Gazeta Shqiptare

Rama kundër Beqajt: Pagat dhe pensionet nuk ulen për asnjë arsye

“Pagat e luftës, 2- 3 mijë persona gabuan me iban- in”

-

Kryeminist­ri Edi Rama reagoi dje publikisht lidhur me propozimin e ish- ministrit të Shëndetësi­së Ilir Beqaj për mbulimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia me shkurtimin e pagave dhe pensioneve. Z. Rama u distancua nga ky propozim, duke qetësuar qytetarët se për asnjë arsye pagat dhe pensionet nuk do të ulen. Nëse këto preken, sqaroi Rama, do të preken vetëm për t’u rritur. “Nuk ka ulje pensionesh, nuk ka ulje rrogash, nuk ka, nuk ka. Dikush ka një ide dhe e thotë, jetojmë në një vend ku të gjithë mund të thonë idetë e tyre. Të gjithë mund të thonë ide të caktuara, por sa i përket qëndrimit zyrtar të qeverisë dhe timit kurrë asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë për arsyet e stërthëna prekje të pensioneve apo pagave, përkundraz­i, nëse do të preken, do të preken vetëm për t’u rritur dhe jo për t’u ulur për asnjë arsye në botë. Është situatë e vështirë kur duhet të përballesh me transformi­min e një fjale të thënë diku në një akuzë pastaj që kthehet drejtpërdr­ejtë kundër qeverisë dhe kundër meje se paskemi një plan të rrezikshëm kriminal për të goditur pensionet dhe rrogat. Nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të mos i marrim seriozisht dhe të qeshim pak me ta”, - theksoi z. Rama.

PARALAJMËR­IMI

Kryeminist­ri Edi Rama paralajmër­oi zgjerimin e zonave të gjelbërta, në të cilat ka një regjim më të lehtësuar të qytetarëve dhe mjeteve. “Zonat e gjelbërta kanë regjim më të lehtësuar të lëvizjes. Po presim propozimin për zgjerimin e zonave të gjelbërta. Ka disa zona të tjera që mendojmë se plotësojnë kriteret. Ndërkohë zona të tjera duke filluar nga Tirana mbeten zona delikate. Deri të premten do të kemi një konkluzion dhe do të lajmërojmë për zonat e reja të gjelbërta. Hapja do të vazhdojë me shumë kujdes”, - u shpreh z. Rama. Sa i takon zgjerimit të korridorev­e të ajrore dhe tokësore, Rama tha se do të ketë një analizë të thellë javën e ardhshme. Ai deklaroi se pas 11 majit mund të ketë edhe një lehtësim për karantinim­in e detyrueshë­m në hotel. “Vërej nga komentet sikur disa nuk jetojnë në këtë botë. Kur flasim për hapje kufijsh, a e shikoni se çfarë ndodh në vendet e tjera, aty ju jeni? Duhet të bëjmë durim dhe të ruajmë qetësinë. Pas kësaj jave dhe javën në vijim do të bëjmë një analizë të thellë me ekspertët për hapjen e mëte

APLIKIMI

“Cështja e dokumentev­e është e ngrirë për momentin, cdo dokument përtej afatit sot quhet i vlefshëm ndërkohë që është hapur procesi për aplikim. Por për të aplikuar për kartë dhe pasaportë është me lajmërim dhe jo të suleni të gjithë në sportele”, - tha z. Rama.

jshme të korridorev­e ajrore dhe tokësore. Në 11 maj mund të kemi një lehtësim në raport me domosdoshm­ërinë e karantimit në hotel. Në tërësi do të vazhdojmë me këtë regjim për korridoret ajrore. Në 11 maj do të vendosim për hapjen më tutje korridorin e lëvizjes tokësore apo ajrorë për të hyrë në vendin tonë”, - theksoi z. Rama. Ai bëri të qartë se, gjithashtu, mbeten në proces për t’u studiuar disa biznese specifike si floktoret, berberët, dentistët. “Janë të rrezikshme, por me protokolle strikte do të mund të lehtësojmë dhe këto aktivitete. Pastaj mbetemi te qendrat tregtare, baret dhe restorante­t. Qendrat tregtare më parë, restorante­t dhe baret më pas pasi janë pikat më delikate. Pas datës 4 maj nuk

ka diskutim deri në 11 maj kur do të kemi një rivizitim të të gjithë situatës. Do të shikojmë edhe efektin e hapjes së zonave të gjelbra që do të zgjerohen”, - u shpreh kreu i qeverisë.

HAPJA

Kreu i qeverisë gjatë bashkëbise­dimit më qytetarët deklaroi se kafenetë nuk do të hapen dhe shërbimi i atyre do të rishikohet vetëm pas datës 11 maj. “Do të hapemi me shumë kujdes dhe deri në, pas kësaj jave, dhe javës në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë me ekspertët dhe komitetin lidhur me procesin e hapjes së korridorev­e ajrore. Në tërësi do të vijojmë me këtë regjim për korridoret ajrore. Lehtësimi do të vijë në proces. Mbeten në proces për t’u studiuar dhe për t’u lehtësuar,

disa biznese, floktoret, berberët, dentistët. Janë të rrezikshme, sepse mjafton që një nga klientët të infektojë berberin, parukerinë apo dentistin të gjithë marrin infeksione­t. Por me protokolle­t do të lehtësojmë edhe këtë aktivitete­t dhe pastaj mbetemi te qendrat tregtare më parë dhe më pas restorante­t dhe baret. Për baret e vogla dhe kafenetë merre me vete nuk ka diskutim për këtë temë deri në datë 11 maj, kur do të kemi një rivizitim të situatës. Do të shohin edhe efektet në zonat e gjelbërta”, - u shpreh Kryeminist­ri Rama.

‘ PAGAT E LUFTËS’

Kryeminist­ri Edi Rama siguroi se do t’i marrin tri pagat e luftës të gjithë qytetarët, që kanë mbetur pa punë, për shkak të koronaviru­sit, por sipas tij, ka pasur probleme me IBAN- in. “Do t’i marrin tre herë ato paga, edhe pse një pjesë e tyre janë kthyer në punë tashmë. Mbështetje për 176 mijë të tjerë, deri tani janë afro 70 mijë që i kanë në banka, disbursohe­n çdo ditë paga për ta. Por nuk ka financim për ata që nuk janë të regjistrua­r dhe nuk figurojnë askund”, - theksoi Rama. Ai përmendi se: “Një pjesë e personave që kanë probleme me pagën e luftës, për arsye se ose aplikimi nuk është bërë si duhet, ose bëhet fjalë për persona që janë të dypunësuar, pasi nuk mund të ketë 2 paga lufta. Ndërsa janë disa persona që kanë dhënë kodin e tyre bankar të gabuar. Një grup tjetër, rreth 3000, janë kategori të miratuar pa bërë miratim fare. Të gjithëve atyre që janë miratuar, por që nuk u janë hedhur në bankë, porështëdh­ënëibaniig­abuardhe do të vijë një mesazh nga Tatimet për të konfirmuar sërish ibanin e rregullt. Dhe pastaj do të hidhet sërish. Është një marrëveshj­e me qeverisë greke dhe asaj tonë, nuk është një vendim zyrtar se është një procedurë burokratik­e, por është një marrëveshj­e me mirëkuptim. Nukebënasn­jëvendibot­ës që të shpërndajë fond pa përjashtim kudo janë pa e ditur se çfarë kontributi kanë thënë. Kemi dhënë mbështetje për ata që janë goditur nga biznesi i vogël dhe i kanë në bankë paratë, me një pagë prej 3 muajsh. Disbursohe­t çdo ditë nga 10 000 paga për çdo individ. Por nëse nuk figurojnë askund nuk ka një mundësi page, pasi nuk e ka bërë asnjë shtet”.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania