Gazeta Shqiptare

Zbardhet plagosja me kallashnik­ov në burgun e Peqinit, autorët qëlluan nën efektin e alkoolit

-

PEQIN

- Policia e Peqinit ka arrestuar arreston au torin e dytë të plagosjes me kallashnik­ov të punonjësit të burgut, mbrëmjen e 29 prillit. Në pranga ka rënë 34- vjeçari I. S., ndërsa është shpallur në kërkim 34- vjeçari E. K. Ndërkohë, pak orë pasi ndodhi ngjarja u arrestua 35- vjeçari G. K.. “Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentim­in e plotë të ngjarjes së ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 28.04.2020, në Peqin, ku u lëndua lehtë nga një plumb qorr një punonjës i IEVP Peqin dhe u arrestua në flagrancë shtetasi G. K., 35 vjeç, banues në Peqin, si rezultat i punës profesiona­le dhe hetimore të bërë nga grupi i posaçëm hetimor i DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokuroris­ë, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentim­i i plotë i kësaj ngjarjeje”, thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të policisë. Ndërsa, sqarohet se si rezultat i kësaj pune u bë identifiki­mi, kapja dhe arrestimi i autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, konkretish­t shtetasi I. S., 34 vjeç, banues në Peqin, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. K., 34 vjeç, dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Shtetasit G. K., I. S. dhe E. K., në bashkëpuni­m me njëritjetr­in, nën efektin e alkoolit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri kallashnik­ov, në drejtime të ndryshme dhe si pasojë e të shtënave dyshohet se njëra prej predhave ka renë në gjendje të lirë, duke lënduar lehtë punonjësin e Policisë së Burgut Peqin. Materialet hetimore i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan për veprimet e mëtejshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania