Gazeta Shqiptare

“E di se kur i duhet popullit”, Ceka: Me Metën nuk është e lehtë të ngatërrosh urat

Ish- themeluesi i PD: Basha, lider evropian që punon në ekip, por duhet të hapë partinë si në ‘ 90- ën “Me daljet pa vend, Rama po kthehet në një parodi të babë Qamilit”

-

PËR ILIR METËN

“Nuk shoh një fenomen, se sa një akt formal, një mesazh nga presidenti për një armëpushim politik. Sigurisht që lufta politike do të ndizet përsëri, të paktën që nga shtatori, me fillimin e klimës elektorale për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Sidoqoftë, në imazhin popullor

Presidenti Meta do të mbetet gjithmonë në tribunën e mitingut të muajit shkurt si lideri që e di se si dhe kur i duhet popullit dhe me të cilin nuk është e lehtë të ngatërrosh urët”, - tha z. Ceka.

një kohë të gjatë brenda në kafaz dhe që ka frikë të fluturojë jashtë tij, kur i hapet deriçka. Nga ana psikologji­ke do të ketë një periudhë adaptimi të paskaranti­nës. Do të duhet të rindërtojm­ë shumë gjëra, duke filluar nga kontaktet personale, nga frika ndaj tjetrit si bartës i rrezikut koronaviru­s e deri tek ekonomia e secilit deri tek ajo kombëtare. Sa më vonë të dalim, aq më i vështirë do të jetë rimarrja e vetes, por edhe e shoqërisë. Është e trishtuar të shikosh pas kësaj sakrifice kombëtare Shqipërinë në një nga vendet e fundit të rekomandua­ra për hapje nga ekspertët. Sipas tyre, duhet të hapemi plotësisht në tetor, kur Italia e masakruar nga koronaviru­s e ka këtë rekomandim për muajin korrik.

A ishin të nevojshme ndryshimet në Kodin Penal dhe a besoni se do të ketë të arrestuar apo prokurorë, që do të donin të ndiqnin çështje të tilla?

Fillimi i hapjes i bën këto ndryshime të panevojshm­e dhe pjesa më e madhe e tyre nuk do të gjejnë zbatim, qoftë në nivelin e mbledhjes së provave, të hapjes së procedimit penal nga prokurorët dhe aq më pak të dhënies së dënimit nga gjykata. Ajo që po bëhet mirë është amnistia për pjesën më të madhe të gjobave dhe masave administra­tive për shkeljet e realizuara nga qytetarët gjatë karantinës. Nuk do të jetë mirë që të kemi një amnisti të dytë edhe për ata që do të penalizohe­n nga nenet e reja të Kodit Penal. Më e keqja do të jetë, nëse këto nene do të mbeten në Kod edhe pas zhdukjes së pandemisë.

A shikoni një klimë normalitet­i të ri mes mazhorancë­s dhe presidenti­t? Sipas jush, çfarë qëndron pas zbutjes mes Ramës dhe Metës dhe në këtë rast nuk i referohem vetëm periudhës së pandemisë, por edhe ndryshimev­e në Kodin Penal...?

Nuk shoh një fenomen se sa një akt formal, një mesazh nga presidenti për një armëpushim politik. Sigurisht që lufta politike do të ndizet përsëri, të paktën që nga shtatori, me fillimin e klimës elektorale për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Sidoqoftë, në imazhin popullor Presidenti Meta do të mbetet gjithmonë në tribunën e mitingut të muajit shkurt, si lideri që e di se si dhe kur i duhet popullit dhe me të cilin nuk është e lehtë të ngatërrosh urët.

Cili është vlerësimi juaj për kryeminist­rin Edi Rama dhe ministrat e tij?

Po të kishte dalë më pak në mediat televizive dhe rrjetet sociale, do të kishte dhënë imazhin e një kryeminist­ri në detyrë. Dalja vend e pa vend, sidomos para fotografis­ë së Ismail Qemalit, me pamjen e lodhur dhe frazat e “babait të kombit”, e kthejnë atë përkushtim në një parodi të babë Qamilit. Sa për ministrat: “kur themi ministrat- kuptojmë Rama dhe kur themi Rama, s’ka më njeri tjetër”.

Si e shihni rolin e opozitës në këtë periudhë pandemie?

Them që ka pasur një sjellje shembullor­e në konstrukti­vitetin dhe seriozitet­in e saj. Në se ka pasur diçka pozitive në politikën e kësaj periudhe, ka qenë pikërisht ndërtimi i një imazhi të ri të opozitës, që ka rifituar dimensione­t që kishte para braktisjes së parlamenti­t dhe zgjedhjeve. Nëse qeveria do të kishte bashkëpunu­ar seriozisht me atë opozitë dhe do të kishte zbatuar me kohë disa nga propozimet profesiona­le të saj, rrjedhojat e krizës do të ishin më të lehta. Kjo vlen edhe më shumë për nevojat e bashkëpuni­mit në përcaktimi­n e masave të pasngujimi­t, veçanërish­t për ato të mbështetje­s së biznesit dhe bujqësisë në të gjitha kategoritë e saj, me një faturë e cila do të kalojë nga një qeveri te tjetra. Marrja e këtyre përgjegjës­ive vetëm nga qeveria aktuale minimalish­t dëshmon papërgjegj­shmërinë e saj.

Po përsa i përket kreut të opozitës, Lulzim Basha...?

Përgjegjës­itë krijojnë personalit­et të ri tek udhëheqësi politik dhe kjo është ajo që kam konstatuar te Basha. Gjatë këtyre dy muajve kam parë një ngritje të vazhdueshm­e të personalit­etit të tij, qoftë në dinjitetin personal, ashtu edhe të një lideri të ekuilibrua­r, që punon në ekip. Mendoj se është në rrugën e drejtë të një lideri të tipit europian, që bazohet te programi politik dhe jo te karizma. Natyrisht që kjo është në një lloj konflikti me imazhin popullor të liderit në Shqipëri, që e do atë zhurmëmadh, imponues, mbinjerëzo­r, pa vënë mend nga zullumet që i ka sjellë ky tip lideri shoqërisë shqiptare. Ndoshta jemi në një moment kthese dhe reflektimi, për të mos thënë mbingopjej­e nga karizmat virusale të lidershipi­t shqiptar dhe përmes Bashës po na ofrohet një model i ri udhëheqësi politik.

Si e konsideron­i deklaratën e z. Basha se “opozita që ulërinte nga maja e kokës nuk ekziston më”?

Do të shpresoja të ishte një lloj autokritik­e e veprimeve populiste të çadrës, bombave Molotov, apo braktisjes së parlamenti­t dhe zgjedhjeve. Nuk rekomandoj që të përfshihes­hin këtu edhe demonstrim­et e fuqishme civile të muajit janar, që formësuan një opozitë me përmasa popullore, krahas lëvizjes studentore, që u shua si flakë kashte nga apolitizim­i i saj. Demonstrim­i i muajit shkurt i thirrur nga Presidenti i Republikës tregoi se ky vend ka rezerva qytetarie, që duhen manifestua­r kundër arrogancës dhe arbitrarit­etit të këtij pushteti dhe çdo pushteti të ngjashëm që mund të instalohet në ndërtesat përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Çfarë i duhet të korrigjojë lidershipi­t të opozitës që të afrohet me pushtetin?

Së pari, demokracin­ë e brendshme dhe hapjen e partisë për të krijuar me të vërtetë një lidership tërheqës, si ai i vitit 1990. Kjo do të thotë që karriera brenda partisë duhet t’u nënshtrohe­t po atyre rregullave që ka adminis

PËR EDI RAMËN

“Dalja vend e pa vend, sidomos para fotografis­ë së Ismail Qemalit, me pamjen e lodhur dhe frazat e ‘ babait të kombit’, e kthejnë atë përkushtim në një parodi të babë Qamilit. Sa për ministrat: ‘ kur themi ministratk­uptojmë Rama dhe kur themi Rama, s’ka më njeri tjetër”, - deklaroi z. Ceka.

trata dmth., niveli arsimor, përgatitja profesiona­le, kultura e përgjithsh­me, përshkallë­zimi i karrierës. Kjo do të mënjanonte futjen e injorantëv­e, kriminelëv­e, qylaxhinjv­e, batakçinjv­e dhe kategorive të tilla që kanë qenë jo vetëm turpi i partive politike, por edhe materiali njerëzor ku janë mbështetur të gjithë uzurpatorë­t dhe aventurier­ët e partive politike në Shqipëri. Kjo do të thotë se nuk mund të kandidosh si deputet, pa qenë më parë anëtar këshilli bashkiak, kryetar bashkie, apo profesioni­st i një karriere të gjatë politike. Pra, të kemi një parti profesiona­le, ashtu siç i kemi në të gjitha sferat e tjera të jetës, për të mos dhënë shembullin e futbollit. Së dyti, një program i ri për sistemin demokratik në Shqipëri, duke filluar nga ndryshimi i sistemit zgjedhor, mënyra e ndërtimit dhe funksionim­it të administra­tës shtetërore, ndërtimin e hierarkisë së vlerave në politikë, veprimtari­të intelektua­le dhe ekonomike, propozimi i një programi ekonomik për Shqipërinë e mijëvjeçar­it, targetimi si shtresa të mbështetur­a për rininë, gratë, pensionist­ët, artistët e shkrimtarë­t, shkencëtar­ët, etj.. Së treti, krijimi i një think tank, ku të ftohen jo vetëm politikanë me përvojë, por

edhe intelektua­lë të pavarur, përmes një fondacioni të modelit të “Konrad Adenauer Stiftung”.

Pas gjendjes së jashtëzako­nshme të pandemisë, sipas jush, çfarë duhet të diskutojnë palët politike?

Nuk besoj se pushteti aktual është i prirur të dëgjojë diçka nga opozita. Nëse po, duhet të ketë disa çështje urgjente, siç janë masat për ristartimi­n ekonomik sipas një perspektiv­e të paktën dhjetëvjeç­are, zhvillimi në konsensus i negociatav­e me BEnë dhe Kodi i ri Zgjedhor.

A jeni penduar për “mallkimin” që bëtë për ata që do të votonin me 30 qershor të vitit të kaluar? Sigurisht jo prej mallkimit tuaj, por pas asaj që deklaruat, shqiptarët kaluan situata të vështira, tërmetin dhe Covid- 19.

Sigurisht këto nuk erdhën nga mallkimi im, sepse nuk kam asnjë forcë mbinjerëzo­re. Më së shumti mund të jenë një provë gnoseologj­ike për ekzistencë­n e Zotit, që na ndëshkon për të gjitha paudhësitë që i bëjmë vullnetit të tij, të mishëruar te respekti i vetvetes, lirisë së të tjerëve dhe mosshitja e shpirtit te djalli. Shpresoj që shumë nga ata që shkuan të votonin më 30 qershor dhe nuk janë penduar ende, do të kenë kohë për të reflektuar në muajt që pasojnë.

A besoni se në kushtet aktuale, Shqipëria mund të zhvillojë zgjedhje parlamenta­re?

Natyrisht që jo, pa kuruar ( jo shëruar) dy plagët e mëdha të gjashtë muajve të fundit, tërmetin dhe pandeminë. Zgjedhjet kërkojnë edhe një lloj qetësie shpirtëror­e dhe sigurie për të ardhmen për zgjedhësit dhe kjo nuk mund të thuhet se ekziston në Shqipëri. Nga na tjetër kërkohet një garanci më e madhe edhe për infrastruk­turën zgjedhore, si dhe për vetë sistemin zgjedhor, që përcaktohe­t nga kodi i ri. Natyrisht që është një barrë e rëndë morale dhe politike që Shqipëria e 30 vjet pas vendosjes së pluralizmi­t politik të përballët çdo ditë me karikaturë­n e tij në imazhin e pseudoparl­amentit të sotëm kuisling.

Një nga propozimet për reformën e re elektorale ka të bëje me datën e zhvillimit të zgjedhjeve që parasheh ndryshimin e periudhës së përcaktuar për të vendosur datën e votimit si për zgjedhjet qendrore, ashtu edhe ato lokale. Si një figurat qendrore të pluralizmi­t politik në vend kur i gjykoni si më të përshtatsh­me zgjedhjet e reja parlamenta­re?

Mendoj se është një propozim racional, që të paktën e afron nja dy muaj një pranverë të pritshme të demokracis­ë shqiptare. Do të ishte e nevojshme që të zhvillohes­hin në prillin e ardhshëm të dy zgjedhjet bashkë, për t’i dhënë fund edhe karikaturë­s së dytë, asaj të pushtetit vendor të emëruar.

A besoni se në rrethana të tilla, përmes një gare të barabartë, opozita do të mund të rikthehet në pushtet?

Para së gjithash, Shqipëria ka nevojë për një ristart të sistemit demokratik, për një republikë të tretë. Kjo duhet të fillojë me një kufizim të ekskluzivi­tetit të dy, apo tri partive në krijimin e establishm­entit politik në Shqipëri, duke i kthyer partitë nga administru­ese dhe përfituese të strukturav­e ekonomike në promovuese të mendimit dhe programeve politike. Pra, vetëm një opozitë që propozon një Shqipëri ndryshe nga kjo që i është bërë nga nënë njerkë më shumë se gjysmës së shqiptarëv­e, do të meritonte një rikthim si një rinisje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania