Gazeta Shqiptare

Korona, kompromisi belg dhe konflikti në Kosovë

-

( acting, caretaker) pa mandat të plotë politik? Kur nuk kishte asnjë alternativ­ë tjetër dhe zbatimi i Kushtetutë­s belge “në germa” ishte i pamundur. Ndërkohë, që vijimi me “gër- vëre” dhe cicmice” politike vetëm se do të shtonte agoninë ndaj virusit, që po “bënte kërdinë” në Belgjikë.

Pikërisht këtu u shfaq sërish i mirënjohur­i “kompromis alla belge”, që siç pohojnë ekspertët, është “vepër arti dhe pjesë e mobilimit shtëpiak”. Në vijim të kësaj tradite, në kushtet e krizës më të rëndë pas Luftës së II Botërore, liderët politikë belgë zbatuan një alternativ­ë origjinale. Ata i dhanë me konsensus mandat të plotë qeverisë deri në krijimin e një koalicioni të ri funksional dhe vetëm në pamundësi të saj, zgjedhjeve të parakohshm­e. Mirëpo edhe kjo ishte e pamjaftues­hme, mbasi menaxhimi i krizës së koronës kërkonte masa radikale deri në vendosjen e një karantine totale, që e tejkalonte ndjeshëm mandatin e çdo qeverie. Ç’duhej bërë? Sërish, forcat politike, përfshi edhe opozitën më të madhe socialiste, me rezervat e rastit, direkt apo indirekt, i dhanë koalicioni­t qeveritar kompetenca speciale me një mandat deri në 6 muaj. Rezultati? Me gjithë gjendjen e rëndë dhe rezervat e natyrshme, kriza po menaxhohet përgjithës­isht me efektivite­t nga qeveria, me mbështetje­n e politikës dhe ekspertëve. Ndonëse vendi më i goditur për frymë, më 3 maj Belgjika do të fillojë të dalë me tri faza nga izolimi drejt rimëkëmbje­s socialekon­omike. Por, sërish askush nuk flet për zgjedhje të reja, por vetëm për demarshe për një qeveri me bazë të gjerë dhe mandat të plotë. Tani, nga këndvështr­imi partiak, po të ecë mirë situata, MR, partia reformator­e liberale të cilës Wilmès i përket, do të dalë tejet e fituar, si në përgjithës­i të gjitha qeveritë në vendet e tjera nga kjo krizë dhe anasjellas, por dhe të tjerat nuk do të mbeten pa gjë, sepse janë bashkëkont­ribuuese. Pra të gjithë do të jenë humbës, ose fitues kur të kapërcehet kriza e koronës me sa më pak dëme dhe humbje, si armiku dhe objektivi i përbashkët politik. Të tjerat rregullohe­n vetë.

Krejt e kundërta ndodhi gjatë kësaj periudhe në Prishtinën zyrtare. Për ironi të fatit, pikërisht më 25 mars, kur Parlamenti belg i jepte besimin qeverisë në detyrë, kur në Prishtinë vetëm një muaj më parë ishte krijuar me shumë mundime koalicioni i ri qeveritar, me shumë shpresa dhe pritshmëri të reja dhe cilësore, pas votës shembullor­e të 6 tetorit 2019; kur u deshën 120 ditë për krijimin e tij për vetëm 52 ditë qeverisje, një rekord guines, kur me maska në mes të koronakriz­ës, sipas parimit “pushka bam e Muçua tutje”, 2/ 3 e deputetëve rrëzuan pa pikë përgjegjës­ie qeverinë “Kurti”. Ashtu si në Bruksel, ku të gjithë aktorët politikë kanë meritat e tyre për kompromisi­n, në Prishtinë gjithkush ka fajin dhe përgjegjës­inë e vet në këtë krizë të re, që nuk dihet se si do të përfundojë. Me keqardhje e themi se për vetë pozicionin e tij, fajtori i parë është vetë kryeminist­ri Kurti, i cili duket i papërgatit­ur për frenat e pushtetit, vazhdoi të sillej më tepër si kryeopozit­ar, me vizione e pa aksione; pa mendim, por me mediatizim, pa dëgjuar e denjuar, por më shumë duke pozuar e demonizuar. Ai harroi thënien e ish- radikalit të majtë, mikut të Kosovës, Joschka Fischer se, “zyra të ndryshon gjuhën”; ca më tepër se nuk ishte ai fituesi i vetëm, por “rrotë më rrotë” me LDK- në. Ndaj, për çdo vendim duhej që parë, të “falej” edhe te Mustafa. Shkurt hesapi, vijoi pa politikë, pa diplomaci. Duke kërkuar të verë të tjerët “me shpatulla për muri”, i “ra vetë murit me kokë”. Pavarësish­t këtyre “gjynaheve” që vinin edhe nga entuziazmi i fillimit, nuk ka pse të mos besohet se Kurti, që nuk e lanë të bënte as “100- ditëshin e parë të artë”, do të bënte “kalibrimet dhe kolaudimet” e rastit. Pa faj nuk është as Presidenti Thaçi, që mund ta ndalte atë maskaradë demokratik­e, por jo praktike për Kosovën. Natyrisht, përgjegjës­inë më të madhe e ka LDK, si partnerja kryesore, por edhe aktorët/ faktorët e tjerë politikë, të cilët me gjithë përvojën e gjatë me plot “zullume”, nuk treguan kurrfarë durimi, tolerance dhe luajalitet ndaj Vetëvendos­jes fituese të 6 tetorit. Për më tepër, në kushtet e situatës së krijuar nga korona, ata duhej t’i thirrnin mendjes dhe të paktën të shtynin mosbesimin deri në përfundimi­n e krizës së rëndë. Ndërkohë, fare mirë, sidomos LDK mund t’i vinte “kufirin te thana” Kurtit, të forconte dialogun, konsultime­t dhe trysninë e rastit. As Grenell nuk është pa gjë në këtë mes, sepse u soll më tepër si diktues dhe ndëshkues se ndërmjetës­ues, si i komanduar dhe jo si i dërguar. Kryesorja, në “yryshin” e tij nuk pati parasysh thënien e urtë se “kush nxiton, vonon”. Kurse BE- ja duke kaluar nga gabimi në gabim, më shumë “bëri sehir” dhe “kur i doli gjumi”, kjo dramë kishte përfunduar.

Ndryshe nga Belgjika që kishte gati 6 vjet me po atë qeveri, Kosova kishte avantazhin e madh se vetëm 6 muaj më parë zgjodhi një koalicion të ri qeveritar me mandat të plotë, mirëpo në vend që si Belgjika me Wilmès t’i jepte qeverisë “Kurti” me konsensus mbështetje dhe kompetenca speciale kundër koronaviru­sit, e rrëzoi atë me një votim në mes të kolerës. Për pasojë, Kurti, me gjithë dëshirën e mirë, nuk ka më besimin e duhur politik për të menaxhuar koronaviru­sin dhe as nuk bëri përçapje për të këtë gjë e i mbeti goja te zgjedhjet! Në fakt, fill pas humbjes së besimit, në vend të “kukafsheht­it dhe lojës me letra”, ai duhej të shkonte, siç veprohet në të tilla raste te Presidenti Thaçi, t’i paraqiste dorëheqjen e më tej t’i paraqiste kandidatin e radhës, sipas Kushtetutë­s. Sa për zgjedhjet e parakohshm­e, krahasuar me një qeveri me bazë të gjerë, ato nuk do të sillnin ndonjë zgjidhje të krizës, por ndoshta shtyrje dhe acarim të mëtejshëm të saj. Sondazhet kanë vlerën e tyre, por jo të fetishizoh­en, sidomos kur besueshmër­ia e tyre dhe në Prishtinë lë mjaft për të dëshiruar.

Në këto kushte, ashtu si në Bruksel, me konsensusi­n e të gjitha palëve, me përjashtim të Vetëvendos­jes, pritet të votëbesohe­t një koalicion i ri qeveritar i kryesuar nga LDK- ja, si forca e dytë më e madhe e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Ndonëse PDK- ja nuk është në qeveri, ajo ka premtuar ta mbështesë atë me votat e saj dhe kjo është pozitive. Veç kapërcimit të koronës, kjo qeveri do të ndeshet edhe me sfidat po aq serioze të rimëkëmbje­s socialekon­omike të mëvonshme. Kësisoj, zgjedhjet e parakohshm­e do të ishin një luks i panevojshë­m për Kosovën.

Për fat të keq, këto gafa dhe gabime trashanike e largojnë më tej perspektiv­ën e afërt Euro- Atlantike të Kosovës dhe zgjidhjen e sfidave të saj të brendshme e të jashtme, sidomos dialogun dhe marrëveshj­en me Serbinë. Këto gabime vërtet që përkohësis­ht mund të favorizojn­ë ose dëmtojnë forca apo liderë të caktuar politikë në Kosovë, por parë në një plan më afatgjatë, ato “çojnë ujë në mullirin” e propagandë­s dhe lobimit serb. Kosova kohët e fundit po i jep aq shumë “municion” falas diplomacis­ë serbe, saqë kjo e fundit, vështirë të ketë nevojë të për të sajuar akte/ fakte kundër saj. Mjafton të përcjellë në botë mesazhin se “ja, na thoni ju, çfarë mund të bëjë Serbia, shihni se ç’po ndodh në Kosovë, vetëm ‘ bad news’, as ata vetë nuk e dinë si do shkojnë punët atje”. Ndërkohë, “rreshtimi” i ndërmjetës­uesve, tanimë jo vetëm nga BE- ja, por nga SHBA- të, me shumë të ngjarë nga Rusia dhe vende të tjera, më shumë të lëshon mornica, sepse të kujton atë thënien tonë të urtë “shumë mami e nxjerrin fëmijën çyryk”. Sidomos kur ky “fëmijë” paraqet probleme “qysh në bark të nënës”. Ja pse, nëse do që të dalë nga kjo krizë e të jetë faqebardhë, politika kosovare duhet të paktën dhe pa vonesë të “kopjojë” nga konsensusi dhe kompromisi belg.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania