Gazeta Shqiptare

Ekzekutimi i dy vëllezërve Haxhia, babai: Kemi marrë 40 mijë euro kredi për bizneset

Daja i viktimave: Në qershor kishim gëzim, do të fejohej më i vogli “Djemtë e mi e ndërtuan biznesin me kredi, kam lënë shtëpinë peng, ju lutem, mos na rëndoni më”

-

Policia dhe prokuroria e Durrësit vijojnë he timet për zbardhjen e vrasjes në atentatin mafioz të vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia. Ngjarje kjo e ndodhur pasditen e së hënës te tregu i makinave në Shënavlash, në zonën e Nishtullës. Pavarësish­t hetimeve intensive, deri tani policia nuk ka mundur të bjerë në gjurmë të autorëve. Ndërkaq, familjarët e viktimave kanë deklaruar për policinë se nuk dinë nëse djemtë kanë pasur ndonjë konflikt apo nëse ndonjë prej djemve ishte përfshirë në ndonjë konflikt apo nëse kanë pasur ndonjë kërcënim. Të afërmit i kanë thënë policisë se vëllezërit “kanë qenë në punë të tyre, merreshin me biznes”. Dy vëllezërit ishin djemtë e vetëm të familjes Haxhia. Tri motrat e tyre janë të martuara. Prindërit e djemve janë lajmëruar nga komshinjtë, pasi mediat kishin përcjellë lajmin për vrasjen e tyre. Dyshohet që tre persona kanë marrë pjesë në ekzekutimi­n e tyre. Dy prej tyre kanë derdhur dy krehra me fishekë me kallashnik­ovë me 64 plumba duke e bërë makinën shoshë dhe duke u siguruar që dy vëllezërit mbeten të pajetë. Policia është në pritje të tabulateve telefonikë të dy vëllezërve me cilët persona kanë kontaktuar së fundi para ekzekutimi­t. Janë bërë krehje në të gjithë zonën për të gjetur makinën, por deri tani nuk ka shenjë të makinës “Toyota” gri. Makina u zhduk pikërisht në vendin ku u ekzekutuan dy persona në fillim të marsit të këtij viti.

DËSHMITË E FAMILJARËV­E TË VIKTIMAVE

Në familjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, të vrarë në Durrës, ka vetëm dhimbje dhe zi. Vrasja ka ndodhur rreth një muaj para se të fejohej vëllai i dytë, Viktori. “Gazeta Shqiptare” ka mësuar se fejesa ishte lënë për në fillim të muajit qershor. Ai madje ishte emëruar edhe pedagog i asociuar në UAMD. Daja i viktimave, Nikollë Preci dje foli me dhimbje, por edhe i indinjuar mbi komentet mediatike që janë bërë për ta, ndërsa theksoi se po flasin me shumë se ç’dinë. Në këtë situatë kur kësaj familjeje i është mbyllur dera, ata kërkojnë nga shteti vetëm që të zbardhet e vërteta mbi këtë vrasje. Preçi tha se kjo familje, si shumë të tjera, ka qenë e varfër dhe se jetonte në një lagje periferike, por vetëm duke punuar me punë të pastra, ngritën gjithçka. Po ashtu daja u shpreh se familja nuk ka asnjë konflikt dhe nuk ka dijeni se për çfarë motivesh ka ndodhur krimi i dyfishtë. Për “Gazeta Shqiptare” ka folur edhe babai i viktimave, i cili ka treguar se si kishin punuar përgjatë këtyre viteve dy djemtë e tij. Mes të tjerash, Kola tha se ka punuar me djemtë si mekanik në servis makinash dhe tek lavazhi. Babai i viktimave tha se kanë marrë disa kredi për bizneset e tyre, siç ishte dhe një shumë prej 40.000 eurosh, të cilën i duhet ta shlyejë pasi kishte lënë shtëpinë peng. Ai kërkon nga shteti që të zbardhet e vërteta, ndërsa mediat të mos i shqetësojn­ë e rëndojnë më shumë në gjendjen e rëndë që po kalon familja me variantet e dyshimta që sjellin.

HETIMET

Dy ekzekutime, 4 të vrarë, 2 prej të cilëve vëllezër, e njëjta dorë. Kjo është ajo që ka rezultuar nga hetimet e prokuroris­ë për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, e ndodhur pasditen e së hënës në Durrës. Burime për “Gazeta Shqiptare” dje bënë me dije se Prokuroria e Durrësit ka ngritur një pistë të re hetimi duke bashkuar dy dosje. Bëhet fjalë për dosjen e vrasjes së dy të rinjve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, ngjarje e ndodhur më 2 mars të këtij viti. Bashkimi i këtyre dy dosjeve është bërë për faktin se dy vëllezërit Haxhia kanë njohje dhe marrëdhëni­e miqësore me dy viktimat e para. Shkoza dhe Avdia u ekzekutuan më pak se 1 km nga vendi ku u ekzekutuan vëllezërit Haxhia, me të njëjtën mënyrë e mekanizëm. Burime nga prokuroria thanë se po hetohet jo vetëm aktiviteti i biznesit të dy vëllezërve për automjetet, por edhe për një aktivitet të mundshëm kriminal të Besmir Haxhias. Po kështu, mësohet se bëhet fjalë për të njëjtin grup kriminal që ka qëlluar dhe ndaj Dorian Shkozës e Anxhelo

Avdias dhe ndaj vëllezërve Haxhia. Sa i përket atentatit mafioz, ashtu si më 2 mars edhe dje autorët janë larguar në të njëjtin drejtim. Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar se vëllezërit Haxhia kanë pasur kontakte telefonike me perso

DOSJET

Burime për “Gazeta Shqiptare” dje bënë me dije se Prokuroria e Durrësit ka ngritur një pistë të re hetimi duke bashkuar dy dosje. Bëhet fjalë për dosjen e vrasjes së dy të rinjve Dorian

Shkoza dhe Anxhelo Avdia, ngjarje e ndodhur më 2 mars të këtij viti. Bashkimi i këtyre dy dosjeve është bërë për faktin se dy vëllezërit Haxhia kanë njohje dhe marrëdhëni­e miqësore me dy viktimat e para.

Shkoza dhe Avdia u ekzekutuan më pak se 1 km nga vendi ku u ekzekutuan vëllezërit Haxhia me të njëjtën mënyrë e mekanizëm.

na që janë të dyshuar për vepra të rënda kriminale në qytetin e Durrësit dhe FushëKrujë­s. Policia e Durrësit ka kërkuar nga kompanitë telefonike tabulatet e viktimave, që të shikojnë se kush i ka marrë në telefon. Mendohet se ka qenë një vrasje barbare, pasi janë shtënë shumë plumba. Autorët do të thotë se kanë qenë të organizuar. Policia ka fokusuar vëmendjen tek konfliktet e mundshme të vëllezërve, ku borxhi duket si pista më e mundshme e këtij atentati. Ndërkohë, po hetohet dhe në lidhje me prishjen e pazareve të drogës. Kjo për faktin se në vitin 2018, një nga vëllezërit, Besmir Haxhiaj është deportuar nga Franca ku ka qenë person i dyshuar për përfshirje në narkotrafi­ke. Me gjithë hetimet e kryera, policia dhe prokuroria ende s’kanë një autor të dyshuar të këtij krimi në të cilin u ekzekutuan dy vëllezërit Haxhia. Ndërsa, burime të tjera konfidenci­ale bënë me dije se hetimet po drejtohen në Bari, aty ku edhe para një muaji, u kap një sasi prej 20 kg kokainë dhe heroinë, në një kamion të modifikuar. Mësohet se prokuroria ka kërkuar që të ‘ zbërthehen’ të dy aparatet celularë që përdornin dy viktimat.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi atentati
Vendi ku ndodhi atentati
 ??  ?? Vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia
Vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania