Gazeta Shqiptare

BB: Rënia e ekonomisë në Shqipëri 5- 7 për qind

Raporti i Bankës Botërore për ndikimin makroekono­mik të pandemisë COVID- 19 Dy faktorët kryesor që prekin tregun e punës

-

Banka Botërore parashikon ndikimin e pandemisë COVID- 19 në ekonominë shqiptare në dy skenarë. I pari, nëse kriza zgjat vetëm një 3 mujor rënia ekonomike do të jetë 5 %. I dyti, nëse pandemia shtrihet në 2 tremujor rënie ekonomike pritet të jetë 7 %. Raporti i Rregullt ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor fokusohet në ndikimin makroekono­mik të pandemisë COVID- 19 në këto vende. Rajoni i Ballkanit Perëndimor pritet të bjerë në recesion në vitin 2020, ku të gjashtë vendet parashikoj­në normë negative të rritjes ekonomike teksa vijojnë përpjekjet për të trajtuar efektet ekonomike të pandemisë së COVID- 19.

Për sa i takon Shqipërisë, mesazhet kryesore të raportit janë në dy goditje të njëpasnjës­hme me pasoja shkatërrue­se: tërmeti i nëntorit 2019 dhe pandemia COVID- 19 kanë ngrirë një pjesë të madhe të ekonomisë. "Nëse shumica e aktivitete­ve ekonomike mund të rinisin në fillim të verës, rritja vjetore e PBB- së pritet të tkurret me 5 për qind për vitin 2020. Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një seri masash për të mbështetur ekonomin edhe zbutur pasojat e saj në jetën e njerëzve. Një zbatim i shpejt edhe i mirëmendua­r do të rriste efektivite­tin e këtyre masave. Pasi të tejkalohet kriza, normalizim­i i aktiviteti­t ekonomik dhe procesi i rindërtimi­t për zbutjen e pasojave të tërmetit pritet të mbështesin një rritje të shpejtë, por në planin afatmesëm nevojitet vazhdimi i reformave strukturor­e"- thuhet në raport.

TREGU I PUNËS

Ndjeshmëri­a më e madhe e Shqipërisë te tregu i punës. Banka Botërore ka publikuar një Hartë të të Dhënave për Ndjeshmëri­në Relative ndaj COVID- 19 të Ballkanit Perëndimor. "Shqipëria e ka ndjeshmëri­në më të madhe te tregu i punës për dy arsye: Së pari, për nivelin e lartë të vetëpunësi­mit, me 34.7% të totalit dhe së dyti me Punësimin informal (% e totalit të të punësuarve), që është 61%, një rekord në Ballkan. Më mirë Shqipëria renditet sa I përket sektorit financiar. Në dobësitë e jashtme është më e prekur në eksportet e shërbimeve dhe në turizëm"- thuhet në raport.

EFEKTI NË TURIZËM

Recesioni do të jetë veçanërish­t i rëndë në Malin e Zi, Shqipëri dhe Kosovë për shkak të varësisë së tyre nga turizmi. Në nivel global, sipas supozimit të fundit të

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania