Gazeta Shqiptare

Ledio Lako: Jemi kap me thonj, jemi gërvisht

Lako mohon grushtet me Hazizin: Për çfarë do zihemi, për drogë?! Gentian Hazizi: S'kam çfarë të them

-

Sherri mes dy aktorëve të njohur Ledio Lako dhe Gentian Hazizi ka qenë lajmi që ka bërë bujë ditën e djeshme. "Panorama. al" ka kontaktuar dy personazhe­t, që janë përfshirë në një sherr fizik, që sipas policisë ka degraduar edhe në përdorimin e mjeteve të forta. "Panorama. al" kontaktoi fillimisht aktorin Gentian Hazizi për ta pyetur për përplasjen me kolegun Ledio Lako. Hazizi nuk e ka mohuar ngjarjen, por ka preferuar të mos e komentojë atë. "Nuk kam çfarë të them. Nuk kam asnjë lloje komenti për të bërë", tha Gentian Hazizi për "Panorama. al". Ndërkohë që aktori tjetër i humorit, Ledio Lako ka thënë se ngjarja është një sherr banal mes aktorëve, që ndodhi pas provave të teatrit. Ledio Lako tha se është "konflikt trotuaresk, që ka degraduar në rrena". "Sherr artistësh, për çfarë do zihen tjetër, për drogë?! Jemi zënë për tekstin. Genti mund të jetë i axhituar, por këto doreza janë kot. S'ka qenë ndonjë konflikt për t'u raportuar, por me që po kalonte policia aty...", tha Lako. Ai shtoi më tej se në asnjë rast nuk ka pasur përdorim të sendeve të forta dhe se konflikti është shoqëruar thjesht me goditje me duar. "Me shpulla jemi godit. Unë të them sherr për fyti. Nuk të nxjerr njeri nga rajoni po të gjuash me dorezë, mjet metalik të fortë", tha ai.

"Panorama. al": Doja t'ju pyesja çfarë ndodhi mes jush dhe zotit Hazizi?

Ledio Lako: Nuk ka ndodhur asgjë. Konflikt trotuaresk, që degradoi në rrena. Është gënjeshtër, nuk është informacio­n zyrtar i policisë. Janë rrena, një palë ia fut kot, një palë tjetër kot. Unë s'po prononcohe­m fare, të ishte ashtu do isha në burg unë. Pse jam i lirë?!

"Panorama. al": Pyetja është pse lindi konflikti meqë jeni të dy figura publike?

Ledio Lako: Po kot, jemi kap me thonj aty, jemi gërvisht. Këto ndodhën në prova. Budallallë­qe në prova, në teatër. Pas provave ndodhi një gërvishtje me njëri- tjetrin, na morën aty se kaloi policia. Budallallë­qe dmth., filluan duke qesh të gjithë, edhe policët. Kjo është deklaratë zyrtare kot.

"Panorama. al": Në deklaratë thuhet se e keni goditur me dorezë hekuri?

Ledio Lako: Po jo, me dorezë hekuri quhet me armë, është më shumë se thika. I bie të hyj në burg unë. Si të nxjerrin nga burgu atëherë kur je me dorezë hekuri?!

"Panorama. al": Zoti Hazizi nuk e ka mohuar si ngjarjen mes jush?

Ledio Lako: Kjo është kot, jemi zënë pas teatrit. Kjo është turp, unë jam aktor, më fusni me dorezë hekuri.

"Panorama. al": Lajmi është publikuar tashmë në të gjitha mediat, ndaj ju kontaktuam që të jepni qëndrimin tuaj?

Ledio Lako: E pashë, s'po më pushon telefoni. Ky është sherr aktorësh. Kam shkruar 15 vjet skenarë, si nuk thatë njëherë që Ledio Lako bën monologun e vitit. Sa ndodh një sherr brutal, banal, që është turp ta diskutosh, sherr duke u kap me duar.

"Panorama. al": Nëse është sherr banal, normalisht mund të ishte mbyllur me aq, ndërkohë që ngjarja është raportuar nga policia.

Ledio Lako: Sepse aty është një i tretë që ka frikë se mund ta hajë. Ai i treti është tip polici, që e ka mësuar çfarë të bëjë që të mos e heqin nga puna, ai Myftiu. Ai është shoku i Gentit dhe ka frikë mos i bëj unë ndonjë denoncim dhe ta heq nga puna. Rri të merrem unë me budallallë­qe.

"Panorama. al": Më shpjegon pak çfarë ndodhi mes jush?

Ledio Lako: U zumë kot, pas teatrit, për punë roli. Jo roli yt, jo ma thuaj batutën, jo s'ma thua batutën.

"Panorama. al": Nuk ka ndonjë arsye tjetër?

Ledio Lako: Jo, sherr artistësh, për çfarë do zihen tjetër, për drogë?! Jemi zënë për tekstin. Genti mund të jetë i axhituar, por këto doreza janë kot. S'ka qenë ndonjë konflikt për t'u raportuar, por me që po kalonte policia aty...

Panorama. al: Me çfarë u goditët?

Ledio Lako: Me shpulla jemi goditur. Unë të them sherr për fyti. Nuk të nxjerr njeri nga rajoni po të gjuash me dorezë, mjet metalik të fortë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania