Gazeta Shqiptare

Në kërkim për trafik ndërkombët­ar droge në Francë, SPAK kërkon 15 vjet burg për Domart Konjarin

Dyshohet se drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës, pasi mendohet se ka lidhje në Amerikën e Jugut U arrestua në vitin 2015 në Shqipëri, por Krimet e Rënda atëherë vendosën ta lironin për mangësi në dokumentac­ion

-

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 15 vjet burg për Domart Konjarin, i akuzuar për trafik ndërkombët­ar droge në Francë.

Mësohet se ai bashkëpuno­nte me shtetas francezë, spanjollë dhe marokenë për trafikimin e drogës. Konjari ka pasur aktivitet kriminal 2 vite, por dhe më tepër. Ai është duke u hetuar dhe nga autoritete­t franceze. Konjari u arrestua në vitin 2015 në Shqipëri, por Krimet e Rënda, atëherë vendosën ta lironin për mangësi në dokumentac­ion. Seancën e radhës pritet që avokati Vladimir Meçi të japë argumentet e mbrojtjes dhe më pas Gjykata e Posaçme të vendosë.

KUSH ËSHTË DOMART KONJARI:

Konjari ka 4 vite në arrati dhe akuzohet për një sërë veprash penale në Francë si, “trafik ndërkombët­ar droge” dhe “krijimi i organizata­ve kriminale”. Gjykata i konsideroi të ezauruara procedurat ligjore për njoftimin e të pandehurit në lidhje me procesin.

Por Gjykata e Krimeve të Rënda e refuzoi këtë kërkesë, duke vijuar procedimin në Shqipëri në mungesë të të pandehurit. Domart Konjari u arrestua në nëntor të vitit 2015, për llogari të autoritete­ve franceze. Mirëpo, pesë muaj më vonë, Apeli i Krimeve të Rënda zbuti masën e sigurimit ndaj Konjarit, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjej­e”. Kjo bëri që Konjari të arratisej dhe të jetë ende në kërkim. Në dosjen që Krimet e Rënda kanë marrë nga autoritete­t franceze, renditen me detaje të gjitha veprimtari­të e Konjarit në Shqipëri, Francë, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Gjermani.

Konjari dyshohet se drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës, pasi mendohet se ka lidhje direkte me burimin e prodhimit të saj në Amerikën e Jugut. Si pasojë e këtij rrjeti, influencës në treg dhe shpërndarj­es së drogës në Europë, hetuesit francezë thonë se kanë ndodhur edhe disa vrasje, ku në dy raste, 44vjeçari Konjari u ka shpëtuar atentateve me armë. Në dosje, emri i Konjarit përmendet si i përfshirë direkt ose indirekt në disa vrasje për trafikun e drogës. Aty përmendet vrasja e 29 gushtit të vitit 1998, kur është ekzekutuar Gentian Dervishi, i njohur ndryshe me nofkën “Gent Kadaifi”.

Vrasja ndodhi pranë “Shkollës së Kuqe”, në Tiranë. Më pas, emri i Konjarit del në vrasjen e ndodhur në vitin 2003, në qytetin Rene të Francës, ku u vra Erion Murati për një mosmarrëve­shje për trafikun e drogës. Lista e atentateve ku dyshohet se ishte përfshirë Konjari, vijon me ngjarjen e 3 gushtit të vitit 2005 në Tiranë, ku u ekzekutua Fatjon Naxhaku.

LIRIMI I KONJARIT

Lirimi i Domart Konjarit nga ana e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda solli edhe një përplasje mes Shqipërisë dhe Francës. Ambasadori francez në Shqipëri, në atë kohë reagoi ashpër ndaj drejtësisë shqiptare. Edhe ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Ylli Manjani kërkoi ndjesë për vendimin e Apelit, duke nisur një inspektim për mënyrën se si u ndryshua masa e sigurisë ndaj Konjarit. Por, megjithatë, Gjykata e Lartë, në maj të vitit 2016, i dha të drejtë Apelit të Krimeve të Rënda duke rrëzuar rekursin e Prokuroris­ë.

SI U KRYE ARRESTIMI I TIJ

Domart Konjari ishte per

son në kërkim në kohën kur më datë 04.11.2015, rreth orës 17: 40, në pikën e kalimit kufitar Kapshticë, Korçë, janë paraqitur në hyrje shtetasit Elton Çela, si drejtues mjeti dhe shtetasi me dokumente me identiteti Arben Lazri, si pasagjer.

Pasi punonjësi i policisë ( kontrollor­i) ka vijuar procedurën e regjistrim­it të shtetasve në pikën e kalimit, ka evidentuar se me të njëjtin identitet, Arben Lazri, me numër personal të njëjtë, por me fotografi tjetër, është i regjistrua­r në TIMS dhe një shtetas tjetër.

Po ashtu, punonjësi i policisë ka evidentuar se po i njëjti i asaj dite, shtetasi Arben Lazri, kishte dalje për në Greqi në orën 17: 11. I intervistu­ar për këtë fakt, shtetasi i paraqitur me identitet Arben Lazri i ka prezantuar faktin se pasi ka dalë në pikën e kalimit në territorin grek, nga punonjësit e kësaj pike është kthyer pas, sepse i kërkonin disa dokumente të tjera. Në këto rrethana, shtetasi i paraqitur me këtë identitet ka kaluar për një kontroll më të detajuar në vijën e dytë dhe ndërkohë që shoqërohej nga punonjësi i policisë për në zyrën përkatëse, shtetasi i paraqitur si Arben Lazri, i ka premtuar punonjësit të policisë për t’i dhënë 50 euro, me qëllim që të mos e vonin me procedurat e verifikimi­t, veprim të cilin e ka kundërshtu­ar punonjësi i policisë dhe e ka bërë prezent si fakt tek eprorët e tij. Gjatë një verifikimi të hollësishë­m të pasaportav­e lëshuar të njëjtit identitet dhe nga një verifikim i gjurmëve të gishtave të këtij shtetasi, është evidentuar se shtetasi i paraqitur me identitet Arben Lazri ka paraqitur identitet të rremë, pasi ky shtetas i përket identiteti­t të të pandehurit Domjart ( Domart) Konjari i datëlindje­s 11.07.1973.

LIDHJA E KONJARIT ME KONOMIN DHE ATENTATI

Në fillim të viteve ‘ 90 në Tiranë u shfaqën “të fortët” e parë, që, në fakt, nuk kishin asnjë lidhje me grupet e krimit të organizuar që filluan të vepronin në vitet në vazhdim. Por organizimi i tyre nuk zgjati shumë dhe filluan të ndaheshin në zona, më pas të vrisnin njëritjetr­in. Në zonën e “Trenit të vjetër” dhe të “Restorant Durrësit” drejtonte Naim Zyberi dhe miqtë e tij, Franc Konomi e Fatos Keta. Ata kishin në zotërim tërë lagjen e tyre dhe bënin një grupim shumë të madh në kryeqytet. Duke ndjekur unazën vinte lagjja e Gazmend Muçës, në “Rrugën Bardhyl”. Në këtë zonë Gaz Muça ishte njeriu më i njohur dhe bënte ligjin sipas mënyrës së tij. Duke qenë se ai dhe Naim Zyberi ishin “të fortë” lagjesh, kishin njohje me njëri- tjetrin, por edhe konflikte. Konflikti i fundit ndërmjet tyre ka lindur në prill të vitit 1992. Franc Konomi, miku i ngushtë i Konjarit, do të mbahej më tepër si një nga ata që morën pjesë në atentatit që iu bë më 7 prill 1992 te “Xhamlliku” Gaz Muçës, edhe pse në atë ngjarje u tha se morën pjesë 4 vetë, edhe vetë Naim Zyberi. Por edhe ndaj tij u morë hak, më 6 gusht 1997, pasi u vra në një spital në Milano të Italisë. Pak ditë para vrasjes, ndaj tij ishte bërë një atentat në të cilin mbeti i plagosur. Zyberi në atë kohë u cilësua si autori i vrasjes së Gaz Muçës dhe Artur Grorit. Ndërsa në dhjetor 1997, ekzekutohe­t Fatos Keta, i cili cilësohej si një nga miqtë më të ngushtë dhe të besuar të Naim Zyberit. Më 31 korrik 1998 vritet edhe vëllai i Gaz Muçës, Taulanti. Por vrasja e Fatjon Naxhakut më 3 gusht 2005 në afërsi të “Shkollës së Kuqe”, duket se është dhe pika e ndezjes fort të gjakrave mes Franc Konomit dhe kundërshta­rëve të tij. Naxhaku, që kishte mundur të arratisej në mënyrë spektakola­re nga burgu i Marsejës në Francë, ishte nisur për të ekzekutuar Domart Konjarin, mikun e ngushtë të Franc Konomit, por nga përballja me të mbetet vetë i vrarë.

E i fundit që u ekzekutua nga të dy grupet ishte Franc Konomi. Më 8 korrik 2010, 10 plumba u lëshuan drejt makinës ku ndodhej ai, pranë “Ushtarit të panjohur”,duke e lënë të vdekur në vend.

 ??  ?? Domart Konjari
Domart Konjari
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania