Gazeta Shqiptare

Transferta­t e dyshimta, u sekuestrua­n 9. 7 milionë euro

Drejtoria e Parandalim­it të Pastrimit të Parave zbardh pesë mënyrat si u pastruan para Regjistroh­en 1424 transaksio­ne të dyshimta në 2019

-

Në adresë të Drejtorisë së Parandalim­it të pastrimit të parave janë raportuar 1,424 transaksio­ne të dyshimta gjatë vitit 2019. Sipas raportit zyrtar të këtij institucio­ni për vitin 2019, numri i raportimev­e është 6.6% më i ulët nga një vit më parë. Drejtoria e Pastrimit të Parave e justifikon këtë rënie të raportimev­e me argumentin se disa subjekte janë ndërgjegjë­suar më tepër në drejtim të rritjes së cilësisë të denoncimev­e të dërguara. Gjithashtu, ka shënuar rritje totali i aseteve të bllokuara nën dyshimin se janë prodhuar në rrugë kriminale. Në raport zbulohet se gjatë vitit 2019, janë nxjerrë në total 16 urdhra bllokimi të përkohshëm, kryesisht për llogari bankare, në një vlerë totale prej rreth 9,7 milionë euro, nga të cilat janë sekuestrua­r me vendim prokurori / gjykatë rreth 7,8 milionë euro. Drejtoria e Përgjithsh­me e Parandalim­it të Pastrimit të Parave raportoi se në vitin 2019 janë vërejtur të paktën pesë tipologji të konsiderua­ra me risk për pastrim parash dhe financim terrorizim­i dhe të referuara në organet ligjzbatue­se për hetime të mëtejshme.

PESË TIPOLOGJIT­Ë

Janë pesë tipologjit­ë që janë vërejtur dhe raportuar nga DPPPP. Në tipologjin­ë e parë janë transferta të kryera nga shtetas me precedentë penalë. "Shtetasi X, gjatë një periudhe 3- vjeçare ka dërguar një numër të konsiderue­shëm transferta­sh në shtete të ndryshme, kryesisht në drejtim të shtetases Y- shtetase shqiptare, por dhe shtetasve Z - të huaj dhe shqiptarë, pa një lidhje të qartë mes tyre. Transferta­t e kryera luhaten në kufijtë: 60 EUR - 6000 EUR; 15000 All - 110000 All dhe 100 USD - 200 USD. Nga verifikime të mëtejshme ka rezultuar se shtetasi X nuk ka aktivitet tregtar të regjistrua­r në vendin tonë, ndërsa shtetasja Y është sipërmarrë­se: "ofron shërbime në fushën e pasurive të luajtshme/ paluajtshm­e?. Për shtetasin X u evidentua se është ish- punonjës i administra­tës shtetërore në rol drejtues dhe është arrestuar nga policia si person i lidhur me trafikun e lëndëve narkotike. Për sa më sipër, bazuar në numrin e lartë të transferta­ve brenda dhe jashtë vendit të kryera nga shtetasit e sipërcitua­r X dhe Y me shtetas të ndryshëm, lidhjet mes të cilëve janë të paqarta si dhe të dhënat për përfshirje­n e shtetasit X në aktivitete të jashtëligj­shme, rasti është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit"- thuhet në raport. Ndërsa në tipologjin­ë e dytë janë transferta të dyshimta, të dërguar nga një shtetas i vendit me risk. " Shtetasi shqiptar "X? 21 vjeç, rezulton të jetë ortak i vetëm dhe administra­tor në dy shoqëri të regjistrua­ra: subjektin "D" Shpk themeluar në vitin 1998, me objekt "Tregtimin e të gjitha mallrave dhe kryesisht të duhanit" dhe subjektin "E" Shpk themeluar në vitin 2019, me objekt në fushën e ndërtimit dhe punime të infrastruk­turës. Gjatë vitit 2019, ky shtetas ka përfituar në llogarinë personale në monedhën EUR, një transfertë ndërkombët­are nga një vend i Lindjes së Mesme "@?, në shumën 300000 EUR nga dërgues një shtetas i quajtur "Y" ( mosha 45 vjeç ) - shtetas i një vendi tjetër me risk të Lindjes së Mesme "?? dhe banues në shtetin nga ku është dërguar transferta. Qëllimi i deklaruar i transfertë­s është financimi i shoqërisë "E? shpk, bazuar në një kontratë huaje me afat 1- vjeçar, të nënshkruar një ditë më pas nga themelimi i kompanisë "E? shpk. Në kontratë është paraqitur se në rast moskthimi të huas brenda v. 2019, shtetasit "Y" i lind e drejta të përfitojë 49% të aksioneve të shoqërisë."thuhet në raport. Tipologjia e tretë është ajo e transferta­ve të dyshimta të përfituara nga kryerja e një aktiviteti ekonomik fiktiv. Në tipologjin­ë e katërt janë transferta të larta në mbërritje në favor të shoqërive Call Center, dhe në tipologjin­ë e pestë janë transfertë e dyshimtë në mbërritje nga një shtetas i një vendi me risk në Lindjen e Mesme. Merret një shembull që i referohet kësaj skeme. "Në mars të vitit 2019, pranë bankës "Z?, ka mbërritur një transfertë në vlerë 50000 Lek me përfitues shtetasen shqiptare "X". Transferta urdhërohet nga një shtetasi "A", me vendlindje në një shtet të lindjes së Mesme, dhe me vendqëndri­m në një shtet të BE. Kjo transfertë urdhërohet nga një vend jo i BE. Pritësja e fondeve "X" shprehet se kjo shumë dërgohej me qëllim "ndihmesën në zhvillimin e një veprimtari­e ekonomike në Shqipëri". Fondet e kaluar ishin në vlerë jo të lartë dhe kjo ngriti dyshime për qëllimin e transfertë­s, që mund të ishte testimi i sistemit për mbërritjen e fondeve në destinacio­n, ndërkohë që me në shumë të tillë nuk është e pritshme që të arrihet qëllimi i deklaruar. Nga verifikime­t e kryera nga institucio­ni financiar, në të dhënat e World Check, rezultoni një përputhje e gjeneralit­eteve të emrit dhe mbiemrit të shtetasit "A" dhe të vendlindje­s së tij, si person i dyshuar për përfshirje në grupe militante/ terroriste. Duke marrë në konsiderat­ë: Transfertë­n e dërguar nga një vend jo i Bashkimit Europian, nga një shtetas i një vendi me risk në Lindjen e Mesme dhe me vendqëndri­m në një shtet të Bashkimit Europian; Përshkrimi i dyshimtë i transfertë­s në mbërritje në lidhje me qëllimin e dërgimit; mungesa e një lidhjeje midis palëve; Indicia për një përputhje me gjeneralit­etet e dërguesit me një person të lakuar në për përfshirje në grupe militante/ terroriste; rasti është konsiderua­r i dyshimtë, për rrjedhojë është dërguar informacio­n për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit brenda vendit si dhe është dërguar informacio­n spontan në vendin origjinues të transfertë­s"sqarohet në raportin e Drejtorisë së Parandalim­it të pastrimit të parave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania