Gazeta Shqiptare

Matura Shtetërore, Shahini: Rikthimi në shkollë, jo i detyrueshë­m

"Do të informohen­i përditë mbi testin nga QSHA"

-

Duke

nisur nga dita e sotme, kreu i QSHAsë, Rezana Vrapi do të japë informacio­ne dhe detaje mbi testimin e maturantëv­e. Kjo është bërë me dije në komunikimi­n e radhës së ministres së Arsimit, Sportit e Rinisë, Besa Shahini, e cila ka adresuar një sërë pyetjesh të ardhura këto kohë nga maturantët. Për sa i përket përmbajtje­s së provimit të sivjetshëm të maturës, duke filluar nga data 4 maj do të ketë komunikime të përditshme nga ana e Rezana Vrapi, drejtore e Qendrës së Shërbimeve Arsimore ( QSHA) mbi elemente dhe detaje të ndryshme të këtij provimi",tha Shahini. Ndërkohë, ajo më tej theksoi se "paralelish­t, platforma akademi. al ka xhiruar pyetje dhe zgjidhje të detyrave për provimet kryesore në matematikë dhe shkenca, të cilat do t'i transmetoj­në në RTSH. "Kështu që, jam e bindur që sivjet do të jeni më të përgatitur se kurrë më parë për të bërë provimin e maturës",shtoi ministrja e Arsimit.

RIKTHIMI NË SHKOLLË

Në video- mesazh, ministrja Shahini u ndal edhe në një element të rëndësishë­m për sa i përket rikthimit në shkollë më 18 maj të maturantëv­e, duke sqaruar situatën për maturantët. Kthimi në shkollë nuk është i detyrueshë­m. Ne po i hapim shkollat për maturantët ekskluzivi­sht për shkak se ju keni kërkuar që të keni konsultime me mësuesit tuaj përpara se të bëni provimin e maturës. Ndaj, nëse ndiheni që mund të bëni provimin e maturës pa e bërë këtë konsultim, ju mund të qëndroni në shtëpi gjatë kësaj kohe, të punoni individual­isht, por duhet të njoftoni drejtorin e shkollës para 11 majit, në mënyrë që të planifikoj­më uljen e nxënësve nëpër klasa dhe distancimi­n social për ata që shkojnë në shkollë",- tha Shahini në fjalën e saj. Ndërkohë, Shahini tha se mbrëmjet e maturës nuk do të lejohen pasi janë festa që nuk mundësojnë distancimi­n fizik mes nxënësve, kështu që sivjet ato duhet të anulohen dhe të gjenden forma të tjera për të festuar.

 ??  ?? Specialist­ja e Institutit të Shëndetit Publik, Gentiana Qirjako
Specialist­ja e Institutit të Shëndetit Publik, Gentiana Qirjako
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania