motivi që fshihet pas krimit të rëndë të dy ditë më parë, ku u ekzekutuan me breshëri automatiku rapsodi i njohur Kol Murrani dhe miku i tij, Preng Simoni. Pa pasur dijeni për atë se çfarë ndodhte në tokat e tyre në zonën e thellë malore, Aleksandër Përdoda, i arrestuar ditën e djeshme pas hetimeve nga policia dhe Prokuroria e Lezhës, i ka qëlluar me armë sapo dy shokët kanë zbuluar veprimtari­në e tij kriminale. Mësohet se autori Aleksandër Përdoda i ka qëlluar fillimisht nga larg dy viktimat Kolë Murranin dhe Preng Simonin e më pas u është afruar për t'i qëlluar sërish, në mënyrë që të sigurohej se kishin vdekur. Trupat e viktimave janë lënë në pyll për rreth 5 orë dhe janë gjetur nga djali i Preng Simonit, që kishte dalë të kërkonte babanë me të cilin kishte humbur çdo kontakt prej orësh të tëra. Ata u gjetën në një kodër nga i biri i një prej viktimave, i cili ka lajmëruar dhe policinë. Kjo e fundit, pasi shkoi në vendngjarj­e, ka gjetur afër vendit të krimit edhe një motor që dyshohet se i përket autorit të krimit, ndërsa në zonë është gjetur edhe një korrëse bari. Gjithashtu, mësohet se ngjarja e rëndë ka qenë e paralajmër­uar, pasi vetëm pak ditë më parë, Përdoda kishte kërcënuar banorët e fshatit dhe i kishte paralajmër­uar që të mos afroheshin te tokat e tij. "Të mos të shoh askënd te tokat e mia", - mësohet të ketë thënë ai.

 ??  ?? Viktima Kol Murrani
Viktima Preng Simoni
Viktima Kol Murrani Viktima Preng Simoni
 ??  ??
 ??  ?? I arrestuari Aleksandër Përdoda
I arrestuari Aleksandër Përdoda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania