Gazeta Shqiptare

Letra e Metës, KLGJ i vendos afat, por Dvorani kërkon shtyrje

Skadon afati, Dovrani i kërkon KLGj- së dhe tri ditë kohë për t’u përgjigjur Dy mbledhje online, priten argumentet ligjore

-

Letra e Presidenti të Re publikës Ilir Meta drej tuar Këshillit të Lartë Gjyqësor ku i kërkon të largojë nga detyra anëtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani me argumentin se i ka përfunduar mandati ka vënë në vështirësi këtë institucio­n. Ftesës për të dhënë shpjegime në lidhje me situatën ligjore në të cilën ndodhet, anëtari i Gjykatës së Lartë i është përgjigjur me kërkesën për t’i dhënë edhe dy ditë kohë për t’u përgatitur. Të mbledhur dy herë online një herë në 16 prill dhe një herën e dytë të hënën në datën 27, anëtarët e KLGJ- së kanë vendosur që për këtë çështje të pyetet edhe vetë subjekti, pra anëtari i Gjykatës së Lartë në detyrë, njëherazi edhe kreu i KED Ardian Dvorani. Me anë të një shkrese ku kanë paraqitur gjithë relacionin se çfarë është diskutuar në mbledhje KLGj, i kërkon Dvoranit të japë mendimin e tij në lidhje nga sa parashtroh­et. Pas kësaj KLGj do të mblidhet për të vendosur. Çështja behet ende me e ndërlikuar pasi në ligj dhe në statusin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë nuk është parashikua­r që KLGJ mund të vendosë për largimin e gjyqtarëve në këtë mënyrë. Ndërkohë me largimin e Dvoranit, i cili mban dhe kreun e KED ndryshon edhe drejtimi i këtij institucio­ni. Sipas juristëve Dvorani është i zgjedhur si anëtar i KED për një mandat 1- vjeçar dhe si i tille do të vijoje të jetë pjesë deri në përfundim të mandatit ndërsa drejtimin e KED pritet ta marrë anëtari i Gjykatës Kushtetues­e.

Kreu i Gjykatës së Lartë njëherazi kreu i KED, Ardian Dvorani i kërkon KLGJsë së paku edhe tri ditë kohë për t’iu përgjigjur në lidhje me mandatin e tij. Në vlerësimin e gjyqtarit Dvorani përgjigja e tij për këtë çështje s’mund të bëhet brenda dy ditëve dhe ai do të ketë argumentet e tij së shpejti. KLGJ ka marrë në shqyrtim një kërkesë të Presidenti­t Meta për t’u shprehur për mbarimin e mandatit të Dvoranit. Kjo çështje rikthen përplasjen e presidenti­t Meta me kreun e KED, Dvorani për të cilin edhe SPAK ka hapur një hetim. Dvorani shpreh paqartësin­ë e tij se përse KLGj është investuar në këtë procedurë. “Së dyti, sikurse rezulton qartë edhe nga vetë Relacioni i Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, nuk kuptohet dhe nuk gjendet se çfarë natyre ka kjo çështje dhe bazuar në cilën dispozitë ligjore dhe kompetencë është investuar KLGJ për të diskutuar dhe marrë vendim. Kështu që çdo veprim i nxituar nga ana ime në dhënien e mendimit për çështjen dhe, në vlerësimin tim, çdo vendim eventual i KLGJ i marrë si në kushte të emergjencë­s, përveç problemeve të tjera të mundshme që mund të krijonte, do të përbënte edhe një precedent për të ardhmen. Prandaj, në vlerësimin tim koha e caktuar prej 2 ditësh, por që në fakt nga koha e marrjes në dijeni ky afat është shumë më e shkurtër, në vlerësimin tim është afat jo i mjaftueshë­m dhe i arsyeshëm”, shkruhet në letër.

SHKRESA

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania