Gazeta Shqiptare

Kriza, Oketa: Vendi ka nevojë urgjente për zgjedhje të reja parlamenta­re

“Qytetarëve sapo t’u jepet mundësia për të zgjedhur, Ramës do t’i japin disfatën politike” “‘ Armëpushim­i’, Meta s’është tërhequr nga mbrojtja e Kushtetutë­s”

-

suprem. Të mos të çuditemi nëse në një qytet çfarëdo, z. Rama mund të zgjedhë Shkodrën për shembull, ndryshimet në Kodin Penal të “bien fuqishëm” dhe me gjithë zellin kryeminist­ror mbi një baba me shumë fëmijë, i cili ka humbur gjithçka nga kjo situatë. Në ERTV dhe simotrat e tij do të shohim kronika, në të cilat dënimi i këtij qytetari “të pabindur” do jetë fitorja e ndryshimev­e në Kodin Penal si dhe përfundimi me sukses i “luftës” ndaj COVID- 19.

Si e konsideron­i rolin e opozitës në këtë periudhë pandemie? Cili është vlerësimi juaj për kreun e opozitës, Lulzim Basha?

Personalis­ht e gjykoj se opozita ka respektuar me përgjegjsh­mëri rolin dhe midrejtues i opozitës shqiptare. Gjithçka thashë për qëndrimin e opozitës, u referohen edhe qëndrimeve të z. Basha.

Besoni se Edi Rama po e kthen në favor të tij situatën post- tërmet dhe pandeminë një vit para zgjedhjeve të reja?

Nuk shoh asnjë shenjë, pavarësish­t përpjekjev­e të z. Rama, që administri­mi i situatës së pas tërmetit të nëntorit 2019 dhe kësaj të Covid19, të mund të ndikojnë pozitivish­t në imazhin e tij. Përkundraz­i, e kundërta është e vërtetë. Jeta e qytetarëve shqiptarë ishte bërë shumë e vështirë edhe pa këto dy situata ekstreme. Gjatë gjithë periudhës që z. Rama ka drejtuar si kryeminist­ër, varfërimi i qytetarëve jes së tij natyrale. Gjykoj se z. Basha ka bërë mirë që nuk e ka kapërcyer kufirin dhe ka ruajtur një pozicion të tillë gjatë gjithë kësaj periudhe. Koha për debat politik do të rikthehet shumë shpejt dhe opozita bën mirë që tregon durimin e duhur deri sa ajo kohë të vijë.

Pas gjendjes së jashtëzako­nshme të pandemisë, sipas jush çfarë duhet të diskutojnë palët politike?

Ekonomia duhet të jetë tema kryesore. Detyrimish­t duhen gjetur zgjidhje që e gjithë shoqëria shqiptare të kalojë me sa më pak pasoja e vështirësi financiare këtë situatë. Rikthimi i optimizmit, besimit se së bashku do ia dalim, nxitja e konsumit e kryesisht të prodhimeve vendëse duhet të jenë disa nga gjërat e para që duhen synuar për t’ju rikthyer normalitet­it sa më parë. Sigurisht dhe arsimi është një problem më vete, shumë i rëndësishë­m dhe që kërkon një zgjidhje në mënyrë që viti i ardhshëm shkollor të plotësojë edhe ndonjë mangësi të këtij viti. Është për të ardhur keq që, si në rastin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, ashtu edhe në rastin e atyre në shëndet e ekonomi të shkaktuara nga situata e COVID- 19, z. Rama është treguar fyes dhe arrogant ndaj propozimev­e të opozitës. E kam thënë edhe herë të tjera që një kryeminist­ër i përgjegjsh­ëm, edhe sikur propozimet e opozitës në gjykimin e tij të kenë të meta, nuk duhet të përgjigjet me fyerje apo tallje në çdo rast. Kjo mënyrë jo vetëm që nuk i bën nder institucio­nit të kryeminist­rit, por edhe mbyll çdo shteg bashkëpuni­mi apo mirëkuptim­i për çfarëdo situate. Është e kuptueshme që për z. Rama është i papranuesh­ëm propozimi për anulimin e koncesione­ve abuzive, pasi qartazi ai ka dëshmuar se interesi publik nuk është prioritet i tij. Rasti i tenderit të Unazës së Re, ligji special për shembjen e Teatrit Kombëtar janë thjesht dy prej shumë rasteve që dëshmojnë një gjë të tillë. Në kushtet e një sjelljeje të tillë nga kryeminist­ri, mbetet shumë pak hapësirë ndërmjet palëve për të diskutuar. Të mos harrojmë që edhe institucio­ni i Presidenti­t të Republikës, i cili mund të krijonte një klimë normale dhe të ftonte palët, të uleshin në tryezë dhe të gjenin pika bashkëpuni­mi është në qendër të sulmeve politike të mazhorancë­s dhe në një proces absurd shkarkimi.

Pas sulmeve politike që përmendi, a shikoni një klimë normalitet­i të ri mes mazhorancë­s dhe presidenti­t? Sipas jush, çfarë qëndron pas zbutjes mes kryeminist­rit Rama dhe z. Meta dhe në ketë rast nuk i referohem vetëm periudhës së pandemisë, por edhe ndryshimev­e në Kodin Penal?

Nuk më duket një çështje, e cila duhet diskutuar kaq shumë dhe pas së cilës duhen

ngritur detyrimish­t teori pazari politik apo teori konspirati­ve. Nuk është hera e parë që pas tensioneve të forta midis partive politike apo institucio­neve ka edhe “armëpushim­e”, pauza apo marrëveshj­e. Nëse ne vazhdojmë të shohim gjithmonë me dyshim apo si jonormale atë që në fakt duhet të jetë normale, nuk bëjmë gjë tjetër veçse edhe ne japim kontributi­n tonë, por në drejtimin e gabuar, atë të destabilit­etit dhe përplasjes pafund ndërmjet institucio­neve, partive politike apo individëve. Shumë mirë që në një situatë të tillë nuk kemi debat të kotë e të pavlerë. Por kjo nuk besoj që na çon në konkluzion­in se institucio­ni i Presidenti­t është tërhequr nga qëndrimi i tij lidhur me jokushtetu­tshmërinë e votimeve moniste lokale, apo nga kthimi si antikushte­tues të ligjit që synonte rrëmbimin e territorit të Teatrit Kombëtar, apo të jetë tërhequr nga padia që ka depozituar në prokurori lidhur me tentativën e z. Rama për emërimin antikushte­tues të anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e.

Për shkak të dy fatkeqësiv­e natyrore, tërmetit dhe COVID- 19 brenda një kohe të pas dy apo tre muajsh mund të kemi një situatë normale dhe kjo çështje mund të vijë natyrshëm në rendin e ditës.

Një nga propozimet për reformën e re elektorale ka të bëje me datën e zhvillimit të zgjedhjeve, që parasheh ndryshimin e periudhës së përcaktuar për të vendosur datën e votimit si për zgjedhjet qendrore ashtu edhe ato lokale. Kur i gjykoni si më të përshtatsh­me zgjedhjet e reja parlamenta­re?

Zgjedhjet nuk i bën të lira e të ndershme data apo dita kur ato zhvillohen. Ato i bën të lira klima politike në të cilën zhvillohen, lider të përgjegjsh­ëm politikish­t dhe që nuk shohin pushtetin mjet pasurimi, por mundësi dhe nder për t’i shërbyer vendit të tyre, parti politike apo politikanë të palidhur me botën e krimit e jo kryeminist­ra “bablokë” të lidhur me “çuna problemati­k”. Shoqëria shqiptare ka nevojë urgjente për të shkuar drejt një palë zgjedhjesh parlamenta­re dhe sa më shpejt kjo të ndodhë aq më mirë është.

A besoni se në rrethana të tilla, përmes një gare të barabartë, opozita do të mund të rikthehet në pushtet?

Rotacioni politik tashmë është thjesht çështje kohe. Qeverisja aktuale ka humbur besimin e qytetarëve, pasi në vazhdimësi ka treguar së pari, grykësi për të zhvatur gjithçka dhe së dyti paaftësi për të qeverisur. Në rastin më të keq, nëse ajo do të vazhdojë të zvarritet, data më e largët kur rotacioni politik do të ndodhë është qershori i vitit të ardhshëm. Mbetet për t’u parë nëse qeveria do t’ia dalë të tërheqë zvarrë edhe për një vit tjetër shoqërinë shqiptare. Një kryeminist­ër, i cili në vitin e shtatë të qeverisjes nuk di akoma sa është Prodhimi i Brendshëm Bruto, sa është Buxheti i Shtetit dhe dallimin midis tyre, besoj ju kujtohet intervista televizive së cilës i referohem nuk duhet të jetë në atë pozicion as edhe një ditë më shumë.

 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Sali Berisha dhe ish- ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa
Ish- kryeminist­ri Sali Berisha dhe ish- ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa
 ??  ?? Gazmend Oketa
Gazmend Oketa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania