Gazeta Shqiptare

Konferenca “Ligjshmëri­a gjatë regjimit komunist, 1944- 1990"

-

Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Ko munizmit në Shqipëri do të organizojë konferencë­n ndërkombët­are “Ligjshmëri­a gjatë regjimit komunist, 19441990”, ku studiues të ndryshëm, shqiptarë dhe të huaj të trajtojnë në mënyrë shkencore çështjet e ligjshmëri­së gjatë regjimit komunist. Studiuesit joshqiptar­ë mund të trajtojnë temën e ligjshmëri­së lidhur me regjimet komuniste në Shqipëri, ose vende të tjera ish- komuniste. Sipas njoftimit parak, marrja e pushtetit nga komunistët ( 1944) solli ndryshime të mëdha në shoqërinë shqiptare, në shumë drejtime. U ndryshua forma e organizmit shtetëror, forma e organizmit­tëekonomis­ë, ndryshuan marrëdhëni­et e punës e pronës; gjithë struktura sociale pësoi ndryshime rrënjësore, çka për ISKPK- në nisën me një akt të paligjshëm: marrja e pushtetit me dhunë. Sipas institutit, komunistët nuk e mohuan kurrë këtë, madje e përjetuan me krenari në një slogan: “Pushteti lindi nga gryka e pushkës”. Më 1960- ën, në Moskë, Enver Hoxha e deklaroi përpara 81 partive komuniste e punëtore, se: “Deri tashti asnjë popull, asnjë proletaria­t dhe asnjë parti komuniste ose punëtore s’e ka marrë pushtetin pa gjak dhe pa violencë”. Në thirrjen e hapur për studime, ISKPK- ja thotë se pavarësish­t marrjes së pushtetit në mënyrë të paligjshme, komunistët u përpoqën ta modelonin shtetin shqiptar sipas vizionit të tyre politik dhe këtë e bënë me anë të ligjeve, ndaj konferenca synon të zhvillojë një debat shkencor rreth çështjeve të ligjshmëri­së gjatë regjimit komunist. Instituti për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit fton studiues nga fusha të ndryshme – historianë, juristë, filozofë, sociologë, politologë, etj., të dërgojnë propozimet për prezantime në konferencë­n “Ligjshmëri­a gjatë regjimit komunist, 19441990”, e cila do të mbahet më 25- 26 nëntor 2020, në Tiranë. Konferenca do të bazohet në këto tema kryesore: Ligjshmëri­a e marrjes së pushtetit nga komunistët; konstrukti ligjor i diktaturës së proletaria­tit në Shqipëri, bazuar në kushtetutë dhe ligje të tjera; Kushtetuta dhe zbatimi i saj ( 1946), ndryshimet kushtetues­e, Kushtetua e re ( 1976), mbrojtja ose jo e kushtetuts­hmërisë; organizimi gjyqësor, pavarësia ose mungesa e saj; ligjshmëri­a e veprimtari­së së PPSH; ligjshmëri­a e Frontit Demokratik si subjekt elektoral; korniza e ligjore e Sigurimit të Shtetit; të drejtat themelore të njeriut, shprehja e tyre në korpusin ligjor, shkeljet e tyre që nga e drejta e lirisë së fjalës, besimit, pronës, lëvizjes së lirë etj.. Njëherësh thirrja kërkon të studiohet ligjshmëri­a e sekuestrim­eve, konfiskime­ve, shtetëzime­ve, e kolektiviz­mit, luftës kundër kulakëve, e internimev­e dhe dëbimeve ( me mijëra persona qëndruan të internuar për disa dekada), internimi i të miturve në raport me ligjet e brendshme dhe konventat ndërkombët­are, ligjshmëri­a e vrasjeve në kufi, ligjshmëri­a e proceseve zgjedhore dhe marrëveshj­et ndërkombët­are të miratuara dhe respektimi i tyre. Duke besuar se pandemisë ndërkombët­are COVID- 19 në fund të vjeshtës do t’i ketë ardhur fundi dhe bota t’i jetë kthyer jetës normale, ata shpresojnë për një konferencë klasike, e nëse e kundërta ndodh, ajo do të zhvillohet “online”. Të gjitha punimet që do të paraqiten në konferencë do të publikohen në një botim i posaçëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania