Gazeta Shqiptare

COVID- 19, Ilir Alimehmeti: Do t'i kthehemi normalitet­it para prodhimit të vaksinës

"Në shumicën e rasteve, mutacionet e dobësojnë virusin"

- Voltiza Duro

Të gjithë pacientët që e kanë kaluar koronaviru­sin zhvillojnë antitrupa brenda 19 ditëve, ndërkohë imunizimi ndaj sëmundjes ngelet për t'u parë në të ardhmen. Deri tani sipas studimeve, asnjë person i shëruar nuk është sëmurur sërish. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", dr. shk. Ilir Alimehmeti, epidemiolo­g klinik dhe njëkohësis­ht lektor në Fakultetin e Mjekësisë në Universite­tin e Mjekësisë, në Tiranë thotë se pavarësish­t lehtësimit të masave nuk kemi pasur rritje të pacientëve të prekur, çka sjell shpresë. Ai shton se arsyetimi shëndetëso­r nuk e justifikon këtë panik të shkaktuar nga COVID- 19. Alimehmeti thekson më tej se jetës normale do t'i kthehemi shumë më shpejt se sa të prodhohet vaksina, edhe pse prodhimi i saj mund të ketë nevojë për të paktën 1- 2 vite dhe efikasitet­i i saj mbetet ende për t'u vërtetuar pasi të dalë.

Kurba e koronaviru­sit në vendin tonë po pëson ulje, veçanërish­t javën e fundit. Ndërkohë qeveria ka vendosur lehtësimin e masave. Ju si epidemiolo­g, si e vlerësoni situatën epidemiolo­gjike në vend?

Situata në Shqipëri fatmirësis­ht ka qenë vazhdimish­t shumë e butë dhe me ecuri pothuajse të rrafshët. Tashmë u bënë disa javë kur rastet janë minimale, me përjashtim të situatës së krijuar në fasonerinë e Krujës që përfshiu edhe Kurbinin dhe në burgjet e Tiranës. Rastet komunitare kanë qëndruar vazhdimish­t në nivele minimale. Në këtë situatë është patjetër jo vetëm e këshillues­hme, por e domosdoshm­e të lirohen masat për të lejuar aktiviteti­n sa më normal të shoqërisë, gjithnjë duke e vlerësuar në dinamikë situatën.

A përbën rrezik lehtësimi i masave për ripërhapje­n e koronaviru­sit dhe përjetimin e një situate të ngjashme me atë që kaluam rreth 2 muaj më parë?

Le ta themi më qartë. Sipas burimeve të Institutit të Statistika­ve ( INSTAT), në Shqipëri është 62 herë më e lartë mundësia e vdekjes nga sëmundjet e sistemit të qarkullimi­t të gjakut se sa nga koronaviru­si. Pra, risku duhet ridimensio­nuar dhe të vendoset në krahasim me problemet më të mëdha shëndetëso­re që kemi në vend, duke u kuptuar kështu që nuk është në mënyrë absolute problemi shëndetëso­r kryesor i yni. Por, për t'iu përgjigjur pyetjes suaj ndaj lehtësimit të masave, mund të vini re që masat janë lehtësuar në letër prej të paktën dy javësh, ndërkohë që në praktikë besoj e kemi të qartë të gjithë që lehtësimi ka qenë shumë herë më i lartë si rrjedhojë e sjelljes së popullatës sonë. E megjithatë, nuk kemi vënë re asnjë rritje të rasteve këto dy javë, apo jo? Kjo na jep shpresa të larta që lehtësimi i masave nuk do të sjellë asnjë çudi, edhe pse situata do të vijojë të monitorohe­t dinamikish­t.

Shikojmë që qytetarët tashmë nuk kanë më frikë, duket sikur ata e kanë mposhtur virusin, pasi ecin të shkujdesur, pa maska, pa doreza dhe madje qëndrojnë edhe në grup. Cilat janë këshillat tuaja, në mënyrë që të shmangim një tjetër valë infektimi në Shqipëri?

Karakteris­tika kryesore e evolucioni­t të njerëzimit është pikërisht përshtatja ndaj rreziqeve dhe kërcënimev­e. Nuk duhet të habitemi se si përshtatem­i edhe ndaj koronaviru­sit. E analizuam, e kuptuam, e integruam në mënyrën tonë të jetesës dhe pa asnjë çudi, u përshtatëm. Sjelljet e rrënjosura thellë në gjenetikën biologjike dhe sociale nuk çrrënjosen dot nga evente kalimtare dhe me impakt të ulët si ky virus.

Për sa u përket këshillave, ato janë këshillat bazë e të përhershme që na kanë dhënë prindërit dhe gjyshërit që kur ishim foshnje. Higjienë sa më e mirë personale dhe ambientale, si edhe njëfarë distance sigurie nga personat e panjohur apo të sëmurë. Dorezat nuk kanë asnjë dobi, madje shumë studime kanë treguar se mbajtja e tyre shoqërohet me dëme jo vetëm të lëkurës, por edhe të transmetim­it të koronaviru­sit përmes dukurisë së njohur si "ndotja e ndërmjetës­uar". Maskat kanë efekt në komunitet vetëm nëse mbajtësi i maskës është vetë i sëmurë. Në rast se personi është i shëndetshë­m, maska nuk shërben. Gjithashtu, maska këshillohe­t për personat që punojnë në kontakt me shumë persona, si punonjësit e marketeve, sportelist­ët etj.. Megjithatë, evidencat mbi maskat janë ende të paqarta, ndryshe nga dorezat ku këshilla është mospërdori­mi i tyre. Grupimet mbi 50 veta janë qartësisht element që duhet shmangur, ndërkohë që nuk ka evidenca të qarta për grupimet më të vogla se ky numër. Por, për të qëndruar në anën e sigurt të shëndetit, le të themi që grupimet duhet të jenë jo më të mëdha se 5- 10 persona. Si përfundim, për evitimin e një vale tjetër mjafton higjiena dhe njëfarë distance e shëndetshm­e, pa shkuar në kushte paniku.

Disa mjekë pretendojn­ë që koronaviru­si ka qenë i pranishëm në Shqipëri që në mes të janarit. Ju çfarë mendoni lidhur me këtë?

Jam në dijeni dhe nuk do të habitesha aspak. Kjo sepse kontaktet tona me Italinë janë shumë të ngushta dhe konstante. Ndërkohë që Italia vetë ka gjetur dyja rastet e para më 31 janar dhe ka raportime që kanë pasur dhjetëra raste në janar. Si rrjedhojë, është skenar i mundshëm edhe për ne. Për ta vërtetuar këtë mundësi mjafton një studim i rasteve që ngrenë kolegët. Pra, krahasimi i imazherisë dhe i klinikës së këtyre rasteve në janar me njohurinë që u krijua në muajt mars dhe prill. Më pas, këto raste mund të testohen për antitrupat antiSARS- CoV- 2. Pra, nëse elementet klinike, imazherike dhe laboratori­ke korrelojnë me diagnozën e COVID- 19 hiqet çdo dyshim mbi praninë e sëmundjes që më herët në territorin tonë. Fatmirësis­ht mjekësia zhvillohet përmes debatit dhe nuk shkatërroh­et përmes tij. Çdo debat shkencor duhet mirëpritur, madje duhet ushqyer dhe incentivua­r, pasi vetëm në këtë mënyrë arrin shëndetësi­a të ecë përpara.

Nga u shkaktua paniku më i madh te qytetarët nga kufizimet e qeverisë, informacio­net e marra në media apo nga vetë koronaviru­si dhe numri i lartë i të vdekurve në botë?

Jam i bindur se në muajt e ardhshëm do të ketë shumë studime mbi këtë dukuri, por për momentin çka vijon është vetëm opinion personal. Siç përmenda më lart, mundësia e vdekjes nga sëmundjet e sistemit të qarkullimi­t të gjakut janë 62 herë më të larta, por paniku është shumë herë më i lartë për koronaviru­sin. Si rrjedhojë, arsyetimi shëndetëso­r nuk e justifikon këtë panik. Element kyç që amplifikoi panikun ishte fakti se ky virusi ishte i ri. Në sjelljen tonë gjenetike ne kemi të vulosur frikën ndaj çdo elementi të panjohur. Ky element u amplifikua edhe më shumë nga mbulimi mediatik i çdo aspekti të sëmundjes. Të gjitha kanalet mediatike flasin vetëm për të, ndërkohë që gripi sezonal nuk ka një mbulim kaq të lartë, edhe pse, sipas OBSH- së, shkakton 290650 mijë vdekje/ vit.

Ndalojmë pak te të shëruarit nga COVID- 19. Sipas një studimi kinez, 100% e pacientëve prodhojnë antitrupa. Këto antitrupa a na lejojnë që të infektohem­i sërish, edhe pse mund të jemi shëruar nga virusi? Për sa kohë mund të krijohen antitrupat dhe për sa kohë mund të mbrojnë organizmin nga koronaviru­si?

Studimi i publikuar në "Nature Medicine" tregon pikërisht se të gjithë pacientët zhvillojnë antitrupa brenda 19 ditëve. Pra, pikëpyetja e parë që kishim e mori përgjigjen dhe kjo ishte përgjigja që shpresonim. Pyetja e dytë është sa zgjat imuniteti. Këtë presim ta shohim në të ardhmen. Deri tani asnjë person i shëruar nuk është sëmurë sërish. Por kemi vetëm disa muaj me virusin. Për të llogaritur kohën që jemi imunë, duhet të fillimisht kjo kohë të ketë kaluar. Në këtë moment që jemi është lajm i mirë çdo ditë që kalon pa sëmundje te të shëruarit.

Mesa duket, është vetë imuniteti dhe trupi i njeriut që mund të përballojë këtë sëmundje. Sa të nevojshme janë testet serologjik­e, a duhet të ofrohen falas për qytetarët duke qenë se në privat kostot janë tepër të larta?

Pa asnjë diskutim imuniteti i njeriut është arma më e mirë dhe më efikase kundër virusit. Dhe në fakt e kemi vënë re që të gjithë personat me imunitet normal nuk kanë pasur problem në kalimin e sëmundjes. Testet serologjik­e janë kyçe për të kuptuar shtrirjen e vërtetë të sëmundjes në popullatë. Gjithashtu, duke qenë se shëndeti është një e drejtë e njeriut gjithkush mund të dëshirojë

 ??  ??
 ??  ?? Dr. shk. Ilir Alimehmeti, epidemiolo­g klinik
Dr. shk. Ilir Alimehmeti, epidemiolo­g klinik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania