Gazeta Shqiptare

Debatet me opozitën, Ruçi: Kuvendi, t’i paraprijë strategjis­ë së daljes nga pandemia

Reforma Zgjedhore online në 6 maj, Gjiknuri: Opozita t’i qëndrojë konsensusi­t “Sot amnistia fiskale, seancë më datat 14 dhe 21 maj”

- Valentina Madani

Parlamenti do të zhvil lojë sot seancën e radhës me masat mbrojtëse, maska, doreza dhe distancim fizik teksa do të miratohet paketa e amnistisë fiskale. Por para mbledhjes së seancës plenare, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi mblodhi dje Konferencë­n e Kryetarëve, e cila u shoqërua me debate, pasi opozita kërkoi më shumë kohë për diskutim. Kryetarja e grupit demokrat në Kuvend, Rudina Hajdari kishte dy kërkesa, që opozita të kishte më shumë kohë për të folur dhe që në rendin e ditës të kishte më pak projektlig­je, pra që fokusi të ishte vetëm te situata e krijuar nga COVIDi. Por të dyja kërkesat janë rrëzuar, pasi Kryetari i Kuvendit nuk i pranoi. “” Edhe pse në rrethana të jashtëzako­nshme, veprimtari­a parlamenta­re e komisionev­e të përhershme dhe seancat plenare kanë qenë mjaft intensive e produktive, duke u dhënë përparësi shqyrtimit të akteve ligjore që lidhen me përballimi­n e pandemisë COVID- 19. Unë i kam ndjekur personalis­ht të gjitha mbledhjet e komisionev­e dhe kam konstatuar se ato kanë qenë të mirorganiz­uara dhe rezultativ­e dhe janë transmetua­r në kohë reale për median e publikun. Pavarësish­t rrethanave si edhe qëndrimeve politike të grupeve parlamenta­re, të gjitha procedurat parlamenta­re për depozitimi­n, shqyrtimin dhe miratimin e akteve ligjore janë zbatuar pikë për pikë, sipas Kushtetutë­s dhe Rregullore­s së Kuvendit. Kuvendi, me axhendën e vet legjislati­ve, duhet t’i paraprijë strategjis­ë së daljes nga situata e pandemisë. Ndryshe nga parlamente­t e vendeve të tjera, të cilat kanë reduktuar numrin e seancave plenare, numrin e deputetëve dhe kohën e diskutimev­e, në këtë të fundit nuk e kemi kufizuar, për t’u dhënë mundësi të gjithë deputetëve të shprehen. Me ligjet, aktet normative, marrëveshj­et dhe vendimet që programojm­ë të miratojmë ne duhet t’u hapim rrugë, të mbështesim dhe nxisim veprimtari­në e institucio­neve të tjera dhe sektorit publik e privat për rigjallëri­min e sipërmarrj­es, veprimtari­ve ekonomike dhe jetësore. Për këtë kërkohet rritje e dinamizmit të veprimtari­së së komisionev­e parlamenta­re, të të gjithë deputetëve dhe administra­tës së Kuvendit në shërbim të tyre”, - tha z. Ruçi. Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi dhe miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 1- 22 maj 2020 dhe vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 14 dhe 21 maj 2020. Seancat plenare do të zhvillohen duke zbatuar rregullat dhe standardet për mbrojtjen nga COVID- 19.

‘ ZGJEDHORJA’

Komisioni i Posaçëm Parlamenta­r për Reformën Zgjedhore do të mblidhet online në 6 maj, kjo dhe për shkak të masave të marra për situatën e shkaktuar nga koronaviru­si. Gjatë kësaj mbledhjeje, mësohet se dy bashkëkrye­tarët, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari do të informojnë deputetët anëtarë të këtij komisioni për ecurinë e deritanish­me të procesit të reformës, nga momenti i krijimit të Këshillit Politik me pjesëmarrj­en e opozitës jashtë parlamenta­re dhe deri në fillim te muajit mars kur puna u ndërpre për shkak të pandemisë së COVID- 19. Gjiknuri deklaroi dje për TvKlan se mbledhja e së mërkurës pritet të japë sinjale pozitive për rinisjen e dialogut të ndërprerë për shkak të pandemisë në 6 mars. “Kjo reformë duhet përmbyllur, kishim nisur një dialog pozitiv në kulmin e saj kishim disa produkte”, - theksoi ai. Gjiknuri sqaron se gjatë periudhës së ndërprerje­s së dialogut politik, palët nuk kanë pasur kontakt për çështjet e mbetura pezull apo të debatura më herët në tryezë. Opozita e cilëson show mbledhjen e radhës së thirrur nga mazhoranca, ndonëse zyrtarisht nga ana e saj nuk konfirmohe­t nëse do t’i bashkohet tryezës së Reformës Zgjedhore që pritet të thirret pas datës 6 maj. Por Gjiknuri sqaron se vendi nuk mund të lihet pa zgjedhje, pavarësish­t situatës së shkaktuar nga pandemia. “PD ka dhënë garanci dhe gatishmëri që do të marrë

RUDINA HAJDARI

“Afati i realizimit të reformës zgjedhore është në qershor. Duke qenë se konferenca ndër qeveritare do të jetë për në fund të vitit 2020, me patjetër duhet ta mbarojmë para verës. Nuk ka një afat me datë, por ka afat që duhet të bëhet brenda këtij viti. Ne duhet ta marrim si prioritet dhe ta përfundojm­ë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Hajdari.

pjesë në këtë proces. S’kemi kohë për të humbur dhe mazhoranca s’do rrijë duarkryq se Covid- i do të vazhdojë gjatë. Kjo s’do të thotë që ne mos përgatitem­i për zgjedhjet e radhës”, - tha z. Gjiknuri. Pavarësish­t dakordësis­ë së arritur në disa çështje mes të cilave edhe atë të financimit të fushatave zgjedhore dhe identifiki­min elektronik të zgjedhësve, shumë çështje të nxehta presin dakordësin­ë e palëve, mes të cilave edhe depolitizi­min e administra­tës zgjedhore apo edhe vota e emigrantëv­e. I pyetur në lidhje me çështjen e sistemit zgjedhor e kërkuar me forcë nga opozita parlamenta­re, Gjiknuri shprehet se ajo e tejkalon këtë komision. Dy javë më parë Kuvendi vendosi ta shtyjë deri në 30 qershor afatin e punës së Komisionit të Reformës Elektorale, i ndërprerë për shkak të pandemisë së COVID- 19. Reforma Zgjedhore është cilësuar një kusht i vënë nga Brukseli për Shqipërinë, në mënyrë që të ndihmojë në nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania