Gazeta Shqiptare

“Artsnet”: Është i vetmi artist në planet, që ka nevojë për truproja në hapje ekspozite

Rama vizaton mbi raportet për koronaviru­sin: Isha në ankth Rrëfimi nga një mbrëmje në Berlin, “erdhi me truproja, veprat i kushtojnë nga 3.500 deri në 30,000 €”

-

ta me rregulla, të cilat shumë ndoqën me polemika”, shkruan Brown. Në vijim, “artsnet”, shton se biseduan me Ramën në një distancë virtuale, për mënyrën sesi artisti dhe kryeminist­ri përdor artin si një rrugëdalje për ankthet e tij të tanishme, se si mund të vazhdojë tregu i artit pas pandemisë.

- Si po e menaxhoni krizën, politikish­t dhe si artist, nga shtëpia? A jeni në gjendje të shkoni në zyrën tuaj, gjë që unë e kuptoj se është edhe studioja juaj?

Politikish­t ne po bëjmë më të mirën që mundemi dhe duke qenë të vetëdijshë­m për dobësitë tona, ishim ndër të parët në Evropë që zbatuam masa për t’i bërë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Si artist, jeta vazhdon njësoj, në zyrën time. Së bashku me shoqen time të mirë Mia Enell, një artiste e shkëlqyer suedeze që jeton në Nju Jork, bëmë një shfaqje të bukur virtuale falë nismës së galerisë “carlier gebauer” në “Instagram”, # InTouch.

- Seria juaj më e fundit e vizatimeve, e shfaqur në dialogun vizual të galerisë me nismën # InTouch është bërë mbi dokumente politike që lidhen me COVID- 19. Një ( prej tyre) shfaq një krijesë gjysmëfigu­rative, që del nga një ndërthurje e zezë linjash. A mund të komentoni se çfarë do të thotë për ju kjo seri e veçantë, në lidhje me krizën dhe si e keni zhvilluar atë?

Ato u bënë në një mjedis shumë të veçantë pa njerëz përreth, ashtu siç do të ishin normalisht, ndërsa ndiqja me ankth të dhënat ditore dhe parashikim­et e përhapjes së mundshme. Pjesa tjetër ishte po ajo, duke hedhur linja dhe ngjyra në faqe, ndërsa vazhdoja të mendoja për punët e ditës.

- Arti mund të ndihmojë në kohë ndryshimes­h ose krizash të mëdha. Duket se ju e kuptuat këtë në projektin tuaj prej të cilit u ribënë fasadat në Tiranë, duke bërë që blloqet e qytetit të merrnin ngjyra të ndezura më 2003- shin. Unë e kuptoj se ky projekt nuk ishte një vepër arti, por një veprim politik. A keni menduar për artin publik ndryshe si kryeminist­ër, veçanërish­t kur përballeni me tërmetin dhe tani krizën COVID- 19?

Jo në të vërtetë. Unë mbetem i gatshëm për sa i përket përzierjes së artit me politikën dhe anasjellas, megjithëse duhet të pranoj që fillesat e mia si artist përcaktuan shumë mënyrën time për të parë hapësirën e veprimit politik dhe nevojën për bukuri në hapësirën publike.

- Më erdhi keq që mësova se keni humbur nusen e djalit) tuaj në tërmetin e nëntorit. Gjithashtu e kuptoj që shumë shtëpi u shkatërrua­n. A mund të jetë një nismë me mendje artistike si riparimet në ndërtesat e Tiranës të vitit 2003, një mënyrë për të ringjallur shpirtrat e njerëzve?

Ne jemi duke punuar në disa zona ku njerëzit vdiqën dhe rrënojat janë pastruar për memoriale. Nuk është e lehtë të merresh me vende të tillë, por është një proces i domosdoshë­m për të kujtuar ata që humbën jetët.

- Me gjithçka që po ndodh, sa kohë jeni në gjendje t’i kushtoni praktikës suaj artistike çdo javë këto ditë? A jeni akoma në gjendje të shkoni në studion e qeramikës?

Fatkeqësis­ht, studiot e qeramikës janë mbyllur dhe duhet të presim ditë më të mira, të cilat shpresoj se do të vijnë së shpejti, megjithëse askush nuk duket se e di me siguri se si do të duket faza tjetër.

- Tregu i artit ka ndalur në shumë mënyra, ekspozitat janë shtyrë dhe anuluar. Çfarë mund të ndryshojë industria e artit, në mënyrë që të jetë më efektive kur të nisë rikthimi?

Unë nuk e di! Do të ishte shumë interesant­e të shihej nëse koleksioni­mi i artit do të mbetet ndër gjërat e nevojshme që njerëzit do të bëjnë më tej, ndërsa shumë nga ato që u vlerësuan më parë të domosdoshm­e, mund të mos shihen më si të tilla, të paktën për një kohë të gjatë. Supozimi im është që, po, njerëzit nuk do ta ndërpresin koleksioni­min e artit, megjithëse ekonomia e tij po sugjeron shumë të kundërtën.

- Kuratori Hans- Ulrich Obrist ka thënë që arti është politika juaj dhe politika është arti juaj. Megjithatë, ju mund të jeni lodhur nga krahasimi i vazhdueshë­m.

Vërtetë, jam i lodhur. Ose, për ta thënë hapur, unë jam në siklet sa herë që më duhet të përgjigjem për këtë. Ndoshta Hans- Ulrich Obrist ka të drejtë, por nuk e shoh shumë në veprimin tim. Por po, unë e ndiej shumë atë në personin tim.

- Si e informojnë njëritjetr­in arti dhe politika?

Mendoj se ato më bëjnë ky që jam dhe kam vështirësi të shoh sesi mund të ishte dita ime pa e provuar të marr një hapësirë nga tjetri, gjatë gjithë kohës.

- Viti i kaluar u shfaq i ashpër për ju politikish­t, me akuza nga kundërshta­rët dhe raportet e mediave që detajonin korrupsion­in e shtetit. Qeveria juaj shtyu zgjedhjet për shkak të protestave. Cila është përgjigjja ndaj kundërshta­rëve? Si ka përparuar kjo situatë e tensionuar?

Po, këtu nuk ka asnjë tokë të mesme. Është e zezë ose e bardhë. E mirë apo e keqe. Dashuri ose urrejtje. Ne jemi akoma në procesin e dhimbshëm të rritjes, duke folur në mënyrë demokratik­e. Në shumë mënyra, ne jemi një shoqëri adoleshent­e kur bëhet fjalë për politikë, gjë që është e kuptueshme – deri para 30 vjetësh nuk kemi pasur kurrë një hapësirë, ku mospajtimi ishte një pjesë normale e jetës sonë publike.

- Cila është situata aktuale me COVID- 19 në Shqipëri? Ju morët disa kritika për zbatimin e dënimeve të ashpra për ata që shkelën masat e sigurisë, si ofrimi i dënimeve me burg deri në 15 vjet për thyerje të shtetrreth­imit.

Siç thashë më parë, duket se nuk ka shumë dëshirë për tokën e mesme dhe, më shumë se kaq, ka shumë “fakte alternativ­e” që qarkullojn­ë. Është e drejta demokratik­e e shtypit dhe e njerëzve për të vënë në dyshim qeverinë, por le t’u përmbahemi fakteve: nuk ka asnjë dënim 15- vjeçar për thyerjen e rregullave. Duke qenë i vetmi vend evropian pa asnjë rresht për pandemitë në Kodin tonë Penal, duhej të vendosnim masa mbrojtëse për të shpëtuar jetën e njerëzve. Situata aktuale është shumë inkurajues­e.

 ??  ?? Vizatimi i Edi Ramës në dokumente zyrtare gjatë pandemisë
Vizatimi i Edi Ramës në dokumente zyrtare gjatë pandemisë
 ??  ?? Vizatimi i Edi Ramës në dokumente zyrtare gjatë pandemisë me 25 mars
Vizatimi i Edi Ramës në dokumente zyrtare gjatë pandemisë me 25 mars

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania