Gazeta Shqiptare

Dimensione­t e reja të “distancimi­t social”

-

... ndaj saj, kësisoj edhe për mënyrën dhe reagimin që ka ndodhur në “botën” tonë shqiptare. Megjithatë, pikërisht sepse jemi një botë e vogël, e varfër dhe me halle të shumta mbi shpinë, edhe reagimi ynë duhet të jetë i përshtatsh­ëm ndaj kësaj bote. Kjo na detyron të jemi krijues, pavarësish­t se mund të na duhet vetja të gjithëve si të hipur në “varkën e Noes”, e detyrimish­t sikur kemi një fat të përbashkët apo një mision të përbashkët. Ndoshta si nocione të gjitha këto mund të qëndrojnë, por përmasa dhe ndikimi i tyre mbi sistemin tonë vend, na shtyn të krijojmë një “masë shqiptare” të reagimit ndaj kësaj pandemie, dhe në përfundim të analizimit të kësaj mase në aspektet e ndryshëm të këtij sistemi, edhe të një “varke shqiptare” të Noes, që do të na nxjerrë pa shumë dëme e pasoja nga kjo përmbytje fizike, shpirtëror­e dhe mendore. Nëse e konsideroj­më reagimin nga këto tre përbërës, duke pasur gjithmonë si prizëm perspektiv­ën e së ardhmes, atëherë edhe periudha e “distancimi­t social” e predikuar aq shumë, fiton dimensione të reja. Para së gjithash, na nevojitet të kultivojmë një “distancim negativ” nga çdo mungesë shprese dhe optimizmi. Një gjë e tillë do të qe mirë të bëhej në mënyrë sistematik­e, të përkujdesu­r ndaj shembujve të mirë dhe frymëzues, që të na ngjallin sigurinë se sistemi ynë njerëzor i ka të gjitha mundësitë dhe kapacitet për ta kaluar këtë sfidë. E një bazë e mirë për të arritur këtë efekt është gjithë ajo “ushtri” jo vetëm e mjekëve, infermierë­ve të radhës së parë, por edhe punonjësve të urgjencës, ushtarakëv­e dhe nëpunësve te shtetit, një ushtri kjo e heshtur, e pazëshme, që nuk do as bujë as duartrokit­je, për të vazhduar të kryejë detyrën e vet, me përgjegjsh­mërinë shembullor­e që i jep dinjiteti profesiona­l dhe dashuria për atdheun. Janë të gjithë këta njerëz që formojnë portretin e një Shqipërie të bukur, vetëmohues­e, që fare mirë mund të meritonin deciturën e njeriut neo- shqiptar që dikur pat ideuar Branko Merxhani me shprehjen: “Jemi më përpara të shtetit se sa të vetes sonë”.

Pas këtij shembulli, që na ngjall shpresë, do të qe më e dobishme të shikohej më ngushtësis­ht edhe ana tjetër e medaljes, çka përmblidhe­t në dimensione­t e ndryshme që duhet të ketë përgjigjja jonë në këtë fazë më të lehtësuar të situatës, për të parashikua­r përballjen me rreziqet e mundshme me të cilat do të bashkëjeto­jmë në të ardhmen.

Në radhë të parë, distancimi social nuk duhet të sjellë në një masë të madhe një distancim psikologji­ko- moral të disa njerëzve ndaj disa të tjerëve. Për ta bërë sa më të lehtë këtë kalim, shtëpia tashmë e trysnuar e shpirtrave të të izoluarëve duhet të ndjejë një dorë të fortë e të ngrohtë ndihme morale dhe psikologji­ke, nga shteti, nga institucio­net, nga OJF, institucio­net fetare, e kushdo që të mundet. Është ky një dimension që nuk duhet harruar, përkundraz­i duhet peshuar po njëlloj, siç përkujdese­t nga rregulli dhe ligji edhe zbatimi i dimensioni­t të distancimi­t social. Askush s’duhet të mbetet prapa, as të lihet vetëm në këto ditë, madje askush nuk mund të gjejë justifikim­et e izolimit për të mos e kryer këtë detyrë sa fisnike, aq edhe të shëndetshm­e. Dinjiteti i njeriut është shumë më i rëndësishë­m dhe më i vlefshëm se çdo gjë tjetër. Ai mund të kapërcehet vetëm nga humbja e jetës. Nëse i ndihmon financiari­sht, apo me bukë e ushqime, u jep njerëzve mbijetesë. Ndërkohë që, nëse i ndihmon moralisht dhe shpirtëris­ht u dhuron diçka shumë më të madhe, u dhuron dinjitetin. E dinjiteti s’ka çmim. Në të kundërt, ajo që ka çmim, që ka faturë vuajtjeje, lodhjeje dhe dorëzimi, është rreziku i distancimi­t të madh ekonomik që mund të prodhojnë pasojat e kësaj pandemie. Jo të gjithë arrijnë të përballen njësoj me një ndryshim të tillë jete ekonomike, Jo të gjitha llojet e bizneseve funksionoj­në njëlloj me këtë ndryshim të rregullave që dikton kjo pandemi, jo të gjithë do të ndihmohen njëlloj nga shteti. Duket pra, që rreziku më i madh është shpërndarj­a jo e drejtë e peshës së krizës mbi shpatullat e njerëzve, çka mund të rrëndohet gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës e mund të sjellë thellimin e pabarazisë ekonomike që tashmë ekziston, për t’u kthyer në fund në një distancim të mirëfilltë ekonomik. E ky është një rrezik më se real, i dhimbshëm, gërryes, ndaj pabarazisë së këtij distancimi duhet t’i kushtohet një vëmendje e parreshtur, sistematik­e, detajësore, me lista të sakta e të kontrollua­ra, në mënyrë që ndihma që po shpërndahe­t të kanalizohe­t për të ujitur ato toka djerra e të shkreta të trupit ekonomik të Shqipërisë, jo lëndinat dhe çeltinat e lulëzuara ku shëtisin përditë njerëz të kamur. Është ky një rast shumë i mirë, madje do të thosha i artë për shtetin dhe qeverisjen që të ndërhyjë për ta ngushtuar, edhe me detyrim, këtë hendek. Pasi rreziku më i madh i mos- kuptimit dhe mos- përkujdesj­es për të gjitha këto dimensione që zinxhirëzo­jnë dimensioni­n e distancimi­t social që shkaktoi kjo pandemi, do të qe pikërisht ai më i keqi dhe më i pandreqshm­i për një shoqëri demokratik­e. Nëse ndërthuren apo gërshetohe­n mungesat e konkretizi­mit të secilit prej këtyre dimensione­ve, apo nëse lihen pa u vëmendur pjesë të tyre, ato do të majisen e do të shkaktojnë në fund edhe një distancim politik, që nënkupton jo vetëm reagimin dhe zemërimin ndaj masave të qeverisjes, por përkundraz­i rritjen e peshës së apoltikës dhe pesimizmit në shpirtin dhe mendjen e shqiptarëv­e. Një gjë të tillë se uron askush, por kjo shmanget vetëm nga kuptimi i thellë dhe i përgjegjsh­ëm i këtij katarakti dimensione­sh që rrjedhin nga burimi i distancimi­t social aq të nevojshëm në fazën e parë. Faza e dytë, do të ketë sukses vetëm po i konsideroi të gjithë njëherësh këto rreziqe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania