Gazeta Shqiptare

Shuhet Ilir Hashorva, po punonte për ‘ Dekameroni­n’ e Bokaçios

Shqipërues­i i Gandit dhe Mandelës humb betejën me COVID- 19 në SHBA Vehbiu: Libri i fundit për të cilin po kujdesej fliste për një epidemi

-

shtë ndarë nga jeta në SHBA, Ilir Hashorva, autor dhe përkthyes. Botuesja e tij Irena Toçi, shkruan se, megjithëse këto ditë lajmërimet për largimin nga jeta janë bërë të “zakonshme”, lajmi për vdekjen e tij të beftë na gjeti të papërgatit­ur, na ngarkoi me dhimbje e trishtim të përligjur. Ai ka qenë i biri i mësuesit dhe përkthyesi­t të njohur Ali Hashorva. Rreth vitit 2009 punoi me botimin e vëllimit të parë të përgatitur prej tij, për figurën emblematik­e të Gandit, titulluar “Gandi – jeta”. Në vitet në vazhdim ky vëllim i parë u pasua nga botimi i dy vëllimeve të tjera kushtuar Gandit: “Gandi – filozofia dhe feja, Gandizmi” si dhe “Analiza e komente për Gandin dhe Gandizmin”. “Pothuajse në të njëjtën kohë u botuan nga Botimet Toena edhe dy biografi të përgatitur­a me kujdes, kulturë e përkushtim të veçantë prej tij, njëra kushtuar ‘ Nelson Mandela- s’ dhe tjetra ‘ Martin Luter King- ut’. Me mjaft përkushtim e përgjegjës­i përgatiti ai edhe biografinë e hebreut të mirënjohur Simon Vizental, biografi, e cila u botua nga Toena më 2015, së bashku me librin e vetë Simon Vizentalit ‘ Lulja e diellit”- shkruan Irena Toçi.

Në nder të 75- vjetorit e Çlirimit të Shqipërisë, ai zgjodhi të përkthejë dhe të sjellë në shqip “8 orë nga Anglia” të britanikut Anthony Quale – një dëshmi historike e ndodhive të Luftës së Dytë Botërore, hedhur në botim nga autori menjëherë pas fitores të koalicioni­t antifashis­t, me dëshmi autentike dhe të pandikuara nga ngjarje të tjera të mëvonshme. Gjatë këtyre viteve ai është marrë edhe me përgatitje­n për shtyp të përkthimev­e të realizuara nga i ati, Aliu: “Skënderbeu” i Alessandro Cuttolo- s ( Toena 2018), “Princi” i Niçolo Machiaveli- t ( Toena, 2019) dhe “Dekameroni” i Giovanni Boçaçio- s ( në proces botimi). Të gjitha këto vepra u përgatitën nga Ilir Hashorva, ndërkohë që ai jetonte e punonte në NjuJorkun e largët, ku edhe do të prehet tanimë përgjithmo­në. Toçi e kujton si njeri serioz e të vetëpërmba­jtur, intelektua­l me integritet dhe mendim të pavarur, autor dhe përkthyes i shkëlqyer, autor i dhjetëra shkrimeve në shtypin bash

VEHBIU

Edhe Ardian Vehbiu i ka dhënë lamtumirën e fundit përmes një përkushtim­i, Ilir Hashorvës. “Ka qenë gjithnjë pjesë dhe referim i familjes sime, veçanërish­t i nënës sime, që e donte si të vetmin vëlla që nuk e pati. Babai i tij, Ali Hashorva, ka qenë nga intelektua­lët e shquar të Shqipërisë para- komuniste, që mezi i mbijetoi tallazet e periudhës totalitare”, thotë Vehbiu. Ai shton se i kujton me shumë mall ato kohë të fëmijërisë që ka kaluar në shtëpinë e tyre: nga Lili dhe motra e tij Nika ( Hysnija) Vehbiu tregon se ka marrë hua “Udhëtimet e Guliverit”, “Liza në Botën e Çudirave” dhe “Aventurat e Heklberri Finn- it”. “Atje kam njohur një familje ku librin e trajtonin si floriri. Këto 20 vjet të fundit, Lilin e kam pasur komshi në Bronx: punonte për një seri biografish të njerëzve të shquar, si Gandhi dhe Mandela, të cilët ua paraqiti lexuesve shqiptarë edhe si ndriçimtar­ë të një morali të ri humanist”, nënvizon Vehbiu. Duke nxjerrë në pah se shkrimet e Hashorvës në shtyp ishin g j i t h n j ë tërheqëse dhe shembuj të një qasjeje të arsyeshme dhe etike ndaj botës së sotme, Vehbiu vëren se “Lili ishte plot energji dhe plane: sa herë që shiheshim, qoftë në Tiranë qoftë këtu në NYC, do të flisnim për librat që kish ndërmend të botonte”.

“Sa e hidhur po më duket tani, që libri i fundit për të cilin po kujdesej, përkthimi integral që ia kish bërë i ati, Ali Hashorva, ‘ Dekameroni­t’ të Boçaçio- s, fliste për një epidemi të rëndë, si kjo e tanishmja” tregon Vehbiu.

“Sa e hidhur po më duket tani, që libri i fundit për të cilin po kujdesej, përkthimi

integral që ia kish bërë i ati, Ali Hashorva, ‘ Dekameroni­t’ të Boçaçio- s, fliste për një epidemi të rëndë, si kjo e

tanishmja” tregon Vehbiu.

 ??  ?? Ilir Hashorva
Ilir Hashorva

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania