Gazeta Shqiptare

Vrasja e biznesmeni­t Memli Begalla, dënohet me 25 vite burg Denis Demiri

Gjykata liron Ardian Serezin, e shpëtoi alibia

-

TIRANË

– Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsion­it ka dënuar me 25 vite burg Denis Demirin i përfshirë në vrasjen e Memli Begallës, ngjarje kjo e ndodhur më 14 shkurt 2018 në zonën e ishBllokut në Tiranë. Ndërsa për të dyshuarin tjetër si i përfshirë në atë ngjarje Ardian Serezin prokuroria pushoi hetimet, por gjykata vendosi të rihetohet roli i tij. Biznesmeni Memli Begalla u ekzekutua mbrëmjen e 14 shkurtit të 2018 teksa ishte duke u kthyer në shtëpi në zonën e ish- Bllokut kur një person u afrua dhe e qëlloi me 1 plumb në kokë. Begalla gjeti vdekjen e menjëhersh­me ende pa u ngjitur tek shkallët e pallatit që e çonin në shtëpi. Autorët përdorën tunelin që ndodhet në rrugën “Nikoll Tupe” në zonën e Bllokut për të shkuar tek Memli Begalla dhe janë larguan me një makinë tip BMW. Pas analizimit të kamerave të sigurisë në zonë, por edhe të shumë materialev­e hetimore që u gjetën në vendngjarj­e në prangat e policisë vetëm pak ditë pas ngjarjes së rëndë ranë Denis Demiri dhe Ardjan Serezi. Të dy këta persona u mbajtën në monitorim dhe në një bashkëbise­dim që ata kishin me njëri- tjetrin në një bar- kafe, shpreheshi­n se “shpëtuam, nuk na zbuluam dot”. Pikërisht ky përgjim çoi në arrestimin e tyre dhe sigurimin edhe të disa provave të tjera shkencore që u mblodhën në vendin e ngjarjes dhe që u morën tek makina BMV. Në atë kohë vrasja e Memli Begallës u lidh me një sasi prej 1 ton drogë që u sekuestrua në Tepelenë, ku në 2014 u arrestua Ardian Serezi si dhe me disa borxhe të pashlyera nga ana e ish- biznesmeni­t. Ish- polici u dënua me 6 vite, bëri vetëm 3.5 dhe doli me kusht nga burgu. dhe u lirua në 2018. Pasi u lirua, ai është takuar një ditë para vrasjes me Begallën duke i kërkuar edhe para. Mos mbajtja e premtimit nga biznesmeni ka qenë një nga pistat e hetimit ku prokuroria akuzoi Serezin, akuzë kjo që bie me vendimin e djeshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania