Gazeta Shqiptare

COVID- 19 dhe Europa mes globalizim­it e sovranitet­it

-

e tregjeve dhe situatave në mënyrë më efikase.

Prodhuesit evropianë, gjithashtu, duhet të vlerësojnë ekspozimin e tyre ndaj rrezikut dhe të diversifik­ojnë zinxhirët e tyre të furnizimit. Ata nuk mund të varen në nevojat e produkteve nga një furnizues i vetëm në një vend të vetëm. Si pasojë e luftës tregtare SHBA- Kinë, kompanitë tashmë kanë filluar të ristruktur­ojnë zinxhirët e tyre të furnizimit jashtë Kinës. Kjo lëvizje mund të përshpejto­het pas përfundimi­t të krizës.

Megjithatë, pandemia mund të jetë një pikë kthese pozitive. Ajo është një shans për Evropën të fitojë sovranitet­in e saj mbi industri të rëndësishm­e, siç janë prodhimi mjekësor dhe farmaceuti­k. Në një mjedis kaq të pasigurt gjeopoliti­k, nevoja për të siguruar furnizime thelbësore për të zvogëluar varësinë e Bashkimit Evropian nga pjesa tjetër e botës nuk ka qenë kurrë më kritike.

Presidenti francez Emanuel Macron kohët e fundit njoftoi se ai dëshironte pavarësinë e plotë dhe të plotë të Francës në prodhimin e maskave “deri në fund të vitit”. Ky është hapi i parë. Por BE duhet të miratojë një strategji të vërtetë të zinxhirit të furnizimit për produktet mjekësore.

Fuqia punëtore evropiane është relativish­t e shtrenjtë, por një proces i kombinuar i punës së automatizu­ar dhe manuale duhet t’i lejojë kompanitë të rikthejnë prodhimin e tyre në Evropë. Në industrinë e elektronik­ës, robotizimi mund të kontribuoj­ë në afërsi pasi linjat e prodhimit tashmë janë robotizuar plotësisht në Kinë. Disa prodhues evropianë të robotikës tashmë janë duke punuar për këtë.

Një gjë është e sigurt, periudha përpara nesh kërkon një shndërrim të modelit global të prodhimit dhe zinxhirit të furnizimit.

Marrë nga Internatio­nal Politics and Society. Përktheu:

Sali Metani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania