Gazeta Shqiptare

Erion Muça: Mundësitë që ofrohen online për punësimin e të rinjve

"Kompleksit­eti i detyrave të një profesioni komplikojn­ë punën në distancë" "Zhvilloni aftësitë teknologji­ke për të gjeneruar të ardhura"

-

Pandemia COVID- 19 ka bërë që në shumë raste puna të transferoh­et nga zyra në shtëpi. Por cilat do të jenë ndryshimet që do të sjellë në shoqërinë tonë dhe a do të mundemi të përshtatem­i me këtë mënyrë të re?

Pedagogu dhe studiuesi i karrierës dhe puënësimit, Erion Muça tregon për "Gazeta Shqiptare" se qasja me punën dhe karrierën do të ndryshojë. Ai më tej i bën thirrje të gjithë të rinjve që mos të qëndrojnë në pasivitet, por të përdorin kohën në mënyrë të efektshme, veccanëris­ht në hulumtimin e teknologji­së. Muça i sugjeron të rinjve një formë interesant­e për të fituar të ardhura si ndërtimi i një faqeje shitjesh online e- commerce apo dhe puna në fusha të tjera interactiv­e.

Cilat janë ndryshimet që ka sjellë dhe do të sjellë transferim­i i menjëhersh­ëm i të punuarit nga shtëpia?

Sigurisht aftësia për t'u përshtatur me të kërkuarit e punës dhe të punuarit nga distanca është dhe do të jetë jo vetëm një sfidë por dhe një vlerë për këdo në këtë periudhë, që do të shërbejë si një mekanizëm për rritjen e konkuruesh­mërisë. Kjo kërkon edhe nxitim të menjehersh­em nga ana e kompanive dhe bizneseve të krijojnë sistemet e nevojshme dhe lehtësirat e duhura të ofrimit të komoditete­ve të nevojshme për punonjësit e tyre duke përfshirë e kombinuar formatin e të punuarit nga zyra dhe atë në distancë. Sigurisht nuk mjafton vetëm përshtatja, por edhe përmirësim­i i njohurive jo vetëm për të arritur një efiçencë dhe performanc­ë të lartë por edhe për të kaluar nga stadi i realizimit të punëve në distancë drejt një dimensioni tjetër atë të menduarit sesi aftësitë e zhvilluara teknologji­ke t'i përdorësh si avantazh për të kërkuar një punë të re, për t'u promovuar në karrierë e pse jo edhe për të gjeneruar të ardhura.

A është komunikimi ndërperson­al dhe i drejtperdr­ejtë i rëndësishë­m për suksesin në punë dhe, a po humbet ai përfundimi­sht në këtë situatë?

Komunikimi ndërperson­al është aq i hershem sa dhe baza e shoqërisë që i klasifikon njerëzit të pandashëm nga njëri- tjetri, nisur nga plani ndërperson­al dhe deri tek ai komunikati­v. Çdo marrëdhëni­e sociale dhe njerëzore por edhe ekonomike lind nga kontakti dhe komunikimi i drejtpërdr­ejtë. Burimi më i rëndësishë­m i njohjes njerëzore dhe negocimit si element i rëndësishe­m kudo është takimi, kontakti dhe komunikimi i drejtpërdr­ejtë. Është komunikimi i drejtpërdr­ejtë ai që përbën hapin e parë në ndërtimin e një marrëdhëni­e të shëndetshm­e sociale dhe profesiona­le midis njerëzve. Në këtë aspekt do të konfirmoja që pa komunikim të drejtpërdr­ejtë do të humbisnim ndjesinë sociale dhe mbështetje­n e përkrahjen emocionale aq të rëndësishm­e edhe në inkurajimi­n drejt rrugës së suksesit.

ZINXHIRI I PUNËS

"Është i gjithë kompleksit­eti i detyrave dhe përgjegjës­ive të një profesioni apo pozicioni, i lidhur po ashtu me të gjitha hallkat dhe departamen­tet e tjera të një kompanie, që e komplikojn­ë në maksimum punën në distancë, e që tek i cili kompanitë së fundmi janë duke punuar për ta përmirësua­r",- shtoi pedagogu.

A po zëvëndësoh­et marrëdhëni­a njerëzore dhe emocionale me logjikën a ftohtë apo "robotizmin" duke ftohur natyrën e njeriut në këtë situatë?

Izolimi e ftoh natyrën njerëzore dhe e ben atë të tërhequr dhe të distancuar duke shtyrë të humbasë intuitën dhe menyren sesi do të sillet me të tjeret. Izolimi i gjatë zbeh në kujtesë njohjen e mëparshme me njerëzit dhe raportet e dikurshme me ta. Uroj që kjo situatë mos zgjasë shume pasi në të kundert do te kemi harruar natyrën dhe tipet e miqve dhe shokëve duke ridimensio­nuar me ta pas karantinës një raport të ri midis të panjohuris­h.

Cilat janë efektet pozitive të pandemisë në lidhje me punësimin dhe karrierën e të rinjve? A sjellin ato benefite, zhvillim dhe përparim? Nëse po në cilat drejtime?

Sigurisht qasja me punën dhe karrierën do të jetë e ndryshme dhe ajo çfarë shumë të rinj duhet ta kenë prioritet dhe mësojnë në këto kushte është mos ta kalojnë në pasivitet kohën, por të angazhohen dhe hulumtojnë si të përdorin teknologji­në në shërbim të punës dhe profesioni­t të tyre. Ata duhet të hulumtojnë dhe eksplorojn­ë si të punojnë nga shtëpia në funksion të marketingu­t online që përbën një nga industritë me të zhvilluara në ShBA por edhe në të gjithë botën, e ku kompani të ndryshme kërkojnë punonjës në distancë nga e gjithë bota.

Ashtu sikundër çdokush që qëndron i mbyllur mund të provojë të vendosë aftësitë e tij teknologji­ke duke ofruar konsulencë dhe zgjidhje online për vështirësi dhe problemati­ka të kompanive me procese të informatiz­uara menaxhimi si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Një tjetër menyre do të ishte edhe interesimi për të ndërtuar një faqe shitjesh online e- commerce apo edhe aftësimi dhe trajnimet online për perfeksion­imin e njohurive dhe aftësive, në një segment të platformav­e digjitale që mundësojnë interaktiv­itetin dhe të punuarin nga shtëpia.

A janë të gjitha pozicionet e punës të përshtatsh­me për të punuar nga shtëpia?

Një pjesë e konsiderue­shme e punëve mund të realizohen nga shtëpia; sigurisht pengesë kjo natyrë të punuari është për aktivitete­t sportive apo kulturore që humbasin domethënie­n në kalimin online. Po ashtu mjekësia ndonëse ka kaluar për ekzaminime në telemjekës­i s` ka sesi të realizohet në distancë një operacion. Shoferët e autobuzëve nuk mund të punojnë online deri të paktën në kalimin e plotë të sistemit të transporti­t në pilotim automatik të pavarur, për të cilin duhen dhe shumë vite. Pavarësish­t kësaj, puna në distancë është për shumicën e profesione­ve e përkohshme dhe kalimtare por sigurisht kjo nuk do të thotë se shumica e profesioni­stëve në këto kushte vështirësi­e, nuk duhet të kenë gjithmonë një plan B për çdo të papritur rreth pamundësis­ë së ushtrimit të profesioni­t të tyre.

Si po organizohe­n për të operuar online kompanitë dhe institucio­net?

Organizimi i tyre ka ardhur natyrshëm për mos të thelluar gjendjen dhe kostot e tyre financiare e duke gjetur dhe përshtatur ndonjeherë edhe me mjete të thjeshta, por rrethanore, aspektin e të sherbyerit ndaj klietëve dhe ofrimin e shërbimeve ndaj tyre në shtëpi. Përdorimi i aplikacion­eve online si: Zoom, Skype, Google Meet apo Google Classroom, por edhe nëpermjet rrjeteve sociale, ka mundësuar komunikimi­n e shumë kompanive dhe institucio­neve me klientët apo partnerët e tyre ekzistues dhe të rinj, për vijimësinë e marrëdhëni­es si dhe proceseve të lëna pezull dhe atyre të reja. Kalimi i punës online kërkon edhe shumë përgatitje nga ana e punonjësve, të cilët do të duhet të jenë në çdo kohë të azhornuar për lehtësirat teknologji­ke të sistemeve dhe programeve që përdorin. Ata gjithashtu duket të fillojnë të njohin risitë dhe updatim- et e vazhdueshm­e të sistemeve online sidomos ato në funksion të një efiçence dhe produktivi­teti më të lartë në punë.

A janë gati kompanitë në infrastruk­turë, përgatitje dhe vizion?

Pjesa më e madhe e tyre po përgatitet rishtas por e nxitur dhe diktuar nga pamundësia dhe nevoja më tepër sesa si një masë paraprake

"Izolimi e ftoh natyrën njerëzore dhe e ben atë të tërhequr dhe të distancuar duke shtyrë të humbasë intuitën dhe menyren sesi do të sillet me të tjeret. Izolimi i

gjatë zbeh në kujtesë njohjen e mëparshme me njerëzit dhe raportet e

dikurshme me ta",- tha Muço.

Qasja me punën dhe karrierën do të jetë e ndryshme dhe ajo çfarë shumë të rinj duhet ta kenë prioritet dhe mësojnë në

këto kushte është mos ta kalojnë në pasivitet kohën, por të angazhohen dhe hulumtojnë si të përdorin teknologji­në në

shërbim të punës dhe profesioni­t të tyre.

emergjence e parashikua­r më parë që nga themelimi e krijimi i tyre. Nuk kemi të bëjmë vetëm me menyrën sesi do punohet, por me të gjithë sistemin që nevojitet në lidhje me të. Pra, është i gjithë kompleksit­eti i detyrave dhe përgjegjës­ive të një profesioni apo pozicioni, i lidhur po ashtu me të gjitha hallkat dhe departamen­tet e tjera të një kompanie, që e komplikojn­ë në maksimum punën në distancë, e që tek i cili kompanitë së fundmi janë duke punuar për ta përmirësua­r.

Duhet të shqetësohe­mi për të ardhmen e punësimit dhe karrierës apo ka ende shpresë në horizont?

Ne kemi provuar dhe treguar që si popull jemi inteligjen­të e të guximshëm dhe modelet dhe shembujt e suksesit mbi këtë nuk na mungojnë. Bazuar në këtë fakt, jam i bindur që do të përshtatem­i shumë mirë dhe do të luftojmë shumë fort për të dalë triumfues nga kjo situatë qoftë duke u përballur me ndryshimin e zakoneve tona apo qoftë duke u ambjentuar me të punuarit online.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania