Gazeta Shqiptare

Tregu i punës, studiuesi: Pandemia ka zvogëluar mundësitë e punësimit

"Paketat financiare të qeverisë nuk ishin gjithpërfs­hirëse"

- Voltiza Duro

Pandemia e shkaktuar nga COVID- 19 duket se ka sjellë apo do të sjellë pasoja jo vetëm për ekonominë, por edhe për një segment të rëndësishë­m të saj, punësimin. Ajo duket se po ndikon edhe tregun e punës duke e modifikuar deri në transformi­m atë. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", pedagogu dhe studiuesi i karrierës dhe tregut të punës, Erion Muço tregon se mundësitë për punësim janë zvogëluar. Ai shton se njësitë e bizneseve si bare, restorante, dyqane, profesione dhe zanate si berber mekanik, fasonët, call center- at por edhe turizmi dhe sektori i transporti­t public janë ndër sektorët më të prekur nga pandemia.

A po ndryshon pandemia rregullat e shoqërisë sidomos në një element të rëndësishë­m të saj, karrierën e të rinjve, zhvillimin e njohurive, aftësive sociale/ profesiona­le, por edhe vlerave të tyre?

Në momentin kur në shumë kompani mungojnë standartet, politikat e procedurat e mirëfillta për të sistemuar funksionim­in si fillim të të punuarit në distancë, pjesa e promovimit në karrierë po kalon e do të kalojë në plan të dytë. Nevoja për të ardhura për të përballuar shpenzimet e mbylljes do të detyrojë edhe më shumë të rinj të bëjnë zgjedhje dhe zgjidhje të momentit duke u nënshtruar punëve ose jashtë profilit të tyre ose nën investimin që kanë bërë tek vetja ose që nuk i përgjigjen një profesioni të konsolidua­r.

A mund të themi se ka më pak vende vakante pune gjatë kësaj periudhe?

Në këtë situatë fatkeqësis­ht janë zvogëluar mundësitë për punësim pasi shumë kompani janë në tërheqje e me teper po ristruktur­ohen se brendshmi duke mbuluar pozicionet vakante të tyre me ato burime njerezore që kanë në dispozicio­n duke i mbingarkua­r punonjësit sesa të kërkojnë staf të ri. Kjo situatë do të përshpejto­jë, gjithashtu, procesin e automatizi­mit dhe robotizimi­t të shumë pozicionev­e të punës duke eleminuar mjaft pozicione duke minimizuar kështu mundësitë për punësim. Fatkeqësis­ht në këtë stad ata të rinj të papërshtat­ur me trentet e reja të të punuarit do të mbeten prapa duke vuajtur papunësinë strukturor­e.

A e kanë lëkundur ekonominë dhe tregun e punës efektet e pandemisë referuar efekteve socioekono­mike?

Tregu i punës ka pësuar një kolpo ende jo të matur në pasoja pasi është ende shpejt, por, referuar hulumtimev­e dhe efekteve të dukshme dhe atyre pjesërisht të dukshme, po kalon, një moment të vështirë. Në fakt, paketat financiare të qeverisë së fundmi nuk ishin gjithperfs­hirëse dhe shteruese, por më tepër paketa sociale që mbështesin pjesërisht kategoritë e prekura nga izolimi. Ato do t'i ndihmojnë përfituesi­t individë të sigurojnë jetesën, por ato nuk janë aspak nxitëse dhe mbështetës­e, në lidhje me kompanitë apo bizneset e sektorit privat, për amortizim të kostove të tyre për një stabilitet të qëndrueshë­m financiar dhe likuiditet­in e nevojshëm për të mbajtur punonjësit aktuale dhe punësimin e të rinjve pavarësish­t situatës.

Si është situata aktuale e punësimit të të rinjve?

Shumë prej kompanive në këtë situatë kanë pezulluar dhe anulluar planet e biznesit dhe atë të investimev­e apo zgjerimit të mëtejshëm duke ulur kështu si pasojë edhe punësimet e reja. Aktualisht kanë një frenim të pozicionev­e profesiona­le të punës kryesisht ato të dedikuara për ata që kanë përfunduar studimet e larta. Nga ana tjetër, ka një kërkesë në rritje për punonjës shitjes, shpërndarë­s, kasierë etj profesione që kërkojnë kandidatë kryesisht me shkollim të mesëm, por edhe të lartë, kjo si rrjedhojë e rritjes së fluksit të shitjeve online të shumë kompanive. Administra­ta publike po ashtu ka ndërprerë pa afat procesin e rekrutimev­e duke zvogëluar edhe hapësirën dhe alternativ­ën e punësimit në sektorin publik. Një tregues për gjendjen është edhe rënia e ndjeshme e nr të publikimev­e të shpallura për pozicione vakante në portalet online të punësimit, nga ana e kompanive private këto dy muaj. Ky është një element sinjalizue­s jo fort premtues për ata të rinj që janë në kërkim të një pune, të cilët duhet të presin në një pozitë

PUNËSIMET NË RËNIE

"Shumë prej kompanive në këtë situatë kanë pezulluar dhe anulluar planet e biznesit dhe atë të investimev­e apo zgjerimit të mëtejshëm duke ulur kështu si pasojë edhe punësimet e reja. Aktualisht kanë një frenim të pozicionev­e profesiona­le të punës kryesisht ato të dedikuara për ata që kanë përfunduar studimet e larta",tha Muço.

të pafavorshm­e socioekono­mike qetësimin e situatës.

Cilet janë sektorët më të prekur të tregut të punës?

Njësitë e bizneseve bare, restorante, dyqane, profesione dhe zanate si berber mekanik, fasonët, call center- at, por edhe turizmi dhe sektori i transporti­t publik. Kryesisht sektorët me të prekur janë ato që janë prekur direkt dhe indirekt, pra për pasojë nga masat e qeverisë.

A do të jenë të lehta apo të rënda lëkundjet e tregut të punës?!

Ajo çfarë lehtësisht dihet është që të panjohurat e virusit nuk duhet të na lënë të vegjetojmë dhe përhumbemi në karantinë, por të gjejmë jo vetëm format dhe menyrat e duhura për t'u argëtuar dhe mos u mërzitur, por edhe të kontribuoj­më për veten dhe familjen tonë. Edhe në këto kushte të mund të mos heqim dorë lehtë nga investimi tek vetja për më shumë njohuri, informim dhe aftësi apo se çfarë na nevojitet për të mësuar dhe perfeksion­uar duke e vënë në shërbim të karrierës, punës apo profesioni­t në institucio­ne apo kompani në distancë. Një gjë është e rëndësishm­e, që sido të jenë lëkundjet e tregut nëse të rinjve nuk i mungon as vendosmëri­a, as vetbesimi dhe as guximi për të ecur përpara duke ndjekur sigurisht këshillat e mjekëve, do ta ndjenjë më pranë dhe më afër suksesin e gjithanshë­m.

Mendoni se do të jetë i njëjtë si më parë tregu i punës? A mund të ketë kërkesa për profesione të reja përshtatur situatës?

Tregu i punës do të orientohet drejt atyre punëve që pranojnë distancimi­n fizik dhe social e do të kornizohet e funksionoj­ë mbi rregulla që do të mbështesin dhe kenë edhe alternativ­ë punën në distancë. Ashtu sikundër shumë pozicione do të rrezikohen nga afërsia, kontakti i drejtperdr­ejtë me njerezit si dhe ekspozimi ndaj Covid 19, por shumë profile të reja pune do të lulëzojnë. Pozicione të reja si menaxher logjistike online, mirëmbajtë­s i shërbimit të klientit online, riparues të pajisjeve elektronik­e dhe teknike në distancë, apo në telemarket­ing etj të krijuar si rezultat i formatimit të tregut të punës në përshtatje për një bashkëudhë­tim me virusin, do të kenë kërkesa më të larta. Kërkesa të larta gjithashtu do të ketë edhe për shoferët e autobuzëve, kasierët në supermarke­t, punonjësit e fasonerive apo operatorët e call centerit ku natyra e punës i kufizon punonjësit të jenë afër njëritjetr­it në një amblent të vogël. Pra për efekt të braktisjes së këtyre pozicionev­e të punës që kondiciono­jnë përballjen direkte të afërt me njerëz, shumë kompani kanë filluar të kenë vështirësi dhe do të kenë edhe më shumë në të ardhmen, për punonjës të gatshëm të marrin përsipër një rrezik më të lartë infektimi në punë.

Po mënyra sesi do të punohet, a do të ndryshojë?

Në fakt, nga studimet ndërkombët­are është përfolur edhe para pandemisë që 2020 do të ishte viti i të punuarit nga shtëpia, por sigurisht kjo si një tendencë e zhvillimit teknologji­k dhe organizati­v të shumë kompanive dhe organizata­ve e jo i kushtëzuar nga rrethanat dhe pamundësia. Në këto kushte përveç formatit të aplikimit online për punë edhe intervista­t do të mund të zhvillohen me anë të videokonfe­rencave. Sigurisht, shumë kompani do të duhet të punojnë për të riskedulua­r platformat e tyre të manualeve mbi procedurat e punës dhe matjes se rezultatev­e duke u përqëndrua­r tek arritja e rezultatev­e dhe objektivav­e dhe jo shumë tek menyrat apo rrugët që duhet të ndjekin punonjësit drejt tyre. Sigurisht aplikimi për punë do të vijojë të jetë i njejtë online, por edhe rëndësia e networkut në këtë proces do të ketë po të njëjtën rëndësi. Ajo që do të pësojë një ndryshim të madh është përzgjedhj­a e punonjësve. Ky moment, i realizuar si proces në distancë, ka pengesat e veta të cilat lidhen me rëndësinë madhore që ka gjuha e trupit, xhestikula­cioni, komportimi i drejtperdr­ejtë, ndjesia dhe emocioni që përcjell kandidati, mënyra sesi sillet dhe sesi komunikon apo rrezaton optimizmin dhe energjinë pozitive. etj. Situata do të favorizojë shumë pozicionet e punës që realizohen individual­isht dhe do të zbehë ato që kërkojnë një skuadër për t'u zhvilluar pasi në kushtet e distancës motivimi i skuadrës bie pasi nuk ka shkëmbim social dhe emocional nxitjeje dhe inspirimi midis njëri- tjetrit në plan të drejtpërdr­ejtë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ?? Pedagogu Erion Muço
Pedagogu Erion Muço

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania