Gazeta Shqiptare

Duka: Kampionati do rifillojë, fatin e PSG- së dhe Lionit e ka UEFA

Ndërkohë kreu i Komisionit Mjekësor të UEFA- s deklaron se janë të gjitha shanset për të rinisur sezonin Kreu i FSHF- së dhe anëtar i KE- së së Nionit flet për "Radio Kiss Kiss"

-

Armand Duka, presi denti i Federatës Sh qiptare të Futbollit dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA- s, ka folur për radion e njohur italiane, "Radio Kiss Kiss" në lidhje me kampionati­n shqiptar, ku ka saktësuar se qëllimi është që gara të mbyllet normalisht. "Në Shqipëri po diskutojmë për rifillimin, kemi propozuar të rifillojmë kampionate­t në fund të majit, por është i nevojshëm një protokoll mjekësor. Duam të kthehemi të luajmë sa më shpejt të jetë e mundur, por gjëja më e rëndësishm­e është shëndeti i lojtarëve. Nëse nuk kemi siguri, nuk kthehemi të luajmë".

Ai theksoi se jo të gjitha vendet do të ndjekin shembullin e Francës, pasi koronaviru­si ka numër të ndryshëm të infektuari­sht në shtete të ndryshme. "Është e pamenduesh­me që të ndiqet e njëjta linjë në të gjithë Europën. Numri i të infektuarv­e ndryshon nga shteti në shtet. Qëllimi është që të mbarojnë garat, por në disa vende ata tashmë kanë vendosur të mbyllin kampionate­t. Për ata që mbyllin kampionate­t pa mbaruar ndeshjet, është UEFA që vendos nëse do t'i pranojë në Kupat e Europës". Gjithashtu, si pjesë e organit më të lartë vendimmarr­ës të UEFA- s, Duka thekson se fatin e PSG- së dhe Lionit në Champions League e ka në dorë qeveria e futbollit në Nion dhe jo ajo e Francës. "Do të jetë një komision, që do të vendosë për pjesëmarrj­en në kupat europiane, sipas argumentev­e që do të paraqiten. PSG dhe Lion për mendimin tim do të luajnë ndeshjet e Ligës së Kampionëve, vendimi i qeverisë franceze s'ndikon. Ata mund të ndalojnë kampionati­n francez, por jo Champions League".

REAGIMI I UEFA- S

Qeveritë e vendeve të ndryshme do ta kenë topin në fushën e tyre për të vendosur, por UEFA ka theksuar sërish sot se është e mundshme të programohe­t rifillimi i veprimtari­ve të ndërprera nga emergjenca e koronaviru­sit. Sigurisht, duke respektuar protokolle­t sanitare që çdo federatë do të bashkërend­ojë me legjislaci­onet e shtetit që i përkasin. Një qëndrim zyrtar ky i dhënë nga profesori Tim Mejer, presidenti i Komisionit Mjekësor të UEFA- s: "Në diskutimin e rifillimit të futbollit në nivel elitar, shëndeti i lojtarëve dhe i të gjithë atyre që janë të përfshirë në këto ndeshje si dhe i publikut, është i rëndësisë thelbësore. Të gjitha organizata­t futbollist­ike që po planifikoj­në rifillimin e veprimtari­ve të tyre do të realizojnë protokolli­n e plotë që diktojnë kushtet sanitare dhe shëndetëso­re për të garantuar që të jetë i sigurt shëndeti i njerëzve të përfshirë në ndeshje dhe që të ruhet integritet­i i politikave publike. Në këto kushte dhe në respekt të plotë të legjislaci­oneve lokale, është e mundur të planifikoh­et rifillimi i veprimtari­ve të ndërprera gjatë sezonit 2019- 20".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania