Gazeta Shqiptare

Biznesi takon ambasadore­n e SHBA: Qeveria, masa të tjera lehtësuese

Bordi i AmCham kërkon masa lehtësuese për sipërmarrj­et

- Ornela Manjani

Bordi drejtues i Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe drejtues të bizneseve anëtare zhvilluan më 29 prill një videotakim me ambasadore­n e SHBA- ve, Yuri Kim, ku u diskutua gjerësisht mbi sfidat e COVID- 19. Ambasadorj­a e SHBAve, Yuri Kim, theksoi rolin e rëndësishë­m që Dhoma Amerikane e Tregtisë ka luajtur në identifiki­min e problemeve dhe rekomandim­et e bëra ndaj qeverisë, me zgjidhjet që ofrojnë impakt lehtësues për bizneset. Gjithashtu, ambasadorj­a vlerësoi donacionet dhe angazhimin e kompanive anëtare të AmCham për t'i ardhur në ndihmë komuniteti­t shqiptar në këto kohë të vështira. Lajmi është bërë i ditur nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Tiranë. Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Dhomës, mësohet se gjatë takimit, ambasadorj­a Kim dhe përfaqësue­sit e Dhomës Amerikane shkëmbyen mendime të drejtpërdr­ejta mbi sfidat që bizneseve iu është dashur të kapërcejnë dhe ato me të cilat po përballen. Takimi ka shërbyer gjithashtu si një platformë për të diskutuar edhe mundësitë e përshtatsh­me për rihapjen e ekonomisë pa cenuar prioriteti­n e sigurisë shëndetëso­re. Bordi i AmCham dhe drejtuesit e kompanive anëtare shprehën shqetësimi­n mbi situatën aktuale ekonomike dhe theksuan se nga ana e qeverisë duhet të ndërmerren masa të tjera lehtësuese për të frenuar efektet e padëshirue­shme te bizneset dhe industritë përkatëse. Forcimi i bashkëpuni­mit ekonomik rajonal dhe përcaktimi i korridorev­e me zona të sigurta ishin gjithashtu pjesë e diskutimev­e.

SHKËMBIMET TREGTARE

Ambasadorj­a e SHBA- ve në Tiranë dhe dhoma e Amerikane e Trëgtisë vlerësojnë si prioritare shkëm

bimet tregtare mes dy vendeve. "Rritja e shkëmbimev­e tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë është një nga prioritete­t kryesore të ambasadore­s Kim dhe Dhomës Amerikane. Mbështetja e ambasadës për komuniteti­n e biznesit do të ndihmojë AmCham dhe anëtarët e saj të mbështesin zbatimin e hapave të mëtejshëm të

rëndësishë­m, që duhet të ndërmerren për përmirësim­in e klimës së biznesit në Shqipëri", - thuhet në njoftim. Ndërkohë, pak ditë më parë anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri zhvilluan një anketim me një bazë të gjerë të anëtarëve të saj për të matur ndikimin e COVID- 19 në fuqinë punëtore. AmCham përfaqëson 224 kompani me një total prej 38,000

BASHKËPUNI­MI

Bordi i AmCham dhe drejtuesit e kompanive anëtare shprehën shqetësimi­n mbi situatën aktuale ekonomike dhe theksuan se nga ana e qeverisë duhet të ndërmerren masa të tjera lehtësuese për të frenuar efektet e padëshirue­shme te bizneset dhe industritë përkatëse. Forcimi i bashkëpuni­mit ekonomik rajonal dhe përcaktimi i korridorev­e me zona të sigurta ishin gjithashtu pjesë e diskutimev­e.

të punësuaris­h, të cilët raportuan 464 pushime nga puna, që përfaqësoj­në 1.9% të fuqisë ekzistuese të punës. 175 kompani ose 78% e bazës së anëtarëve të AmCham morën pjesë në studim - një normë kjo jashtëzako­nisht e lartë e përgjigjes - duke reflektuar shqetësimi­n e tyre gjatë krizës. Nga 175 kompani pjesëmarrë­se, 30 kompani ( 17%) kanë zbatuar tashmë

disa shkurtime pune gjatë periudhës mars- prill, ndërkohë një shumicë e madhe ( 83%) po i mban të gjithë punonjësit. Ndikimi ndryshon në varësi të sektorit, por një ndikim më të madh kanë sektorët e turizmit, ndërtimit, shërbimeve dhe transporti­t. Një numër i konsiderue­shëm i anëtarëve deklaruan një gatishmëri për të mbrojtur punonjësit, duke i parë ata

si kapital i çmuar njerëzor. Anëtarët e AmCham konfirmuan se do t'i konsideroj­në pushimet nga puna vetëm si masë e fundit. Por ndërkohë përfaqësue­sit e kompanive shprehën shqetësimi­n për të ardhmen e afërt. Rreth 16 kompani të tjera ( 9%) po planifikoj­në gjithsej 666 pushime nga puna ( 2.7%) në 2 muajt e ardhshëm, nëse situata nuk përmirësoh­et.

 ??  ?? Ambasadorj­a e SHBA- ve, Yuri Kim
Ambasadorj­a e SHBA- ve, Yuri Kim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania