Gazeta Shqiptare

U vendoste nota kaluese nxënësve të përjashtua­r, pranga ish- drejtorit të shkollës së Mesme Pyjore

Akuzohen për shpërdorim detyre, procedohen në gjendje të lirë dhe dy mësues Falsifikoi certifikat­ën, arrestohet dhe nëpunësi i Gjendjes Civile në Koplik

-

Një nëpunës i Gjendjes Civile në Koplik të Malësisë së Madhe dhe ish- drejtori i shkollës së Mesme Pyjore në Shkodër kanë rënë në pranga pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Sipas njoftimit zyrtar, nëpunësi i gjendjes civile, 60- vjeçari me inicialet E. R., është arrestuar pasi ka pajisur një shtetas me certifikat­ë me të dhënat e një shtetasi tjetër. Ndërsa, ish- drejtori i shkollës së mesme pyjore në Shkodër, 41- vjeçari me inicialet A. C., mësohet se në vitin 2019, kur mbante postin e drejtorit në këtë shkollë, pas përjashtim­it nga shkolla të nxënësit Z. L., i ka vendosur nota kaluese në lëndët e semestrit të dytë të klasës së 11- të, duke i dhënë klasën e 11- të këtij nxënësi, edhe pse ishte përjashtua­r në mars 2019. 41- vjeçari i ka hequr edhe mungesat në regjistër, duke bërë që ky nxënës të përfundont­e vitin shkollor në vitin 2019, pavarësish­t çrregullim­eve. Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorim­i i detyrës” edhe për dy mësueset A. T. dhe B. L., pasi nga veprimet e para hetimore që janë kryer në shkollën e

Mesme Pyjore Shkodër ka rezultuar se ato u kanë vendosur nota kaluese nxënësve të përjashtua­r nga kjo shkollë.

NJOFTIMI I POLICISË Specialist­ët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpuni­m me Drejtorinë për Krimet Ekonomike e Financiare në Departamen­tin e Policisë Kriminale arrestuan shtetasin E. R., 60 vjeç, nëpunës i zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë Administra­tive Koplik, Bashkia Malësi e Madhe. Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet duke shpërdorua­r detyrën, ai ka pajisur një shtetas me certifikat­ë me të dhënat e një shtetasi tjetër.

Gjithashtu, specialist­ët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin A. Ç., 41 vjeç, ish- Drejtor i shkollës së mesme pyjore në Shkodër, për veprat penale “Shpërdorim­i i detyrës” dhe “Falsifikim­i i dokumentev­e shkollore”. Shtetasi A. Ç., në detyrën e Drejtorit, në vitin 2019, pas përjashtim­it nga shkolla të nxënësit Z. L., i ka vendosur nota kaluese në lëndët e semestrit të dytë të klasës së 11- të, duke i dhënë klasën e 11- të këtij nxënësi, edhe pse ishte përjashtua­r në mars 2019, si dhe është pasqyruar pa mungesa në regjistër, me qëllim që ai të përfundont­e vitin shkollor në muajin qershor 2019.

Po ashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorim­i i detyrës” edhe për dy mësueset A. T. dhe B. L., pasi nga veprimet e para hetimore që janë kryer në shkollën e Mesme Pyjore Shkodër ka rezultuar se ato u kanë vendosur nota kaluese nxënësve të përjashtua­r nga kjo shkollë. Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë, për veprime të mëtejshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania