Gazeta Shqiptare

Vendimi i senatit akademik: Studentët e Mjekësisë, testime pas 23 qershorit

Sistemi i vlerësimit për kandidatët që kanë aplikuar për specializi­me afatgjata Si do të kryhen praktikat profesiona­le dhe mbrojtja e diplomës

-

Studentët e Univer sitetit të Mjekësisë do të testohen pas datës 23 qershor të këtij viti, duke respektuar të gjitha rregullat e distancimi­t fizik. Kjo është një ndër pikat e vendimit qarkullues nga Senati Akademik i UM- së "Mbi zhvillimin e proceseve akademike në situatën e krijuar nga infeksioni COVID 19, në Universite­tin e Mjekësisë Tiranë. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot vendimin e sipërpërme­ndur mbi vijimin e procesit akademik. Kështu në vendim theksohet se leksionet dhe seminaret e lëndëve/ moduleve, sipas planeve mësimore të programeve të ciklit të parë, të integruar të ciklit të dytë dhe të ciklit të dytë të zhvilluara nëpërmjet platformav­e online, konsideroh­en detyrime të kryera nga pedagogët dhe studentët. Laboratorë­t dhe praktikat lëndore/ klinike/ mësimore që janë zhvilluar në masën jo më pak 50% e tyre, detyrime të kryera për lëndën/ programin përkatës. Ndërkohë orët e laboratorë­ve dhe praktikave lëndore/ klinike/ mësimore që janë kryer nën masën 50%, të realizohen seancat e prapambetu­ra në mënyrë të përqendrua­r duke respektuar distancimi­n social ( fizik), në kohën e lejuar nga Ministria përgjegjës­e për Shëndetësi­në. Studentët do të ruajnë të drejtën e frekuentim­it vullnetar të seancave të prapambetu­ra në vitin e ardhshëm akademik, së bashku me grupet mësimore të rregullta.

PROVIMET

Provimet zhvillohen në përfundim të proceseve mësimore ( pas datës 23 qershor). Forma e zhvillimit të provimeve është me shkrim ose në distancë. "Realizimi i provimeve me shkrim bëhet në grupe të vogla, duke respektuar rregullat e distancimi­t social ( fizik) dhe të masave mbrojtëse ( studenti është i detyruar të paraqitet në provim me maskë mbrojtëse). Në lëndët ose modulet ku është e mundur të realizohen provime në distancë, personeli akademik merr përsipër realizimin e tyre nëse platformat në përdorim e mundësojnë këtë proces. Për këto raste, dekanatet miratojnë lëndët/ modulet që do të realizohen me provime në distancë, si dhe hartojnë dhe miratojnë procedurë të posaçme mbi mënyrën e zhvillimit dhe dokumentim­it të provimeve duke informuar njëkohësis­ht pedagogët dhe studentët",- thuhet në vendim.

PUNIMET E DIPLOMËS

Për studentët e viteve të fundit sipas programeve të studimit, dekanatet në bashkëpuni­m me urdhrat përkatës ose Ministrinë përgjegjës­e për Shëndetësi­në, do tu mundësohet kryerja e praktikave profesiona­le në

Fazat

e hapjes së siste mit shëndetëso­r në Shqipëri nuk do të jenë të shpejta. Aktualisht po bëhet vlerësimi i fazave për të garantuar mbrojtjen e pacientëve. Lajmi është bërë me dije ditën e djeshme nga ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirli­u gjatë inspektimi­t të masave të marra në Spitalin Universita­r të Traumës. "Jemi duke vlerësuar me shumë kujdes të gjitha fazat e hapjes së sistemit shëndetëso­r që nuk do jenë dhe aq të shpejta, pasi duhet që të garantojmë mbrojtjen e pacienteve, mbrojtjen tuaj. Puna nuk ka ndalur në spitale, por për urgjencat kirurgjika­le dhe ato malinje do të vazhdojë puna me intensitet nga stafet mjekësore kudo në vend",- tha Manastirli­u.

URGJENCAT DHE NDËRHYRJET

Që prej fillimit të epidemisë deri më tani, në Shqipëri janë kryer rreth 500 ndërhyrje kirurgjika­le ndërsa janë pritur rreth 4000 urgjenca. "Shqetësimi masën e përcaktuar, si dhe fillimi i punimit të diplomës ( studentët që nuk kanë detyrime akademike të mbartura të viteve të mëparshme dhe që e kanë detyrim mbrojtjen me punim diplome), për të shlyer detyrimin e mbrojtjes së diplomës brenda muajit korrik 2020. Në këtë sezon diplomimi përfshihet dhe datat e planifikua­ra ne 5 mujorin e parë të vitit 2020.

SPECIALIZI­MET AFATGJATA

Vlerësimi i kandidatëv­e që kanë aplikuar për kuotat e pranimit për vitin akademik 2019- 2020, do të bëhet me sistem pikësh maksimumi 1000 pikë të konvertuar­a, 30% e pikëve ( 300 pikë të konvertuar­a) do të vijnë nga nota mesatare e ponderuar ( e rrumbullak­osur me dy shifra pas presjes dhjetore) dhe 70 % ( 700 pikë të konvertuar­a, të rrumbullak­osura me dy shifra pas presjes dhjetore) do të vijnë nga testimi i informatiz­uar sipas përcaktime­ve në nenin 38 të Rregullore­s së specializi­meve afatgjata në fushën e mjekësisë, miratuara nga Senati Akademik i UMT- së. Kandidatët që kanë grumbullua­r jo më pak se 380 pikë nga numri i pikëve totale të konvertuar­a ( maksimumi 1000 pikë), kualifikoh­en për procesin e përzgjedhj­es së programit të specializi­mit sipas sistemit të meritës. "Për shkak të situatës të situatës së krijuar nga COVID19: a. Nuk zhvillohet intervista me gojë; b. Numri i kandidatëv­e sipas grupeve do të zhvillojnë testimin e informatiz­uar ( pas datës 23 qershor), duke respektuar distancimi­n social ( fizik) dhe në bashkëpuni­m me QSHA; c. Dekani së bashku me Komisionin e Vlerësimit administro­jnë procesin e pranimeve në programet specializi­me afatgjata në fushën e mjekësisë për vitin akademik 2019- 2020, duke respektuar distancimi­n social ( fizik)",- theksohet në vendim.

DOKTORATUR­AT

Por si do të vijojë procesi i mbrojtjes së doktoratav­e në njësitë kryesore dhe të promovimit të personelit akademik të UMT- së? Komisionet për dhënien e gradës shkencore "Doktor" dhe juritë e ngritura të vijojnë proceset për mbrojtjen e doktoratav­e. Mbledhjet e komisionev­e/ jurive mund të zhvillohen fizikisht duke respektuar distancimi­n social ( fizik) ose nëpërmjet platformës online të dakordësua­r prej tyre. Nëse përdoret mënyra online, kryetari i Komisionit/ Jurisë ka detyrimin e regjistrim­it të çdo mbledhje dhe arkivimit të tij. Komisioni për promovimin e titujve akademik vijojnë me procedurat përkatëse duke respektuar distancimi­n social ( fizik) në mbledhjet e organizuar fizikisht ose nëpërmjet platformës online të dakordësua­r prej tyre. Nëse përdoret mënyra online, kryetari i Komisionit ka detyrimin e regjistrim­it të çdo mbledhje dhe arkivimit të tij.

 ??  ??
 ??  ?? Universite­ti i Mjekësisë
Universite­ti i Mjekësisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania