Gazeta Shqiptare

Fashat e lëvizjes, Rama: Të shtunën dyqanet të hapura, të dielën gjithçka mbyllur

“1 Maji, nuk do të ketë mbyllje të detyrueshm­e”

-

Procesi i hapjes pas 3 fundjavash izolimi nis nga kjo e shtunë. Liridalja këtë fundjavë do të jetë ndryshe nga ajo e fundjavave të tjera. Por pavarësish­t nga këto hapa lehtësues sërish do të ketë kufizime për këmbësorët. Kryeminist­ri Edi Rama ka bërë një njoftim të rëndësishë­m sa i takon daljen në fundjave të pensionist­eve dhe prindërve më fëmijë, për të cilët do të këtë fasha orari të veçanta. Sipas Ramës, të moshuarve iu lejohet të dalin të shtunën dhe të dielën, deri në orën 10: 00 të paradites, ndërsa prindërve, duke nisur nga ora 11: 00, deri në 17: 30. Ndërkohë, që përgjatë fundjavës nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve private. Me anë të një statusi në Facebook, kryeminist­ri Rama sqaron të shtunën dhe të dielën pensionist­ët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10: 00. Gjithashtu, edhe prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11: 00 deri në orën 17: 30. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare. Gjithashtu, të shtunën do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17: 30, ndërsa të dielën nuk do të kenë mundësi të ushtrojnë aktiviteti­n e tyre. Gjatë fundjavës do të ndalohet kategoriki­sht qarkullimi i automjetev­e private. “Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, pensionist­ët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10.00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare. Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11.00 deri në orën 17.30. Të shtunën 2 maj do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30. Të dielën të gjitha mbyllur. Gjatë të shtunës 2 maj dhe

SALI BERISHA

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha publikoi dje një video ku shihet kryebashki­aku i Kukësit, Safet Gjici teksa bisedon me një të moshuar, i cili ka dalë nga shtëpia për të bërë pazar, edhe pse nuk lejohet në këtë kohë pandemie. Berisha shkruan se bëhet fjalë për një ishushtara­k. “Ja hakërrimi i derrit të kënaqur Gjici ndaj pensionist­it veteran ish- ushtarak. Dëgjojeni vetë! Sb”, shkruan Berisha. të dielës 3 maj do të ndalohet kategoriki­sht qarkullimi i automjetev­e private. Kujdes! Nga sjellja e duhur në distancimi­n social dhe zbatimi i rregullit bazë të mosgrumbul­limit jashtë qelizës familjare gjatë fashës orare të lëvizjes këtë fundjavë, varet ecuria e mëtejshme pozitive e kësaj lufte deri këtu të zhvilluar shkëlqyesh­ëm, po edhe vendimmarr­ja jonë për më tej”, - deklaroi z. Rama. Po dje pas shqetësimi­t të madh të qytetarëve se si do të veprohet sot, në ditën e 1 Majit, nëse do të ketë izolim total, reagoi sërish me një sqarim kryeminist­ri i vendit, Edi Rama. Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Rama sqaron se “Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshm­e dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave”.

 ??  ?? Seanca e Kuvendit të Shqipërisë
Seanca e Kuvendit të Shqipërisë
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania