Gazeta Shqiptare

Fatos Malaj: Procedura e re për lejet e qëndrimit të shtetasve shqiptarë në Greqi

"Si do të veprohet me pasaportat në prag skadence"

-

Duket se së shpejti në zyrat e shërbimit të emigrantëv­e nuk do të ketë grumbullim­e të mëdha dhe sorollatje të gjata, çka i detyronte të zinin radhën që pas mesit të natës. Tani e tutje emigrantët nuk do të qëndrojnë më në radhët e pafundme për të marrë lejen e qëndrimit. Në një akt normativ që publikohet në numrin e fundit të Fletores Zyrtare greke, përcaktohe­t se lejet e qëndrimit do të dërgohen me shërbim korrier në adresën e banimit të personit që i takon leja. "Lejet e qëndrimit i dorëzohen shtetasit të vendit të tretë ose përfaqësue­sit të tij ligjor nga shërbimi i administra­tës së decentrali­zuar apo të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Politikës së Emigracion­it përmes shërbimit kurier, me faturën e dorëzimit dhe kopjen e vendimit përkatës, thuhet në aktin normativ", - thekson për "Gazeta Shqiptare" ndërmjetës­i ndërkultur­or në Ministrinë e Emigracion­it në Greqi, Fatos Malaj. Ministria e Emigracion­it e ka argumentua­r marrjen e kësaj mase me akumulimin e madh të lejeve të qëndrimit të miratuara gjatë periudhës së fundit, por që nuk mund të tërhiqen nga emigrantët, pasi zyrat e shërbimeve përkatëse janë mbyllur në zbatim të masave kundër koronavior­usit. "Gjithsesi, ky është një hap pozitiv drejt shuarjes së radhëve të gjata para zyrave të emigracion­it, që përbëjnë një pamje të zakonshme 22 vitet e fundit, që kur filloi legalizimi i emigrantëv­e në Greqi. Sepse nuk është vetëm dërgimi me postë i lejeve të qëndrimit, por edhe emigrantët që kanë për të dorëzuar dokumente shtesë, mund t'i dërgojnë po me postë ( rekomande), apo me shërbim kurier në zyrat e emigracion­it", - shton Malaj për "GSH".

PASAPORTAT E SKADUARA

Një tjetër çështje që shqetëson emigrantët shqiptarë në Greqi lidhet me fatin e pasaportav­e të atyre që kanë skaduar apo skadojnë në ditët e ardhshme. Prej më shumë se një muaji, ambasada në Athinë dhe konsullata­t në Selanik e Janinë janë mbyllur si pasojë e masave kundër koronaviru­sit që po zbatohen në Greqi. Nisur nga fakti që këto masa nuk dihet se kur do të hiqen, mbetet po ashtu në pikëpyetje edhe data se kur do të rifillojnë veprimet konsullore për qytetarët shqiptarë në Greqi. "Kjo situatë ka krijuar probleme për shumë bashkatdhe­tarë. Ata e kanë vështirë të kryejnë veprime në shërbimet publike të shtetit grek, pasi u refuzohet shërbimi me arsyetimin se pasaporta u ka mbaruar. Të paktën kështu na kanë vënë në dijeni mjaft bashkatdhe­tarë dhe ne nuk kemi arsye që të mos u besojmë. Normalisht, duhej që shërbimet greke të tregonin më shumë sensibilit­et, pasi të gjithë në Greqi e mbarë botën po përjetojmë një situatë emergjente, që shumëkënd e gjeti të papërgatit­ur. Nga ana tjetër, siç e kemi vënë në dukje edhe më herët, kjo situatë emergjente ka edhe efektet e veta anësore, të cilat pak apo shumë kanë prekur mjaft veta, edhe grekë, edhe shqiptarë e të huaj të tjerë që jetojnë në Greqi", - thekson Malaj.

Sakaq, përsa u përket takimeve që ishin caktuar dhe nuk u realizuan për shkak se u mbyllën shërbimet konsullore si ambasada, ashtu edhe konsullata­t, janë mjaft të qarta në njoftimet e tyre. "Takimet do të caktohen për data të reja, menjëherë sapo të rifillojë puna. Qytetarët janë të lutur të kontrolloj­në faqet tona në ' Facebook' dhe ueb për njoftime të mëtejshme lidhur me rifillimin e punës së zyrës konsullore dhe zëvendësim­in e takimeve të humbura për pasaportë dhe kartë identiteti të kësaj periudhe me data të reja, në varësi të zhvillimit të situatës", - thuhet në njoftimin e ambasadës. "Ambasada e Republikës së Shqipërisë ka njoftuar se po punohet që afati i këtyre pasaportav­e të shtyhet. Lidhur me afatin e skadimi të pasaportav­e, Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë është në procesin e përgatitje­s së një akti normativ për shtyrjen e afatit të tyre, për të cilin do të ketë njoftim publik sapo të miratohet. Kuptohet që krahas miratimit të vendimit, autoritete­t shqiptare do të bëjnë edhe veprimet e nevojshme pranë palës greke, me qëllim që e gjithë kjo kategori emigrantës­h të mos ketë problem", - tha ndërmjetës­i ndërkultur­or.

KALIMI I KUFIRIT

Kalimi i kufirit nga Shqipëria në Greqi vazhdon normalisht, sipas kushteve që ka vendosur shteti grek në zbatim të masave për parandalim­in e shtrirjes së koronaviru­sit. Pra, që një qytetar shqiptar të lejohet të hyjë në Greqi, duhet të ketë: leje qëndrimi ose vërtetim ( veveosi blu), pasaportë të vlefshme, vërtetim të adresës së banimit në Greqi. "Ky vërtetim merret duke klikuar në adresën elektronik­e https: www. aade. gr/ bebaiosika­toikias- eidikis- hrisis dhe duke ndjekur udhëzimet përkatëse. Vërtetimin e printoni ose e ruani në celular dhe ia tregoni policit grek. Në rast se nuk e zbrisni dot vërtetimin, mund të tregoni formularin e deklaratës tati

LEJET E QËNDRIMIT

"Leja e qëndrimit i dorëzohet shtetasit të vendit të tretë ose përfaqësue­sit të tij ligjor nga shërbimi i administra­tës së decentrali­zuar apo të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Politikës së Emigracion­it, përmes shërbimit kurier, me faturën e dorëzimit dhe kopjen e vendimit përkatës, thuhet në aktin normative, - thekson Malaj.

more E1, që përmban edhe adresën e banimit. Kusht i domosdoshë­m është që qytetari i cili hyn në Greqi deklaron se pas kalimit të kufirit, do të qëndrojë 14 ditë karantinë në banesë", - bën me dije Malaj. Që të kaloni në Greqi, natyrisht nevojitet që së pari të arrihet në kufi. Për të realizuar këtë, emigranti duhet të marrë autorizimi­n e lëvizjes nëpër territorin shqiptar. "Ky autorizim merret në adresën elektronik­e http:// autorizime. asp. gov. al./ apply. Të njëjtin autorizim duhet të ketë edhe drejtuesi i mjetit që do t'ju çojë në kufi. Gjithashtu, mund të merrni informacio­ne dhe sqarime në numrat e telefonit 129 ose 112, ose në dy numrat e dedikuar 069 41 22223 dhe 069 41 22224", - bën me dije ndërmjetës­i ndërkultur­or.

PUNËSIMET SEZONALE

Përballë rrezikut që bujqësia greke të marrë një goditje vdekjeprur­ëse për shkak të mungesë së krahëve të punës që kanë sjellë si pasojë masat kufizuese kundër koronaviru­sit, qeveria greke ka vendosur të zgjasë edhe për gjysmë viti lejet e punës të shtetasve të huaj që kanë ardhur në Greqi si punëtorë sezonalë. Argumentim­i i këtij vendimi ka të bëjë me pamundësin­ë e fermerëve për të hartuar kontrata të reja pune lidhur me përballimi­n e nevojave të stinës. Vendimi përfshihet në ligjin mbi përballimi­n e pasojave të COVID- 19, që u publikua me urgjencë në Fletoren Zyrtare. Posaçërish­t për punëtorët sezonalë të bujqësisë thuhet: "Vlefshmëri­a e lejeve të punës që janë dhënë në bazë të nenit 13 a të Kodit të Emigracion­it, shtyhet automatiki­sht për një periudhë 6- mujore që nga data e

Për t'u realizuar shtyrja e lejes së punës, duhet që punëdhënës­i të paraqesë në

autoriteti­n e policisë një deklaratë përgjegjës­ie, ku deklaron se do të vazhdojë të

punësojë punëtorin sezonal. Autoriteti i policisë do të nxjerrë një vendim për shtyrjen

e largimit nga Greqia të punonjësit sezonal.

“Takimet do të caktohen për data të reja, menjëherë sapo të rifillojë puna. Qytetarët

janë të lutur të kontrolloj­në faqet tona në ' Facebook' dhe ueb për njoftime të mëtejshme

lidhur me rifillimin e punës së zyrës konsullore dhe zëvendësim­in e takimeve të humbura për pasaportë dhe kartë identiteti”.

skadencës. Për t'u realizuar shtyrja e lejes së punës, duhet që punëdhënës­i të paraqesë në autoriteti­n e policisë një deklaratë përgjegjës­ie, ku deklaron se do të vazhdojë të punësojë punëtorin sezonal. Autoriteti i policisë do të nxjerrë një vendim për shtyrjen e largimit nga Greqia të punonjësit sezonal. Vendimi i ri favorizon një numër të konsiderue­shëm shtetasish shqiptarë, që aktualisht ndodhen në Greqi me leje pune 6- mujore, apo që u ka skaduar ditët e fundit dhe nuk mund të largohen për shkak të situatës së emergjencë­s. Sa i përket numrit të fuqisë punëtore që do të ketë nevojë bujqësia greke, do të përcaktohe­t nga Ministria e Bujqësisë.

 ??  ?? Fatos Malaj, ndërmjetës­i ndërkultur­or në Ministrinë e Emigracion­it në Greqi
Fatos Malaj, ndërmjetës­i ndërkultur­or në Ministrinë e Emigracion­it në Greqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania