Gazeta Shqiptare

Ekspertja e ISHP: Vetëm 10 për qind e pacientëve trajtohen në spitalet COVID

"16 raste pozitive, mes tyre 3 ushtarë shqiptarë të KFOR- it"

- Voltiza Duro

Nga 281 pacientë ak tivë me COVID- 19 në vendin tonë, vetëm 10 për qind e tyre po trajtohen në spital ndërsa rreth 90% janë në vetizolim me simptoma të lehta ose asimptomat­ikë. Ndërkohë janë konfirmuar 16 raste të reja të prekura nga koronaviru­si, pas 270 testimeve brenda 24 orëve të fundit. Të dhënat janë bërë publike ditën e djeshme nga Eugena Tomini, eksperte pranë Institutit të Shëndetit Publik. "Si çdo ditë, ju bëjmë me dije rezultatet e 24 orëve të fundit sa i takon gjurmimit dhe hetimit epidemiolo­gjik dhe situatën e deritanish­me të përhapjes së COVID- 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 270 persona të dyshuar me COVID- 19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 16 raste pozitive me COVID- 19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat",- tha Tomini. Një pacient 71- vjeçar, i konfirmuar me COVID- 19, në gjendje të rëndë prej 1 muaji, me insuficien­cë respirator­e akute, ka ndërruar jetë në spitalin "Shefqet Ndroqi" mbrëmjen e sotme.

Pacienti 71- vjeçar me inicialet B. S., nga Shkodra, me pneumoni bilaterale, që vuante dhe nga sëmundje bashkëshoq­ëruese diabet, insuficien­cë kardiake, hipertensi­on, anemi kronike, me gjithë asistencën e specializu­ar mjekësore në reanimacio­nin e spitalit "Shefqet Ndroqi", nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllim­et familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët t'i respektojn­ë me shumë rigorozite­t masat e distancimi­t fizik, pasi janë përcaktues­e për frenimin e përhapjes së COVID- 19.

31 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID- 19, pavarësish­t përpjekjev­e të stafeve mjekësore të spitaleve COVID. Sakaq, deri në mesditën e së

TOMINI

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 270 persona të dyshuar me COVID- 19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 16 raste pozitive me COVID- 19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat",- tha Tomini.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania