Gazeta Shqiptare

Futbolli duhet të presë, qeveria vijon të lerë pezull FSHF- në

Klubet shqiptare nuk do të rikthehen më 2 maj në stërvitje. Hartimi i protokolli­t do shumë kohë Manastrilu: E kemi marrë kërkesën, por është ende herët

-

Futbolli është përfshirë në Shqipëri dhe kudo tjetër në botë, si një sektor me rrezikshmë­ri të lartë të përhapjes së COVID19, përballë një fakti të tillë, futbolli është lënë në fashën e fundit të sektorëve që do të hapen. Në propozimin e parë, FSHF- a iu drejtua qeverisë me një shkresë zyrtare, ku kërkonte rifillimin e stërvitjev­e individual­e më 2 maj, ky skenar ka rënë poshtë me kohë pasi deri në këto momente, burime nga FSHF- ja dhe nga Ministria e Shëndetësi­së bëjnë me dije se nuk ka pasur asnjë kontakt, bashkëpuni­m zyrtar, në lidhje me propozimin e FSHF- ës. Hartimi i një protokolli specifik kërkon ende shumë kohë për t'u vënë në jetë, ose në rastin më të mirë për t'u përshtatur në realitetin shqiptar. Kosto e madhe financiare si për klubet ashtu edhe për qeverinë, e shtojnë edhe më shumë vështirësi­në e realizimit të këtij protokolli. Në çdo dalje publike, përfaqësue­s të qeverisë kanë theksuar se sporti nuk është prioritet për momentin. Në këtë situatë të vështirë ndryshe nga shume vende të tjera në Europë, në Shqipëri ka disa aktorë, klube, që nuk janë ende gati për t'u rikthyer në fushë. Nga mungesa e infrastruk­turës e deri te problemet financiare, këto janë faktorë të mjaftueshë­m për shumë klube private për ta parë me skepticizë­m rifillimin e sezonit. Në variantin më të mirë, klubet priten të marrin miratimin për të zbritur fillimisht në stërvitje ndërsa për rifillimin e sezonit, ky është një diskutim që do të behet në një kohë të dytë, praktikish­t siç po ndodh në çdo vend tjetër të Europës. Është ende herët për të kuptuar se kur ekipet mund të zbresin në fushë, varianti i FSHF- ës për të rifilluar rreth datës 20 maj është i pamundur, pasi minimalish­t ekipeve i duhen 2- 3 javë të stërviten për të zbritur më pas në fushë. Dalja e fundit publike e ministres Manastirli­u nuk bën gjë tjetër veçse pohon çka thamë më lart. Në një intervistë për emisionin "Repolitix", i ka "mbyllur derën" FSHF- së, duke deklaruar se është ende herët për të nisur futbolli. "E kemi marrë këtë kërkesë, jemi duke e diskutuar, por jemi ende herët për të folur për hapjen e kampioneve edhe pa tifozë. Duhet të garantojmë jetën e sportistëv­e gjithashtu. Nuk kemi ende një vendim për këtë. Do të shohim ecurinë e COVID- 19 dhe më pas do të vendosim, por për momentin është ende herët për të vendosur për këtë", u shpreh ajo.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania