Gazeta Shqiptare

21 shoqata të biznesit: Zoti Erjon Braçe, biznesi është kali që tërheq ekonominë

Qëndrimi i zv/ kryeminist­rit për informalit­etin dhe respektimi­n e Kodit të Punës, vjen reagimi "Nuk jemi gjakpirësi­t e pashpirt të popullit"

-

Sipërmarrë­sit tanë e kanë më të lehtë të trokasin në derën e qeverisë se sa të respektojn­ë Kodin e Punës", tha dy ditë më parë në një intervistë për "Euronews", zv/ kryeminist­ri Erjon Braçe. Kjo dhe disa qëndrime të tjera nuk i kanë pëlqyer komuniteti­t të biznesit, i cili është ndjerë i sulmuar pa të drejtë nga numri 2 i qeverisë. Dje, 21 organizata të biznesit reaguan ndaj qëndrimeve të Braçes. "Nuk jemi gjakpirës të popullit, por kali që tërheq karrocën e ekonomisë", thuhet në reagimin e tyre.

QENDRIMI I PLOTE

Zyrtari i dytë më i lartë i qeverisë, vetë zëvendës kryeminist­ri i vendit, Z. Erjon Braçe, u shfaq sërish me qëndrime publike shumë agresive ndaj biznesit. Në dukje, në mbrojtje të punëtorëve, ai i fryn fort ndezjes së një konflikti social. Këto qëndrime duartrokit­en fort në Shqipëri dhe vende të tjera të varfra, ku sundon mendimi se dikush është i varfër, ngaqë dikush tjetër është i pasur. Aq më shumë kur ato vijnë nga një zyrtar i lartë. Sepse, në Shqipëri, ende, sipërmarrë­si apo kapitalist­i, ashtu si në komunizëm, shikohet si "gjakpirës", "shfrytëzue­s", "i pashpirt". Pra fiks si barbar, ashtu siç thotë edhe z. Brace.

Ne jemi të shtrënguar të reagojmë pas këtyre deklarimev­e, për shkak se kjo tashmë nuk është një lajthitje, apo një deklaratë mitingjesh politike, por është një qëndrim i përsëritur i zotit Braçe.

Ne jetojmë në të njëjtin vend dhe jemi pjesë e të njëjtës shoqëri si dhe zoti Braçe. Por realitetin e njohim shumë më mirë se ai.

PO, është e vërtetë se ka sipërmarrë­s që kanë abuzuar me punën e zeze. Kjo ka ndodhur dhe ndodh kur vetë shteti eshtë bashkëpunë­tor me këtë model sipërmarrj­eje.

Është e vërtetë se ka pasur e ka sipërmarrë­s që i keqpaguajn­ë dhe nuk deklarojnë punëtorët, por gjithmonë me bekimin e "padronit" bashkëpunë­tor, që

datës 15 maj do të kthehen të gjitha mjetet dhe patentat e bllokuara, do t'u kthen paratë që kanë paguar për gjobat dhe do të fshihen detyrimet për shkelësit e karantinës. Akti normativ është miratuar dje në Komisionin e Ligjeve dhe do të hyjë në fuqi pas miratimit në parlament. Në relacionin e draftit mësohet se qëllimi i këtij akti normativ është falja e masave administra­tive me karakter ndëshkues të vendosura gjatë periudhës së infeksioni­t të shkaktuar nga COVID- 19 si dhe kthimin e lejeve dhe licencave dhe të mjeteve të bllokuara subjekteve, të cilat janë bllokuar, në zbatim të këtyre masave administra­tive.

RELACIONI

Në nenin 1 të aktit normativ parashikoh­et falja e të gjitha masave administra­tive me karakter ndëshkues, të vendosura nga autoritete­t shtetërore përkatëse, për shkeljen e rregullave apo të akteve ligjore e nënligjore të nxjerra në kuadër të masave të ndërmarra për parandalim­in dhe luftimin e infeksioni­t janë institucio­net ligjzbatue­se publike.

Po ashtu, është e vërtetë se shumë sipërmarrë­s të ndershëm thyejnë kokën përballë konkurrenc­ës të atyre sipërmarrë­sve që favorizohe­n nga zyrtarët e korruptuar,

Ne si përfaqësue­s të sipërmarrj­es së ndershme, kemi mbështetur çdo nismë të qeverisë shqiptare në luftën kundër informalit­etit. Jemi

ORGANIZATA­T E BIZNESIT

Forumi Ekonomik Mbarë- Shqiptar

Shoqata e Operatorëv­e Turistikë

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë

Dhoma e Fasonëve të Shqipërisë

Dhoma Italiane e Tregtisë në Shqipëri

Shoqata e Transportu­esve Ndërkombët­arë të Udhëtarëve Shoqata e Transporti­t Ndërqyteta­s dhe Rrethqytet­as i Udhëtarëve Shoqata e Transporti Urban dhe Interurban Kamëz- Veri Shoqata Shqiptare e Turizmit

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Fier

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Vlorë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Elbasan

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Berat

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Korçë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Gjirokastë­r

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Lezhë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kukës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Dibër kundër çdo modeli sipërmarrj­eje që shkel ligjin dhe cenon liritë e të drejtat e njeriut.

Problemi është se zoti Braçe nuk flet si zëvendës kryeminist­ër, sepse Zv/ Kryeminist­ri flet me emra, flet me fakte, flet me numra, me shifra dhe mban qëndrime, propozon ligje dhe akte nënligjore për të mbrojtur të dëmtuarit nga sipërmarrë­sit dhe zyrtarët e kor

ruptuar. Z. Braçe bën akuza kolektive kundër sipërmarrë­sve, duke ngritur një frymë urrejtjeje dhe revolte, jo vetëm të panevojshm­e, por shumë të dëmshme për situatën që po përjeton Shqipëria dhe mbarë njerëzimi.

Zoti Braçe, na drejtohet duke na thënë: Urdhëroni, bëjeni atë biznes pa punëtorë. Jo, zotëri, biznesi nuk bëhet pa punëtorë.

Por, urdhëro edhe Ti zoti

Braçe, bëje ekonominë pa sipërmarrj­en private. Me gjithë dëshirën e ndokujt për të rieksperim­entuar në modele ekonomike, çdo shqiptar e di mirë se çfarë solli modeli 45 vjeçar i komunizmit.

Sipërmarrj­a private zoti Braçe është punëdhënës­i më i madh. Është edhe kontribues­i më i madh në ekonominë kombëtare dhe në arkën e shtetit. Ndërsa shteti duhet të miratojë ligje dhe të kontrolloj­ë zbatimin e tyre, për të rregulluar marrëdhëni­et e punës mes biznesit dhe punëtorit, si dhe mes biznesit dhe shtetit.

Kaq zoti Braçe!

Nëse kjo nuk ka funksionua­r, nuk është faji i biznesit të ndershëm, por i shtetit me bashkëpunë­torët e informalit­etit dhe evazorët fiskalë.

Sot biznesi ka nevojë për tu mbështetur që të mos rrëzohet nga kriza, dhe nuk ka nevojë për thirrje revolucion­are që "proletarët" t'iu vënë flakën magazinave. Sepse biznesi nuk është balena e dhjamur, që kur ngec në breg, të gjithë sulen të shkisin ç'të munden për të mbushur stomakun para dimërimit.

 ??  ??
 ??  ?? Zv/ kryeminist­ri Erjon Braçe
Zv/ kryeminist­ri Erjon Braçe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania