Gazeta Shqiptare

Plagosin me thikë 23- vjeçarin, arrestohen 2 të rinjtë

-

TIRANË - Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës për tentativë vrasje. Mësohet se janë arrestuar shtetasit Reis Osmërija, 21 vjeç dhe Alban Gaçi, 27 vjeç. Këta dy persona kanë qëlluar me thikë duke e plagosur, 23vjeçarin Renato Shaulli, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në një “fast food” në rrugën “Myslym Shyri”. Menjëherë pas sherrit, policia ka arrestuar në flagrancë dy autorët e dyshuar. “Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në një ambient Fast Food- i, në rrugën “Myslim Shyri”, po ndodhte një konflikt mes disa personave, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandalua­r përshkallë­zimin e mëtejshëm me pasoja të rënda për jetën e një shtetasi. Shtetasit R. O., 21 vjeç dhe A. G., 27 vjeç kishin hyrë në ambientet e një Fast Food- i, në rrugën “Myslym Shyri” dhe për motive të dobëta po konfliktoh­eshin me shtetasin R. Sh., 23 vjeç, duke e goditur me thikë disa herë në trup, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërhyrja e policisë parandaloi përshkallë­zimin e mëtejshëm të konfliktit”,- njoftoi policia. Në cilësinë e provës materiale, grupi hetimor sekuestroi një armë të ftohtë thikë, me të cilën autoret kryen veprën penale. Në përfundim të veprimeve, nga specialist­ët e Hetimit të Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. O. dhe A. G., për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpuni­m” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet hetimore i kaluan Prokuroris­ë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania