Gazeta Shqiptare

Falja e gjobave dhe tërheqja e patentave, grafiku me datat

Miratohet propozimi për kthimin e makinave të bllokuara dhe gjobave të paguara

-

të shkaktuar nga COVID- 19, duke filluar nga momenti i konstatimi­t të kësaj sëmundjeje në territorin e Republikës së Shqipërisë deri në datën 17.4.2020. Ndërsa në nenin 2 parashikoh­et kthimi i detyrimit të masës administra­tive me gjobë të falur, por të paguar, për masat administra­tive me gjobë, që merret nga zëri përkatës i buxhetit të shtetit apo buxhetit të institucio­nit në të cilin është arkëtuar shuma, me urdhër të nëpunësit të parë autorizues dhe kalohet në mënyrë automatike në llogarinë bankare të individit ose në mungesë të saj, kjo shumë i dërgohet institucio­nit shtetëror që ka vendosur masën me gjobë për t'ia dorëzuar subjektit përfitues. Në këtë nen gjithashtu përcaktohe­t edhe detyrimi i të gjitha institucio­neve shtetërore për të dërguar listat e personave ndaj të cilëve është vendosur masa administra­tive me gjobë, duke përfshirë shumën si dhe të dhënat e nevojshme për kthimin e saj brenda datës 30 prill 2020. Afati kohor për kthimin e shumave pranë llogarisë bankare të subjektit përfitues apo institucio­nit shtetëror që ka vendosur masën administra­tive me gjobë është caktuar të jetë brenda datës 15 maj 2020. Sa i përket mënyrës dhe rregullave të hollësishm­e të kthimit të shumave të paguara, do të përcaktohe­n me udhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Në nenin 3 parashikoh­et kthimi i lejeve/ licencave dhe të mjeteve të bllokuara, në zbatim të masave administra­tive, duke përcaktuar se ky proces do të realizohet brenda datës 15 maj 2020. Akti normativ vjen në të njëjtin kuadër me ndryshimet e fundit të Kodit Penal, sipas të cilit "moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshti­m me aktet ligjore dhe nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, në funksion të gjendjes së epidemisë apo të zbatimit të masave të jashtëzako­nshme, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administra­tive, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania