Gazeta Shqiptare

1936, kur Ernest Koliqi qe më i majtë se Enver Hoxha

Fjalimi në ceremoninë për Çerçiz Topullin e Mustafa Qullin

-

Ndërsa pas shumë përpjekjev­e për t’u bërë në Shqipëri protagonis­t politik i dorës së parë, më në fund Enver Hoxha ia doli kësaj ambicieje, duke kapur në maj 1944 postin e kryeminist­rit të një qeverie, që ende nuk e kontrollon­te tërë territorin, në tetor të atij viti me mundësi më tepër për ta zotëruar këtë hapësirë shtetërore dhe më në fund tejet fuqiplotë në parakalimi­n e 28 nëntorit 1944 në Tiranë, mes shumë punëve qeverisëse, rindërtues­e, por edhe egërsisht shtypëse, atij iu desh ditë pas dite ta përshtaste biografinë me shumë mungesa me gjendjen e re.

Kjo qe njëkohësis­ht njëra nga punët e tij më të ndërlikuar­a dhe që kërkonte kohë e dinakëri, vëllim kolosal manipulimi, por edhe pamëshire për të sakrifikua­r çdo lidhje të padobishme njohjeje, miqësie dhe madje familjare. Nuk u ndal edhe para zhdukjeve fizike. Formati i imazhit të tij publik duhej të qe vezullues.

Këtu nuk është fjala se Enver Hoxha ishte një vagabond, një hajdut, homoseksua­l apo injorant dhe këto duhej t’i fshihte. Nuk i kishte këto defekte, edhe pse pas shembjes së regjimit të tij personal çfarë nuk është sajuar e shpifur po njëlloj siç bëri vetë Hoxha, për t’ia djallosur figurën me çdo mjet të mundur.

Falsifikim­et e jetës së tij ishin gjëra shumë më ligësisht serioze. Prandaj në këtë veprim të tij, ai zgjodhi si krah të djathtë bashkëshor­ten e vet, së cilës i dha majën e piramidës përpunuese dhe botuese të librave: postin e drejtoresh­ës në Institutin e Studimeve Marksiste- Leniniste. Ata që të dy në këtë mision nuk qenë përtacë, por shumë sistematik­ë, metodikë dhe punëtorë. Nexhmije Hoxha e vijoi këtë mision edhe pas vdekjes së bashkëshor­tit të saj, edhe pas rënies së diktaturës, edhe pas burgimit të vet, deri sa i rrahu zemra dhe kishte jetë. Shtoj se Hoxha nuk është i vetmi që e ka kryer këtë manipulim të madh, ai thjesht qe më i spikaturi prej liderëve politikë shqiptarë të shekullit të shkuar, ku për pastërti sinqeritet­i ka ekzistuar një majëmali: Ismail Qemali. Duhet thënë gjithashtu se pas hapjes gjysmëdemo­kratike të Shqipërisë në dhjetor 1990, falsifikue­sit e biografive të tyre, që nga politika e deri tek arti, u shumuan aq fort dhe janë aq të papërmbajt­ur saqë ustai Enver Hoxha tashmë në histori ka përfunduar në një çirak.

FJALIMI KONFORMIST DHE AHMET ZOGU

Hoxha, si edhe me përparësi të gjithë shqiptarët, kishte një cilësi të dukshme: nacionaliz­min. Nuk ia kanë edukuar posaçërish­t, ai ka lindur bashkë me të. Në familjen dhe rrethin e tij më të afërt, masivisht të gjithë qenë atdhedashë­s të dukshëm. Edhe Gjirokastr­a, kjo kryekështj­ellë e kufirit jugor të sovranitet­it etnik, e tillë është. Sepse kanë dalluar tek Enver Hoxha një nacionalis­t ( dhe jo vetëm se në 1936 sapo kishte ardhur nga Franca dhe qe bir e nip i një familje të dalluar mëmëdhetar­e të qytetit) e caktuan të bënte pjesë në delegacion­in për marrjen në Sarandë dhe sjellë në Gjirokastë­r, të eshtrave të Bajo Topullit.

Hoxha shkruan se kjo mundësi iu dha jo nga autoritete­t, por vetëm prej mësuesit të tij të njohur Thoma Papapano. Këtë e rrëfen te libri i tij i kujtimeve “Vite të rinisë”.

Thotë: “Përgatitja e fjalës që do të mbaja më preokupont­e, sidomos për faktin se gjer në çmasë duhej të shprehja lirisht e hapur

ENVER HOXHA

Edhe pse kemi të paktën dy mote që bashkë me studiuesin Vrioni, duke mos e parë në foton e Beratit Enver Hoxhën, po kërkojmë të mësojmë se pas minimumi pranisë së tij në Shkodër, ku shkoi me delegacion për të marrë eshtrat e Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit dhe sjellë ato në vendlindje, ku në të vërtetë ishte. Deri tani nuk ia kemi dalë, sepse nuk dëshirojmë të ngutemi e ta mbyllim këtë dosje hetimi publicisti­k me shënimin sipër kapakëve të saj: Enver Hoxha sërish gënjen.

ato që më zienin mua në kokë, si gjithë djalërisë përparimta­re të kohës. Ceremonia do të ishte publike, do të merrte pjesë populli, por, donin s’donin, do të vinin edhe autoritete­t e vendit, që nga prefekti e kryetari i bashkisë e gjer te xhandarmër­ia. Duhej gjetur, pra, një gjuhë e një mënyrë e tillë e të thënit të gjërave që fjala për patriotin e shquar të tingëllont­e edhe si nderim e mirënjohje e thellë për të e për gjithë patriotët e tjerë që shkrinë

jetën për atdheun, por edhe si betim i djalërisë e i popullit për ta çuar përpara e për ta realizuar çështjen e shenjtë të Shqipërisë, të përparimit e të transformi­mit të saj”.

Më pas në kujtimet e veta Enver Hoxha shkruan e zezë në të bardhë: “Njerëzve të regjimit disa pjesë u dogjën, por gjuha e përdorur ishte zgjedhur me kujdes”.

Duke ua mohuar autoritete­ve të pushtetit lokal në mos organizimi­n, mirëdashje­n dhe kontributi­n për këtë veprimtari, si edhe Ahmet Zogut kujdesin që për qëllime të brendshme politike tregonte ndaj figurave të tilla atdhetare ( në “Vite të Rinisë” vetë E. H. paraqet edhe një foto para monumentit të lartë të Çerçiz Topullit në Gjirokastë­r, ndërtuar në vitet e monarkisë) në këtë libër është publikuar edhe një faksimile e faqes së parë të gazetës lokale “Demokratia”, të drejtuar atë kohë nga Xhevat Kallajxhiu.

Ngjarjen e veçantë të fjalimit ajo e paraqit si në faqen e parë, madje në krye të saj. Sipas pamjes së botuar në 1983, ai qe kryeartiku­lli i të gjithë edicionit të 1 gushtit 1936.

Në titullin kryesor të shkrimit “Ceremonia e inaugurimi­t të varrit të Patriotit të madh Bajo Topulli”, pjesa pasuese nis me nëntitulli­n germëmadh “Flet Enver Hoxha”. Teksti fillon me fjalët “Pardje të Premten u mbushën plot gjashtë vjet që kur ti, o Bajo, na u ndave nga gjiri i Shoqërisë Shqiptare. Megjithatë na duket sikur ka qenë dje, aq i gjallë është kujtimi yt në zemrat... e djalërisë që të njohu dhe të çmoi nga veprat e larta patriotike që i kushtove kësaj toke të shumë vuajtur. Djalëria shqiptare, besnike e principeve tuaja, gjunjëzohe­t para këtij qivuri modest dhe me admirim çuditet si ju o veteranë të paktë keni lënë vepra aq të shumta...”.

Siç mund ta shihni nga fotoja e kësaj faqe të parë të “Demokratia”, e cila shoqëron botimin e këtij shkrimi, deshifrimi i tekstit të kolonës së dytë është shumë i vështirë dhe turbullimi viziv i saj duket si punë e kryer qëllimisht. Me sa mund të shquash prej fjalëve dhe ta hamendësos­h të plotë tekstin, Enver Hoxha në këtë fjalim të tij nuk ka asnjë rrokje apo fjalë, bashkim e tog të tyre, që të nënkuptojë ndonjë nga ato gjoja pjesë të tij “djegëse” për regjimin zogist. Çfarë tha qe konformist­e me regjimin.

Kjo duket se është edhe arsyeja që kjo fjalë nuk u botua ndonjëherë në mbi 150 botimet e tij të “Veprave”, “Kujtimeve”, “Ditareve”, librave teorikë apo të atyre të mbushur me fjalime dhe dokumente partiakë. Po të publikohej do të dukej lehtësisht se tek Enver Hoxha i motit 1936 nuk kishte as hapët dhe as fshehurish­t me nëntekste, ndonjë rebel politik komunist, një kryengritë­s ndaj regjimit të Ahmet Zogut, një admirues dhe luftëtar i një Shqipërie më të lirë e më të zhvilluar.

Por, kjo foto e turbulluar e tekstit tek “Vitet e rinisë” ka edhe një arsye tjetër. Në të vërtetë ajo fjalë nuk u publikua ndonjëherë në faqen e parë të “Demokratia”, siç është montuar. Në botimin e saj të 1 gushtit, numri 505, kryeartiku­ll ka qenë shkrimi “Populli dhe zyrtarët”, kurse ceremonia e inaugurimi­t të varrit të Bajo Topullit ndodhet në faqen e katërt. Pikërisht këtu botohet edhe fjala e E. H..

Ndërkohë, këtë manipulim e pason edhe një hollësi tjetër. Ndërsa Hoxha e rrëfen ngjarjen sikur qe ai fjalimmbaj­tësi kryesor, në brendësi të “Demokratia” të 1 gushtit 1936 thuhet se i pari pati qenë prefekti i Gjirokastr­ës, Nikollaq Zoi,

 ??  ?? Ceremonia në Berat për Çerçiz Topullin dhe Muço Qullin
Ceremonia në Berat për Çerçiz Topullin dhe Muço Qullin
 ??  ?? Enver Hoxha në ballkonin e Bashkisë së Shkodrës foto e manipuluar pasi ka fshirë të tjerët
Enver Hoxha në ballkonin e Bashkisë së Shkodrës foto e manipuluar pasi ka fshirë të tjerët
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania