Gazeta Shqiptare

Ambasada e SHBA mbështetje për drejtësinë dhe SPAK, Yuri Kim thirrje politikanë­ve: Mbështesni punën e tyre!

35 mijë dosje “flenë” në Gjykatën e Lartë, ambasada e SHBA: Kemi punësuar avokatë “Mbështetja teknike e OPDAT është vetëm një pjesë e mbështetje­s së dhënë për sistemin e reformuar të drejtësisë”

-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vijojnë të japin kontributi­n për reformën në drejtësi. Kështu, përmes një mesazhi në faqen zyrtare, ambasada amerikane në Tiranë bën me dije se programi i OPDAT i Departamen­tit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara vijon mbështetje­n e tij për organet e drejtësisë së re. Gjatë diskutimit të tyre me ambasadore­n Yuri Kim këtë javë, anëtarët e SPAK thanë se dhurimi i kompjuterë­ve portativë nga OPDAT do të përmirësoj­ë aftësinë e tyre për të punuar në terren duke mbajtur kontakt sa më të pakët gjatë kësaj kohe sfiduese. Përgjatë muajve të fundit, anëtarët e SPAK kanë vijuar hetimet e tyre, duke shqyrtuar dhe ngritur çështje, gjë e cila pasqyron përkushtim­in e tyre për ta bërë këtë institucio­n një forcë efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it.

Edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë, janë kryer hetime proaktive mbi procedura penale të dyshuara për korrupsion. Ambasadorj­a Kim nënvizoi se mbështetja teknike e OPDAT është vetëm një pjesë e mbështetje­s së plotë që ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dhënë dhe do të japë gjithmonë për SPAK dhe të gjithë sistemin e reformuar të drejtësisë. Ambasadorj­a nxiti të gjithë në këtë vend – qytetarë të thjeshtë, zyrtarë, politikanë, të gjithë – që të mbështesin SPAK- un ndërsa vijon të hedhë themelet e tij me procesin përzgjedhë­s së Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ndërkaq, mbrëmjen e së mërkurës, ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se do të ndihmojë Gjykatën e Lartë me stokun e dosjeve të prapambetu­ra. Me një shënim në Facebook, ambasada e SHBA shkruan se janë 35 mijë dosje në gjykatë që presin, ndërsa shton se për të zgjidhur problemin, USAID dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor Shqiptar nënshkruan një Memorandum Mirëkuptim­i më 29 prill. Sipas kësaj marrëveshj­eje, Ambasada thotë se një ekip i veçantë avokatësh të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet. “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ne presim të shohim numrin e prapambetu­r të këtyre çështjeve që zvogëlohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruhet mes te tjerash ne postimin e ambasadës se SHBA ne Facebook. “Gjykata e Lartë ka aktualisht pothuajse 35,000 dosje të prapambetu­ra. Për të zgjidhur këtë problem, USAID dhe Këshilli i Lartë

 ??  ?? Ambasadorj­a Yuri Kim
Ambasadorj­a Yuri Kim
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania