Gazeta Shqiptare

Kadastra jep tapitë për 1000 pronarë, dhe kompenson 300 të tjerë

Tokat e zëna nga ndërtimet pa leje, përfituesi­t e certifikat­ave të pronësisë Shpërndahe­t fondi, përfituesi­t në 12 qarqe

-

Agjencia e Kadastrës Shtetërore publikon listën me 1000 persona që kanë ndërtuar pa leje dhe do të marrin tapitë për truallin dhe 300 pronarë që do të marrin kompensimi­n për pronën e zënë nga ndërtimet informale. Përfituesi­t janë në të gjithë vendin. Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se përfituesi­t do të pajisen me certifikat­ën e pronësisë brenda afateve ligjore. Qeveria ka miratuar kalimin e së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për 1000 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuar­a dhe kompensimi­n financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshm­e që preken prej tyre, ku përfitojnë rreth 300 pronarë.

PËRFITUESI­T

Përfituesi­t janë në qarqet Berat, Elbasan, Durrës, Tiranë, Shkodër, Vlorë,

Gjirokastë­r, Kukës dhe Korçë. Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të regjistroj­ë sipërfaqet takuese dhe do të japë certifikat­ën e pronësisë. Sipërfaqja e parcelës për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m ² . Sipërfaqet mbi masat e përcaktuar­a në këtë pikë, të cilat për shkak të përmasave ose konfigurac­ionit nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin nëpërmjet një kërkese me shkrim. Pasi është miratuar kalimi i pronësisë për parcelat ndërtimore, është miratuar edhe kompensimi për pronarët. Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe masën e kompensimi­t financiar për pronarët e pasurive të paluajtshm­e që preken nga ndërtimet e legalizuar­a.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania