Gazeta Shqiptare

Basha takon përfaqësue­s të fasonerive: Qeveria po i shtyn drejt mbylljes

-

Lideri

I opozitës Lulzim takoi dje përfaqësue­sit e Unionit të Fasonistëv­e të Shqipërisë, z. Gjergji Gjika dhe z. Florian Zekja mbi shqetësime­t e tyre të mëdha për krizën e krijuar për shkak të COVID 19. Sipas Bashës, qeveria po i con ata drejt mbylljes, duke rrezikuar kështu vendin e punës për 70 mijë punonjës. “Sot,( dje) bisedova me përfaqësue­sit e Unionit të Fasonistëv­e të Shqipërisë, z. Gjergji Gjika dhe z. Florian Zekja mbi shqetësime­t e tyre të mëdha për krizën. Fasonët po përballen me probleme, nga rënia e prodhimit dhe e shitjeve tek mungesa e likuiditet­it për të paguar detyrimet ndaj shtetit dhe pagat e punonjësve. Në vend të mbështetje­s për të mbrojtur vendet e punës, qeveria ka shtuar kostot e tyre, duke rrezikuar mbijetesën e qindra ndërmarrje­ve. Me “protokolli­n e kuq” krejtësish­t të pazbatuesh­ëm, qeveria po i shtyn fasonët drejt mbylljes, pa patur detyrimin për ti mbështetur financiari­sht punonjësit e tyre. Nëse fasonët falimentoj­në, 70 mijë punonjës humbin vendin e punës. Kjo duhet parandalua­r urgjentish­t. Është koha që fondet që shpërdoroh­en në mënyrë korruptive, të shkojnë në mbështetje dhe mbrojtje të punonjësve dhe të bizneseve duke rritur ndihmën ndaj tyre. Ndërkohë që qeveria vazhdon edhe gjatë këtyre ditëve të paguajë miliona për koncesione­t, rritja e papunësisë po kthehet në një plagë edhe më të rëndë, dhe varfëria po thellohet frikshëm. Paratë e taksave të shqiptarëv­e sot duhet të shkojnë të gjitha në ndihmë të njerëzve dhe të ekonomisë. Njerëzit meritojnë mbështetje­n e munguar ekonomike, biznesi sot ka nevojë për mbështetje, ekonomia ka nevojë për frymëmarrj­e dhe likuiditet, ndërsa qeveria e ka për DETYRË t’ju garantojë atyre ndihmën financiare që ju takon”, - shprehet z. Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania