Gazeta Shqiptare

“Hapësira e jetuar”, konkurs në kohë krize për artistët

Instituti Italian i Kulturës: Për ata që kanë lindur pas vitit 1979

-

Instituti Italian i Kul turës në Tiranë ka pub likuar thirrjen për një konkurs ndërkombët­ar drejtuar artistëve të çdo kombësie, pa kufij përdorimi të mjeteve shprehëse, me projekte të pabotuara më parë mbi temën “Hapësira e jetuar – Ndryshime të perspektiv­ës për dekadën e ardhshme”. Pjesëmarrj­a është falas dhe është e rezervuar për artistët e lindur pas vitit 1979 që kanë marrë pjesë në të paktën tre ekspozita a aktivitete edhe kolektive në tre vitet e fundit, pa kufizime të vendbanimi­t, kombësisë, si individual­isht ashtu dhe kolektiv në një njësi të vetme. Në përfundim të konkursit, do të realizohet një publikim me 25 projekte të zgjedhura dhe, në përputhje me evoluimin e situatës, do të organizohe­t një ekspozitë në Tiranë në hapësirat që do të vihen në dispozicio­n nga partnerët vendas, e parashikua­r brenda muajit dhjetor 2020.

KONCEPTI

Hapësira e jetuar – Ndryshime të perspektiv­ës për dekadën e ardhshme. Ideja e të banuarit mbart me vete një kuptim të dyfishtë që rrjedh nga etimologji­a e saj latine: nga njëra anë, të jetosh sipas kuptimit të hasur më së shumti sot për habitare, që është “të mbash”, dhe habere “të kesh” që lidhet me idenë e të jetuarit për një kohë të gjatë në një vend deri sa ta zotërosh atë, duke e bërë disi “tëndin”. Nuk është rastësi që kur kthehemi në shtëpi ndiejmë sikur jemi të mbrojtur nga bota e jashtme, çlirohemi, jemi vetë ne, mes gjërave tona. Sipas Heidegger- it, dimensioni i të jetuarit përfaqëson qenësinë specifike të njeriut që arrin të përcaktojë konturet e dimensioni­t të tij ontologjik. Kalimi i pragut të shtëpive tona është pra jo vetëm një moment sigurie por një nga mënyrat kryesore për të afirmuar praninë tonë në botë.

Prandaj është e qartë se në këto kohë krize të fortë njerëzore, politike dhe sociale, ata që janë të pastrehë konsideroh­en më shumë se kurrë si “asgjëmbajt­ës”, persona që nuk zotërojnë as strehën tonë më të fundme, ndoshta atë më arkaiken, shpellën e kujtesës mijëvjeçar­e, ku njeriu në agimin e historisë së tij mbrohej nga armiqtë dhe nga rreziqet e një bote që ende duhej eksploruar. Nga një këndvështr­im tjetër, mbase edhe më interesant, mund të gjurmojmë fjalën banoj edhe te emri latin habitus, që në Romën e lashtë përdorej si me një kuptim estetik, [ nga ku rrjedh emri italian i gjinisë mashkullor­e abito ( shq. veshje)] po aq dhe me një moral, sipas të cilit paraqet mënyrën e jetës dhe të sjelljes së civitas romake. Animi habitus, civili habitus, etj. janë vetëm disa nga frazat e përdorura në Romën e lashtë për të kapur disa nuanca të thella të banorëve të asaj kohe, jo vetëm për të përcaktuar një seri gjykimesh adorniane me vlerë, por edhe për të orientuar një sërë këndvështr­imesh kritike mbi zakonet e shoqërisë në lidhje me kohën dhe hapësirat e saj të ‘ jetesës’.

Për një kohë të gjatë edhe ne banorët e mijëvjeçar­it të tretë e kemi konsiderua­r habitatin tonë të kristalizu­ar në një formë specifike dhe me shumë vështirësi kemi menduar se mund ta tronditim ose ndryshojmë në mënyrë drastike; ishim të bindur që jetonim në një botë plotësisht të eksploruar, aq shumë sa e drejtuam imagjinatë­n tonë në hapësirë, jashtë planetit Tokë, dhe ndryshuam idenë tonë për Kohën falë teknologji­ve dixhitale që na kanë lejuar të jemi njëkohësis­ht në çdo vend të globit ku duam të jemi dhe të kryejmë hiperkërci­me që, duke ngjeshur hapësirën dhe kohën, e kanë shtrirë dimensioni­n tonë shumë përtej materialit­etit të tij. Kjo gjendje e re, na ka shtyrë të zhvillojmë një marrëdhëni­e origjinale me hapësirën përreth nesh, një perceptim të ri të realitetit dhe distancave, një ndjesi të re shpejtësie me të cilën ne e përjetojmë botën. Virusi COVID- 19 ka shfrytëzua­r pikërisht këtë modernitet të cilin ishim mësuar ta njohim, ai e ka shndërruar shpejtësin­ë tonë për ta banuar ( dhe zotëruar) në një dobësi, për të depërtuar më pas në jetën tonë dhe në të përditshme­n tonë duke e çoroditur plotësisht atë. Sot ndodhemi përballë një prej sfidave më të vështira të dekadave të fundit, e cila kërkon që ne të ndryshojmë zakonet tona, nga ato të marrëdhëni­eve me punën deri tek ato shoqërore për të “veshur” ’ një habitus të ndryshëm për t’u përshtatur me këtë dimension të parë të panjohur hapësirëko­hë që virusi na detyron të përvetësoj­më.

Jemi mësuar ta shohim botën nga shtëpia, të punojmë nga shtëpia, të kalojmë kohën tonë të lirë në hapësirën e disa metrave katrorë, dhe ngadalë po i besojmë shtrirjen e njerëzimit tonë dhe dashurinë hapësirës dixhitale, në mënyrë që të projektohe­mi përtej kufijve hapësinorë dhe të rimarrim vendin tonë në botë. Nëse Maurice MerleauPon­ty shkruante që trupi është në të njëjtën kohë vendlindja e shpirtit dhe matrica e çdo hapësire tjetër ekzistuese, duke adoptuar këtë metodologj­i, ne mund të pyesim veten se si ka ndryshuar marrëdhëni­a jonë fizike dhe emocionale me hapësirën ku banojmë? Si ka ndryshuar imazhi ynë mendor për këtë të fundit? Cilat janë ‘ vatrat e vështrimit’ që ne po projektojm­ë në botë nga dritaret tona dhe si ka ndryshuar zakoni ynë shoqëror, perceptues dhe hapësinor në dritën e tranzicion­eve të vazhdueshm­e që na imponon kjo krizë globale?

KRITERET

Konkursi u drejtohet artistëve të çdo kombësie, pa kufij përdorimi të mjeteve shprehëse, me projekte të pabotuara më parë mbi temën Hapësira e jetuar – Ndryshime të perspektiv­ës për dekadën e ardhshme. Mbledhja e projekteve do të mbyllet në datën 5 korrik 2020 dhe file nuk mund të kalojë 10 MB, kriter përjashtue­s ky në rast tejkalimi. Projekti mund të jetë në vizatime, video, maquettes, etj. i shoqëruar nga max. një dosje teksti, etj. Në këtë fazë, videot duhet të futen brenda projektit, përmes link ( dhe fjalëkalim­e të mundshme) në platformën ( Vimeo, YouTube), ku mund të shikohet file. Artistëve që dëshirojnë të marrin pjesë u kërkohet të dërgojnë materialin e mësipërm në adresën e institutit. Secili pjesëmarrë­s duhet të dërgojë vetëm një projekt dhe vetëm ata të përzgjedhu­rit do të kontaktohe­n nëpërmjet postës elektronik­e. Projektet fituese do të publikohen në faqen e internetit të Institutit Italian të Kulturës në Tiranë. Në përfundim të konkursit, do të realizohet një publikim me 25 projekte të zgjedhura dhe, në përputhje me evoluimin e situatës, do të organizohe­t një ekspozitë në Tiranë në hapësirat që do të vihen në dispozicio­n nga partnerët vendas, e parashikua­r brenda muajit dhjetor 2020. Një komitet shkencor, i përbërë nga kritikë arti, artistë, kuratorë, etj. do të kryejnë përzgjedhj­en, emrat e të cilëve do të shpallen së bashku me projektet fituese. Të përzgjedhu­rve do t’u kërkohet të lëshojnë të drejtat e autorit me qëllim publikimin e një katalogu dhe të materialev­e të ndryshme informuese. Artisti duhet të sigurojë që vepra është puna e tij origjinale dhe jo- derivat dhe që ai nuk ka shkelur të drejtat e palëve të treta.

 ??  ?? Instituti Italian i Kulturës
Instituti Italian i Kulturës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania