Gazeta Shqiptare

Konflikt pronësie mes 2 fqinjëve në Vlorë, pas dëmtimeve, 60- vjeçari humb jetën në spital

Goditi viktimën me shkop bejsbolli, në kërkim i riu

-

VLORË

– Një konflikt pronësie i ka marrë jetën një 60- vjeçari në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10: 04 të ditës së djeshme, pranë një karburanti në lagjen “11 Janari” të këtij qyteti. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie midis 2 shtetasve ( fqinjë) ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi me inicialet B. M., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës. Ndonëse u dërgua në spitali me urgjencë, 60- vjeçari Bujar Mehmetaj nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Policia ka identifiku­ar autorin e krimit, ndërsa po punohet intensivis­ht për kapjen dhe arrestimin e tij. Ndërkohë, pritet që të tjera detaje të dalin në dritë. Shkak i ngjarjes mësohet të jetë vendosja e kamerave të sigurisë në ambientet e njërës banesë, por me fushëpamje nga të dyja htëpitë. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se 25vjeçari Jurgen Lici ka goditur me shkop bejsbolli 60vjeçarin, me të cilin ka edhe krushqi, e për pasojë ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Lidhur me këtë ngjarje, dy punonjës të karburanti­t u shoqëruan nga policia në cilësinë e dëshmitarë­ve okularë. Mësohet se këta dy të fundit kanë dhënë dëshminë e tyre, çka mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërsa, i riu Jurgen Lici është shpal

NGJARJA

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se 25- vjeçari Jurgen Lici ka goditur me shkop bejsbolli 60- vjeçarin, me të cilin ka edhe krushqi, e për pasojë ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Lidhur me këtë ngjarje, dy punonjës të karburanti­t u shoqëruan nga policia në cilësinë e dëshmitarë­ve okularë. Mësohet se këta dy të fundit kanë dhënë dëshminë e tyre, çka mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

lur në kërkim dhe po punohet intensivis­ht për arrestimin e tij. Materialet në ngarkim të tij do i dërgohen për hetime të mëtejshme Prokuroris­ë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania