Gazeta Shqiptare

ISHP: Pozitivite­ti i rasteve bie në 4.3%, vlera më e ulët që nga 9 marsi

Eugena Tomini: 803 të infektuar në total, 68% e tyre të shëruar. 229 pacientë aktivë "8 pacientë të rinj me koronaviru­s, 7 në terapi intensive"

- Voltiza Duro

Rastet e reja pozitive me koronaviru­s gjatë javës së kaluar, janë ulur në vlerën 4.3%, e regjistrua­r kjo si vlera më e ulët që pas fillimit të epidemisë. Ndërkohë brenda 24 orëve të fundit, kurba e koronaviru­sit ka qëndruar pothuajse njësoj, me 8 raste të reja pozitive të konfirmuar­a. Përkatësis­ht 5 të prekur rezultuan në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 1 në Durrës. Të dhënat u bënë publike mesditën e djeshme nga Eugena Tomini, shefe e Survejancë­s dhe Shërbimit të Inteligjen­cës Epidemike në ISHP. "Situata epidemiolo­gjike në vend aktualisht paraqitet e qëndrueshm­e dhe me një nivel të ulet të pozitivite­tit krahasuar me numrin total të testimeve. Gjatë javës së epidemisë, përqindja e pozitivite­tit arriti në 4.3 %, vlera më e ulët nga fillimi i epidemisë, që tregon funksionim­in e masave të marra, identifiki­min dhe gjurmimin epidemiolo­gjik të rasteve të dyshuara dhe kontakteve të tyre në kohë. Nga 140 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit për persona të dyshuar me COVID- 19, janë vetëm 8 raste pozitive, përkatësis­ht në Tiranë 5 raste, në Elbasan 2 raste dhe në Durrës 1 rast. Për të gjitha rastet vazhdon hetimi epidemiolo­gjik në terren",- tha Tomini. Që nga fillimi i epidemisë deri mesditën e së hënës janë konfirmuar pozitivë me COVID- 19 në të gjithë vendin 803 qytetarë dhe aktualisht 68 % e tyre janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me COVID19.

PACIENTË NË TERAPI INTENSIVE

Tomini bëri me dije se pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomat­ikë, ndërsa momentalis­ht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin "Shefqet Ndroqi" gjendja paraqitet e qëndrueshm­e. Aktualisht janë të shtruar 34 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive. "Siç jeni ne dijeni, ka nisur një lehtësim i mëtejshëm i masave shtrëngues­e, me shtimin e zonave të gjelbërta, lejimin e shërbimit taksi ndërqyteta­s me dy pasagjerë të së njëjtës

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania