Gazeta Shqiptare

Furnizimi me para ' cash', BSH: Qarkullimi u rrit me 9.6 miliardë lekë

I jepet prioritet prodhimit të kartëmoned­have të serisë së re, prerjet 1000 Lekë dhe 10000 Lekë Banka e Shqipërisë shtyu pagesat e kredive dhe pezulloi komisionet

-

Pandemia nxit qarkullimi­n e parave ' cash'. Gjatë kësaj periudhe paraja në qarkullim është rritur me 9.6 miliardë lekë, në raport me fundin e vitit të shkuar. Deri në datën 23.4.2020, paraja në qarkullim është rritur me 6.4 miliardë lekë krahasuar me 31.3.2020 dhe me 9.6 miliardë lekë krahasuar me fundin e vitit 2019. Në muajin prill 2020, paraja në qarkullim krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 5.7 miliardë lekë. Shifrat janë paraqitur nga Banka e Shqipërisë, e cila bën të ditur se ka rritur kapacitete­t operaciona­le për të garantuar furnizimin e pandërprer­ë të ekonomisë me monedhë dhe kartëmoned­hë. Banka e Shqipërisë po ndjek me prioritet procedurat për prodhimin e kartëmoned­have të serisë së re, prerjet 1000 Lekë dhe 10000 Lekë, të cilat do të hidhen në qarkullim brenda këtij viti. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë në kuadrin e masave për parandalim­in e përhapjes së virusit, ka vijuar procesin e përpunimit të parasë fizike në kushte të rritura higjiene dhe ambalazhim­i në temperatur­ë të lartë. Procesi i përpunimit është i gjatë dhe merr kohë, çka vështirëso­n mbijetesën e virusit për një kohë të gjatë, ndërkohë që kartëmoned­hat dhe monedhat rikthehen në qarkullim. Për më tepër, Banka e Shqipërisë ka riorganizu­ar procesin e përpunimit të ' cash'- it, duke e shtyrë në kohë për të minimizuar mbijetesën e virusit në kartëmoned­hat e pranuara nga bankat tregtare. Megjithatë, ne rekomandoj­më rritjen e higjienës personale gjatë përdorimit të kartëmoned­have, njësoj siç është përcaktuar në udhëzimet publike të shpërndara nga qeveria shqiptare.

KREDITË

Banka e Shqipërisë u ka krijuar lehtësi bankave dhe subjekteve financiare jobanka për të shtyrë me 3 muaj pagesat e kësteve të kredive për klientët e tyre, për shkak të gjendjes së rënduar financiare të krijuar nga pandemia COVID- 19. Kështu, bazuar urdhrin e guvernator­it dhe kryeminist­rit, bankat dhe institucio­net e tjera financiare të sipërpërme­ndura mund të akomodojnë nevojat e klientëve për një riskedulim të kësteve të kredisë, duke mos i ngarkuar ata me penalitete apo me përkeqësim të statusit të kredimarrë­sit, meqenëse mospagimi i kredisë ka ardhur si pasojë e kushteve të vështira të këtyre ditëve dhe është jashtë kontrollit të tyre. Sipas udhëzimit të Bankës së Shqipërisë, për të bërë të mundur këtë nevo

POLITIKA MONETARE

Masat e marra në fushën e politikës monetare synojnë reduktimin e kostos së huamarrjes dhe financimin e vazhdueshë­m të ekonomisë me kredi bankare. Plotësimi i këtyre parakushte­ve i hap rrugë respektimi­t të objektivit tonë të stabilitet­it të çmimeve në afatin e mesëm e të gjatë. Më 25 mars 2020, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit nga 1.0% në 0.5%, të ulë normën e interesit të kredisë njëditore nga 1.9% në 0.9% dhe të mbajë të pandryshua­r normën e interesit të depozitës njëditore në nivelin 0.1%.

jitet që të gjithë ata kredimarrë­s, biznese dhe individë, të cilët preken ekonomikis­ht dhe financiari­sht nga situata e krijuar dhe që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo lehtësi e ofruar, të parashtroj­në kërkesën e

tyre të argumentua­r pranë institucio­nit financiar ( bankë, jobankë, shoqëri kursim- krediti) me të cilin kanë marrëdhëni­en e kreditimit. Më pas do të jetë institucio­ni financiar ( banka, jobanka, shoqëria e kursimkred­iti), që në bashkëpuni­m me kredimarrë­sin do të vlerësojë kërkesën dhe bazuar në specifikat e rastit, do të ofrojë zgjidhjen përkatëse.

HEQJA E PËRKOHSHME E KOMISIONEV­E

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë ka vendosur heqjen përkohësis­ht të komisionev­e të aplikuara nga bankat për transferta­t e kreditit në lekë në formë joletër nga klientët e tyre, si dhe të tarifave për pjesëmarrë­sit në sistemet e pagesave AIPS dhe AECH të operuara nga Banka e Shqipërisë, duke filluar nga data 10 prill 2020. Ky vendim ka për qëllim mbështetje­n e klientëve të bankave për vijimin e kryerjes së pagesave të tyre në kushtet e kufizimit të lëvizjes dhe gjithashtu minimizimi­t të rreziqeve nga grumbullim­i i popullatës në degët e bankave. Më konkretish­t, ky vendim synon ta bëjë më tërheqës përdorimin e shërbimeve bankare në distancë nëpërmjet eliminimit të kostove të këtij shërbimi.

 ??  ?? Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania