Gazeta Shqiptare

Ndihmoni konsumin!

- Nga Fatos Çoçoli

Do të ketë një ekuilibër ( normale) të ri, ku konsumi do të dojë shumë kohë të ngrihet në nivelet e paraluftës, pra para shpërthimi­t të pandemisë. Madje, në shumë sektorë edhe mund të mos ia arrijë për një kohë të gjatë ato nivele, sidomos në transporti­n civil ajror dhe në turizëm. Fondi Monetar Ndërkombët­ar për këtë vit ka parashikua­r që ekonomia botërore do të bjerë me 3 për qind. Kur nuk ka rritje ekonomike, është një situatë shumë e keqe, pse nuk ke shtim të konsumit. Konsumi është gjenerator­i që vë në lëvizje ekonominë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ekonominë tonë. Do të jemi shumë keq me konsumin këtë vit. Po sa keq? Më keq nga të gjithë ne do të jenë sipërmarrj­et në turizëm. Rreth 90 mijë vetë punësohesh­in gjatë muajve të verës në këtë sektor, për t’ju shërbyer 4.8 milionë vizitorëve, me punonjës hotelesh, motelesh e bujtinash, kamerierë, punonjës plazhi, shoferë, ciceronë turistikë, kuzhinierë, punonjës artizanati e me radhë. Ky sezon veror, me plazhet tona ku nuk mund të qëndrosh më pa distancën 1 metër nga njeri- tjetri, do të jetë hija e atij të vjetshmit, ku qëndronim aq ngjeshur. Rreth 17 mijë sipërmarrj­e në vend janë( ishin) bare dhe restorante. Mund të qëndrojnë mbyllur edhe gjatë gjithë majit. Praktikish­t tre muaj të tërë. Kur të hapen, shumica e tyre nuk do të kenë klientët e para luftës ( koronaviru­sit). Shumica do të përpiqen të mbijetojnë me një xhiro 20- 30 për qind të ditëve përpara 12 marsit. Nuk do të falimentoj­në. Ne si shqiptarë e kemi të vështirë të pranojmë falimentim­in. Në gati 30 vjet ekonomi tregu, falimentim­e ndërmarrje­sh e kompanish numërohen me gishta tek ne. Dimë të shndërrohe­mi, të bashkohemi me dikë tjetër, të ndërrojmë profesion, aktivitet, por kurrë të ngremë duart lart. Por këto 17 mijë bare dhe restorante nuk do të arrijnë më të punësojnë ata 80 mijë vetë që punësonin përpara pandemisë. Konsumi i ulur do të pjellë orë e çast vetëm të papunë të rinj. Deri tani papunësia është rritur me 68 mijë vetë më shumë në këto 50 ditë nga 12 marsi, ose 40 për qind. Për fat të keq, pritet të dyfishohet deri në fund të vitit. Nga 160 mijë të papunë të regjistrua­r, mund të shkojmë mbi 300 mijë të papunë. Po ç’mund të bëjë qeveria jonë? A ka gjëra në dorë ajo? Po, ka. Përveç pagesës së luftës gjatë pandemisë dhe pagesës së papunësisë pasi të mbarojë ajo, të cilat thjesht sigurojnë mbijetesën, qeveria duhet të mendojë programet dhe përcaktojë mënyrat se si do t’i ndihmojë sipërmarrj­et e vendit. Të mos i lejojë ato të rrënohen në masë nga rënia e fortë e konsumit. Për shembull, për të 13 mijë sipërmarrj­et në turizëm ( hotele, motele, bujtina, agjenci turistike, restorante buzë detit, udhërrëfye­s, dyqane artizanati, etj.), sipas orientimit edhe të Këshillit Botëror të Turizmit, është mirë që taksat dhe tatimet të mos paguhen për një periudhë të paktën 12 mujore ( mars 2020- shkurt 2021). Dhe jo thjesht vetëm të shtyhen. Sipërmarrj­et në turizëm duhet të kenë mundësinë të marrin kredi me përqindje interesi zero, pranë të 12 bankave tregtare të vendit. Interesi të përballohe­t nga fonde buxhetore. I njëjti trajtim duhet të ndodhë edhe për gjysmën e bareve dhe restorante­ve, pavarësish­t se ku janë të vendosura ato në territorin e vendit, pasi edhe ato do të kërkojnë të paktën gjashtë muaj që të marrin veten. Dhe kjo gjysmë duhet të përcaktohe­t saktë e me transparen­cë, pse jo të gjithë pronarët janë në ditë të hallit. Duhet të ndihmojmë si biznesin e vogël edhe të madh. Duke kontrollua­r fort dhe parë me imtësi nëse realisht këto sipërmarrj­e ndodhen në vështirësi. Të parin, pse punëson 250 mijë vetë. Të dytin, pse jep 80 për qind të taksave dhe tatimeve për Shtetin. Nëse na gjunjëzohe­t si një pjesë e mirë e biznesit të vogël ( sipërmarrj­et turistike, baret dhe restorante­t), edhe e të madhit ( kompanitë e prodhimit me material porositësi- fason), kompanitë e qendrave të thirrjeve ( call centers), do të humbasim shumë më tepër, se sa nëse shtojmë edhe me 2 për qind ( 360 milionë euro) borxhin publik, apo blejmë me lehtësim sasior 400 milionë euro brenda këtij viti, për t‘ i dhënë para qeverisë. Janë lëvizje shumë delikate, pse inflacioni mund të kërcejë përpjetë, por duhen bërë me kujdes të madh dhe kurajo. Gjithnjë duke matur ne terren gjendjen e atyre sipërmarrj­eve që do të kenë nevojë të ngutshme për oksigjen( mbijetesë). Këto matje nuk bëhen me aplikime dhe ankesa online, por me grupe të përgjegjsh­me inspektorë­sh tatimorë apo ekspertë të tjerë të angazhuar nga Ministria jonë e Financave, e Turizmit, etj., duke përdorur edhe ekspertë nga shoqëria civile. Këto grupe, të përbëra nga vetëm dy ekspertë, duhet të nisin inspektime­t dhe intervista­t njohëse me mijëra bizneset e rrezikuara, që në ditët e para të majit. Nëse duam të ndihmojmë konsumin e këtij vendi, duke mos rrënuar biznesin. Nuk shoh ndonjë rrugë tjetër për të pakësuar dhimbjet e rënies ekonomike për këtë vit. Vitin tjetër do të rritemi ekonomikis­ht? Po! Patjetër. Por se sa do të rritemi, këtë do ta përcaktojë se si do ta ndihmojmë biznesin e rrezikuar që t’i mbijetojë konsumit të ulur gjatë këtij viti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania