Gazeta Shqiptare

Koronaviru­si trondit Francën, i vihet dryni një kampionati elitar

Situata e pandemisë së COVID- 19 po sjell skenarë të ndryshëm. FSHF- ja është e vendosur për të vijuar garën Në Angli, lojtarët do të bëjnë teste dy herë në javë, i paguan Premier League

-

Pas Belgjikës dhe Holandës, është Fran ca që zyrtarisht mbyll sezonin futbollist­ik. Dhe me vendim qeverie, pa e kaluar aspak në federatën e futbollit. Ka qenë kryeminist­ri i vendit, Eduar Filip, që përpara Asamblesë Kombëtare ka deklaruar se. "sezoni 2019/' 20 i sportit profesioni­st, përfshirë futbollin, nuk do të mund të nisë". Pra, në Francë do të niset menjëherë në shtator me kampionati­n e ri. Për momentin, ende nuk ka informacio­n sa i takon titullit, rënies apo ngjitjes në kategori dhe kualifikim­it në Kupat e Europës. Por e sigurt është se ky lajm ka tronditur futbollin europian, pasi Ligue 1, është i pari nga 5 kampionate­t kryesore në kontinent që përfundon para kohe. Nuk do të ketë kampionat, por mbetet ende për t'u parë se çfarë do të vendoset me stërvitjet, duke qenë se klubet franceze vijojnë rrugën e tyre në Champions dhe Europa League të këtij edicioni, që pritet të rifillojë në gusht. Ndërkohë, skenar tjetër në Premier League, e cila kërkon të rinisë sa më shpejt dhe brenda kësaj jave do të vulosen detajet për kohën dhe modalitete­t e rifillimit të futbollin anglez. Pas dritës jeshile të qeverisë, që dje shprehu dakordësin­ë për luajtjen e pjesës së mbetur të sezonit, por me plotësimin në mënyrë rigoroze të sigurisë higjieno- sanitare, organizato­rët e kampionati­t anglez kanë vendosur të përshpejto­jnë. Ditën e premte të 20- ta klubet e Premier League do të njihen me protokolli­n e rinisjes, që do të përcaktohe­t përfundimi­sht të enjten gjatë një mbledhjeje mes përfaqësue­sve të qeverisë, autoritete­ve shëndetëso­re dhe drejtuesve të federatave sportive. Në planin e rifillimit, futbolli do të ketë përparësi, ndërsa më pas do të specifikoh­en detajet edhe për disiplinat e tjera. Objektivi i Premier League është që të rinisë ndeshjet më 9 qershor, pas tri javësh stërvitjej­e të nevojshme dhe kampionati të mbyllet në fund të korrikut ( janë 92 ndeshje në total për t'u luajtur). Gjithashtu, është vendosur që lojtarët dhe stafet e 20 klubeve duhet të bëjnë testin e koronaviru­sit dy herë në javë, duke nisur që nga dita e parë e rikthimit në stërvitje. Flitet për rreth 50 teste të detyrueshm­e për çdo pjesëtar, që në total përbëjnë 350 mijë euro për çdo klub ( një kit kushton 170 euro).

Nëse sezoni do të mbyllet sipas parashikim­eve në fund të korrikut, flitet për një total prej 4 milionë eurosh që liga e futbollit duhet të financojë vetëm për testet. Në Gjermani ministrat e Sporteve të 16 landeve kanë ndezur dritën jeshile, ndërsa pritet që Angela Merkel të japë verdiktin e saj këtë javë.

Natyrisht që është e lehtë të ngresh dyshimet për mundësitë reale të Federatës Shqiptare të Futbollit, mes rasteve të mësipërme dhe realitetit shqiptar është një diferencë e madhe. FSHF- ja pret qeverinë, pasi ka bërë një propozime reale për rifillimin e stërvitjev­e më 2 maj dhe të kampionati­t më 18, por futbolli nuk është prioriteti i kabinetit "Rama". Ndaj, në federatë po bëjnë gati këstin e dytë të pagës prej 30 mijë lekësh të lojtarëve të Superligës dhe Kategorisë së Parë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania